Ndërpritet gara e F1, aksidentohen tre pilotë

497
Sigal

Tre pilotë kanë mbyllur garën në cirkuitin e Interlagos në Çmimin e Madh të Brazilit ende pa mbyllur 20 xhiro, ndërkohë që është vendosur ndërprerja momentale e garës.

Pas aksidentit të Raikkonen në xhiron e 20, pak para vijës së finishit të xhiros, është vendosur ndërprerja momentale e garës deri në një vendim të dytë.

Tashmë me të gjitha makinat jashtë piste, tre pilotë që nuk do të ribëhen pjesë e garës së sotme janë Grosjean, Ericsson dhe Raikkonen. Tre pilotët kanë humbur kontrollin për shkak të lagështirës dhe reshjeve të dendurave të shiut.

Piloti tjetër i Ferrarit, Vettel ka reaguar fort ndaj vendimit të komisarëve të garës për të vijuar normalisht pas incidentit të Ericsson. 

“Është çmenduri, nuk mund të vijohet në këto kushte. Duhet të ndërpritet gara”, ka deklaruar Vettel, pak para se shoku i tij i skuadrës të humbte kontrollin e makinës në një pjesë të drejtë duke u përplasur me të dy muret mbrojtëse të pistës.