Murinjo krahason Totenhemin me “Calciopoli”-in në Itali: Unë e nisa me -12 pikë

521
Sigal

Zhoze Murinjo nuk e ka përjetuar “Calciopoli” në Itali, pasi zbarkoi në kampionatin italian dy vite pas skandalit që e mbërtheu Serinë A në 2006-ën. Por në konferencën për shtyp para ndeshjes së Totenhem, trajneri portugez i është kthyer asaj periudhë të futbollit italian dhe e ka krahasuar gjendjen e ekipti të tij me atë kohë kur disa skuadra nuk shoqëruan Juventusin në Serinë B, por e nisën edicionin me pikë minus.

“Në Itali, pas “Calciopoli’ kishte skuadra që e nisën me 5 apo 6 pikë më pak. Kjo kushtëzoi klasifikimin tyre në fund të vitit. Unë te Totenhemi e kam nisur -12 dhe nuk është e lehtë që të rikuperoj”, ishin fjalët e teknikut, duke kujtuar se tani është vetëm 3 pikë pas Çelsit të vendit të katërt në renditje, plotësisht në garë për një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Totenhemi ka nesër një ndeshje ndaj Noruiç, e lehtë në letër po të krahasohet me atë që ka Çelsi të dielën, kur vihet përballë Arsenalit në derbin londinez.