Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Laçit

559
Sigal

Një tjetër tragjedi në futboll dhe këtë radhë ka lidhje me një lojtar i cili ka qenë pjesë e klubeve të Superiores.

Nga Senegali kanë bërë të ditur se Amadu Boiro, ish-futbollist i skuadrës së Laçit për një edicion, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 23-vjeçare.

Lajmin e dha ish-skuadra e tij në Senegal, Casa Sports FC, e cila bëri të ditur se lojtari ishte ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke mos dhënë detaje të mëtejshme rreth kësaj ngjarje.

“Është me dëshpërim të madh që në emër të Casa Sports, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të ish-mesfushorit tonë, Amadu Boioro, ish-lojtar i përfaqësueseve U17, U20 dhe U23 të Senegalit”, ishte mesazhi që shpërndau në rrjetet sociale Seidu Sane, presidenti i kubit senegalez.

Ngushëllimet më pas i shprehu edhe klubi i Nastik de Tarragona në Spanjë, ku ai kishte kaluar një vit para se të mbërrinte te Laçi në verën e vitit 2017.

Aventura e tij te kurbinasit nuk zgjati shumë, pasi Boiro nuk gjeti hapësira për të luajtur me ta, duke u kthyer më pas në vendlindje ku është ndarë nga jeta që në moshë të re.