Ndeshja me Skënderbeun, Josa: Sfidë si të tjerat përballë Partizanit

440
Trajneri Mirel Josa, në një konferencë për shtyp përpara mediave lokale në Korçë, ka komentuar gjëndjen e skuadrës dhe besimin që kanë djemtë e tij për fitoren e rradhës në kampionat. Tekniku ka vlerësuar ecurinë e Partizanit, por gjithashtu ka mbajtur larg presionin nga skuadra duke u shprehur që kjo është sfida e rradhës dhe nuk përcakton aspak fatet e titullit, pasi kampionati është i fortë dhe ka shumë ndeshje për të luajtur.
“Skënderbeu vjen ne këtë përbalje njësoj si në ndeshjet e tjera. Është një takim i rëndësishëm. Normalisht që ndeshja do marrë një rëndësi të veçantë pasi ekipet janë me pikë të barabarta, por kjo ndeshje nuk thotë asgjë për vazhdimësinë e kampionatit, pasi ai është i gjatë dhe ka shumë luftë përpara. Mua më intereson Skëndërbeu dhe dua që ekipi të jetë i gatshëm nesër” u shpreh trajneri Skëndërbeut Mirel Josa.
I pyetur nëse barazimi është I pranueshëm në këtë përballje, tekniku u përgjigj: “Në futboll janë të gjitha rezultatet e pranueshme. Respektojmë kundërshtarin pasi ka pozita të njëjta me në dhe nuk është aty pa arsye. Kundërshtari ka treguar vlera ashtu siç kemi treguar edhe ne, megjithatë e theksoj se kampionati është luftë e vërtetë dhe shumë I gjatë” ka përfunduar trajneri Josa, sipas faqes zyrtare të klubit, Skënderbeu.al.
Përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë, trajneri nuk ka bërë asnjë koment pasi është ende herët. Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore dhe do të “vendosen pikat mbi i”.
Sigal