Naxhi Shensoi: “Synoj t’i Sjell Kukësit trofeun e parë”

428
Sigal

Trajneri kosovaro-turk pason Armando Cungun. Me Bylisin shkoi sezonin e kaluar ne finalen e Kupës

Naxhi Shensoi është trajneri i ri i Kukësit. Kosovari me banim në Stamboll pason kështu teknikun shkodran Armando Cungu, i cili dha dorhëqjen pas humbjes 1-0 me Partiznain. Presidenti Safet Gjici ka zgjedhur ish-trajnerin e Bylisit, ndaj të cilit është vendosur objektivi për të dalë kampion ose të fitojë trofuen e Kupës së Shqipërisë dhe zënien e një vendi në Europë. Ecuria e skuadrës nuk ka qenë ajo e pritshmja. Në gjashtë javë kampionat vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe në një situatë të tillë drejtuesit e klubit kishin kohë që ushtronin presion. Skuadra në fakt ishte e lodhur nga pjesëmarrja në Kupat e Europës. Lojtarët e ardhur në merkaton e verës nuk sollën asgjë tek kuksianët përkundrazi loja e tyre ra ndjeshëm. Në kushte të tillë, trajneri që hyri në histori me këtë skuadër, duke shkuar deri në turin e katërt të Kupave të Europës, u vetëlargua duke i hapur rrugë një tjetër tekniku. Shensoi, i cili do të prezantohet sot e konsideroi si një aventurë ambicioze praninim e detyrës së trajnerit të Kukësit. Për momentin Kukësi gjendet në vendin e 8 në klas   ifikim me 7 pikë, 5 pikë larg Teutës së vendit të parë

KUNDËR BYLISIT

“Kam firmosur një kontratë njëvjeçare deri në fund të sezonit me Kukësin, skuadrën që u eliminua nga Trabzonspori në turin e katërt të Ligës së Europës”, – shkruante dje Shensoi në faqen e tij. “Unë shpresoj që të vazhdoj suksesin që pata sezonin e kaluar, kur e çova Bylisin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Dëshiroj të fitoj një trofe me Kukësin, pët ta çuar atë në mënyrën më të mirë në Europë për të përfaqësuar vendin. Respekt dhe dashuri për të gjithë lojtarët dhe dëshiroj t’u falënderoj në avancë”, shton ai. Është shumë intriguese, pasi sfida e parë e Shensoit në drejtimin e Kukësit do të jetë në “Adush Muca” përballë Bylisit, një sfidë e vështirë për zemrën e tij. Ish-trajneri simpatik i Bylisit, Naxhi Shensoj, njeriu që e çoi për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë (2013) skuadrën modeste ballshiote, jeton prej shumë vitesh në Stamboll, në Turqi.

 Trajner në gjashtë shtete të ndryshme

 Shensoj ka një karrierë të gjatë si trajner, madje ai mund të jetë shqiptari i vetëm që ka drejtuar klube në gjashtë shtete të ndryshme: Shqipëri, Turqi, Serbi, Arabinë Saudite, Azerbajxhan dhe Bullgari. I diplomuar për Ekonomi dhe zotërues i gjashtë gjuhëve ai është trajneri i parë që ka marrë licencën “UEFA PRO” (2007) në Turqi, ndërkohë që në të kaluarën i është bërë ofertë edhe për të drejtuar Kombëtare e futbollit të Azerbajxhanit.

Në Shqipëri, gjatë drejtimit të Bylisit ka qenë shumë impulsiv në bankinë, ndërkohë që ka qenë i kërkuar shpesh nga mediat. Gjithsesi, ajo që u ka bërë jo pak të famshëm janë dhe batutat e tij pikante.

 Erjon Bogdani, sinjale lamtumire

  Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani flet në një intervistë për gazetën “Il Resto del Carlino” për të ardhmen e tij, duke zbuluar edhe prapaskenën e merkatos së verës. Shtatlarti që ende nuk ka gjetur një skuadër, e pranon se dëshira e tij më e madhe ishte rikthimi te Siena, skuadër me të cilën mbylli kontratën sezonin e shkuar. Tashmë në moshën 36-vjeçare, Bogu i lë të hapur të gjitha mundësitë, duke e pranuar se mund të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur, por ai nuk përjashton as mundësinë e një viti pushim dhe më pas rikthimin e mundshëm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare që nuk është grumbulluar në ndeshjet e fundit nga De Biazi pikërisht për shkak të mungesës së një skuadre, pohon gjithashtu se disa alternativa të tjera janë edhe detyrat si vëzhgues talentesh apo drejtor sportiv. Erjon Bogdani e nisi karrierën si futbollist në vitin 1994 me fanellën e Partizanit, ndërsa 3 sezone më vonë u transferua në Turqi te skuadra e Gençlerbirligi ku u aktivizua për një vit dhe më pas u rikthye në Ballkan duke veshur fanellën e NK Zagreb. Debutimi në Itali erdhi në vitin 2000 me Rexhinën ndërsa më pas karriera e tij vazhdoi te Salernitana, Verona, Kievon, Livornon, Çezenën dhe Sienën.

 Ndeshja më e shumëpritur e sezonit do të luhet me drita, një ditë pas Shqipëri-Zvicërr

 Derbi Partizani-Tirana, më 12 tetor në “Qemal Stafa”

 Derbi i vetëm i kryeqytetit për këtë sezon, ai  midis Partizanit dhe Tiranës, do të luhet më 12 tetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe nën ndriçimin e projektorëve, pasi supersfida me numër 134  midis tyre pritet me shumë interes. Takimi është i vlefshëm për javën e 7-të dhe do të luhet në fakt, gjashtë më pas se ai programuar për këtë javë, pra 5 tetori, datë ku do të luhen pesë takimet e tjera. Është Federata Shqiptare e Futbollit ajo që e zyrtarizoi lajmin, duke  bër të ditur caktimin e datës të kësaj sfide, pas konsultimet dhe miratimin e klubeve. Shtyrja e ndeshjes ja të bëjë me takimin ndërkombëtar Shqipëri-Zvicër, tepër vendimtar për fatet e Kombëtares sonë në eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. Federata synon të ruajë fushën dhe me këtë argument shtyu edhe ndeshjen, pasi impianti tjetër i Tiranës, ai “Selman Stërmasi” është në gjendej të mjerueshme dhe nuk e meriton një sfidë midis dy prej skuadrave më popullore në vendin tonë. Në fakt, ishte menduar fillimisht që derbi të zhvillohej më datë 13, por ky vendim hasi në kundërshtimin e drejtuesve të Partizanit të cilën pretendonin se dy qendërmbrojtësit Rrahmani dhe Premçi në atë periudhë do të jenë të grumbulluar me përfaqësuesen e 21- vjeçarëve që do të luajë më datë 15 tetor ndaj Bosnje Hercegovinës. Për këtë arsye drejtuesit më të lartë në qeverinë e futbollit vendosën që derbi të luhet më datë 12 Tetor ora 20:00,  24 orë pas sfidës Shqipëri-Zvicër. Partizani po bën një sezon të mirë pas rikthimit të tij në Superligë dhe ndodhet në vendin e tretë, me një pikë më pak se dy bashkëkryesuesit, Skënderbeu e Teuta (me nga 13 pikë). Nga ana e saj, Tirana është duke përjetuar një krizë rezultatesh, duke pësuar tre humbje në gjashtë ndeshje dhe vetëm fitorja 1-0 ndaj Kastriotit e qetësoi disi situatën. Për momentin, Partizani ka katër pikë më shumë se Tirana.

  133

ndeshje kanë zhvilluar midis tyre Partizani dhe Tirana

 53

Takime ka fituar me bardheblutë të kuqtë, duke barazuar 41

 39

Sfida janë mbyllur me suksesin e Tiranës, pra 14 më pak “demat”

 196

Gola ka realizuar Partizani, kundrejt 155 të shënuar nga Tirana

  “Demat” kërkojnë hakmarrje

 Partizani-Tirana gjithmonë ka prodhuar rezultate interesante dhe lojë tërheqëse, ndërsa nuk ka munguar kurrë spektakli në tribuna. Partizani ka fituar 15 tituj kampionë, ndërsa Tirana 24, por bardheblutë i kanë fituar shtatë kampionate para Luftës së Dytë Botërore, të zhvilluara në vitet 1930-1937, teksa Partizani është themeluar në vitin 1946. “Demat” kërkojnë të hakmerren ndaj Tiranës,  me të cilën kurrë nuk kanë pasur raporte të mira, kjo edhe për të treguar supermacinë e tyre në kryeqytet. Në kampin e kuq mendojnë se ky është momenti i duhur.

   Dalin në shitje aksionet Flamurtarit

 Me vendim të Këshillit Bashkiak në Vlorë dalin në shitje aksionet e ekipit të futbollit të “Flamurtarit”. Pas miratimit me konsensus të këtij vendimi, ka nisur fillimi i procedurave për shitjen e aksioneve të ekipit të “Flamurtarit”. Privatizimi erdhi si rrjedhojë e vështirësive financiare që po përjeton ekipi kuq e zi këtë edicion. Vitet e fundit “Flamurtari” është financuar nga bashkia e Vlorës, që i ka bërë thirrje çdo biznesmeni që dëshiron të financojë për “Flamurtarin” që të blejë aksionet e ekipit vlonjat. Të mërkurën, klubi vlonjat shpërndau pagat për futbollistët dhe administratën pak orë para takimit me Bylisin. Sipas drejtuesve të klubit vlonjat, gjithçka është kryer për të motivuar ekipin, ndërsa gjatë javës do të bëhet likuidimi i shumës së mbetur për këta futbollistë.