Ndeshja e yjeve për bamirësi, kapiteni legjendar fton tifozët për kontribut

418
Sigal

Më datë 10 janar në orën 18:00 është vendosur të organizohet një “All Star Game”, mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë në Air Albania Stadium. Një event i veçantë për të ndihmuar njerëzit e shumtë në nevojë pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më datë 26 nëntor.

Kështu, të gjithë të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për këtë qëllim. Së fundmi, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ka kërkuar mbështetje nga tifozët që të japin kontributin e tyre ndërsa biletat kanë dalë në shitje.

Ndërkohë, përveç anës së ndihmës, kjo do jetë edhe një mundësi për të parë edhe njëherë në fushë idhujt kuqezinj të së kaluarës si Cana, Tare Bogdani, teksa nuk do të mungojnë edhe futbollistë që kanë bërë historinë me Italinë, Turqinë apo Greqinë.