Ndeshjet e treta të Grupit I/ Shqiptarët sot “tifoza” të Anglisë dhe Andorrës

208
Sigal

Xhiroja e tretë e ndeshjeve kualifikuese të Grupit I për Botërorin, “Katar 2022” do të luhet sonte në orën 20:45. Shqipëria luan në transfertë ndaj San Marinos, Andorra pret Hungarinë, ndërsa kryendeshja e grupit është Angli-Poloni. Anglezët janë favoritë të grupit, kështu që Shqipëria betejën në grup e ka me Poloninë dhe Hungarinë.

Për interesat e kuqezinjve i bie që sonte shqiptarët të bëjnë tifo për fitoren e Anglisë ndaj polakëve, si dhe të një surprize të Andorrës ndaj Hungarisë.

Sa i përket kryendeshjes, janë polakët ata që kanë më shumë probleme, ndërsa “Tre Luanët” janë më të plotë. Ka pasur dyshime për gatishmërinë e mesfushorit Mason Maunt, që shënoi golin e dytë ndaj Shqipërisë, por mbrëmë trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt ka konfirmuar se lojtari i Çelsit do të jetë gati për sot.