Ndeshja e parë në Premier Ligë pas 10 vitesh, portieri 35-vjeçar debuton me Manchester City-n

434
Sigal

Portieri 35-vjeçar, Skot Karson, ka bërë sot debutimin me Mançester Sitin. 35-vjeçari është aktivizuar titulluar nga Pep Guardiola në përballjen ndaj Njukastëllit.

Karson është në huazim te Siti nga Derbi për dy sezonet e fundit, por gjatë kësaj periudhe nuk u aktivizua asnjë minutë të vetme me “qytetarët”.

Portieri për herë të fundit kishte luajtur në Premier League me fanellën e Uest Bromuiç në maj 2011 plot 3645 ditë më parë.

Ai në përfundim të kampionatit do të marrë medaljen e kampionit me Mançester Sitin.