Ndeshja me Poloninë/ FSHF: Ja sendet që nuk do u lejohen tifozëve në stadium

142
Sigal

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një lajmërim për tifozët shqiptarë që do të marrin pjesë në ndeshjen e sotme të Kombëtares Shqiptare me Poloninë, në stadiumin kombëtar “Air Albania”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” .

Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00, ndërsa të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

FSHF njofton se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, ndërsa nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik, lëndë piroteknike, etj.