Ndeshja Shqipëri-Islandë, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sfidën

84
Sigal

Shqipëria do të ndeshet me Islandën mbrëmjen e së martës, në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”, ndeshje  e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B.

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se duelin Shqipëri-Islandë do ta drejtojnë arbitra spanjollë.

Kryesor do të jetë Rikardo De Burgos, i mbështetur nga dy asistentët, Iker De Fransisko dhe Jon Nunjez. Arbitër i katërt pritet të jetë Pablo Gonzalez Fuertes.

Në VAR do të jetë Guijermo Kuadra Fernandez, ndërsa në AVAR do të jetë Zhoze Gonzalez.