Napoli fiton ndaj Interit, bën hap të madh drejt finales

374

Napoli ka arritur rezultatin 1-0 ndaj Interit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Napoli u tregua dinak duke marr një fitore që do t’i ndihmojë shumë për ndeshjen kthyese që zhvillohet me 5 mars.

Ndeshja ishte e barabartë me zikaltërit që kishin pak më shumë nga loja.

Dries Mertens rrezikoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 11-të, ndërsa Interi u kundërpërgjigj me një rast nga Lautaro Martinez pak minuta më vonë,

Rastin më të mirë në pjesë e parë e kishte Pietor Zielinski, por pa sukses.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Fabian Ruiz në minutën e 57-të.

Spanjolli shënoi një gol shumë të bukur në portën e Interit.

Interi provoi të bëjë diçka kah fundi i ndeshjes, por nuk kishte sukses.

Me këtë fitore Napoli bën hap të madh drejt finales, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon në terren të vetë.