Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare futbollisti i njohur i Real Madridit Junquera

591
Sigal

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Andres Avelino Junquera është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Klubi mbretëror ka publikuar një mesazh ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e futbollistit të njohur.

Junquera ka mbrojtur portën e Realit nga viti 1966 deri në vitin 1975 duke fituar edhe 8 trofe, 5 tituj të La Ligas dhe 3 Copa del Rey.

Në vitin e tij të dytë me fanellën e “Los Blancos”, që përkon me sezonin 1967-68, spanjolli fitoi çmimin “Zamora”, një vlerësim për portierin më të mirë të sezonit.

I lindur në vitin 1946 në Asturias të Spanjës, karrierën Junquera e nisi me skuadrën e Langero, nga ku më pas kaloi në Madrid, ndërsa në fund e mbylli me skuadrën e Real Zaragoza.