Murinjo harron diplomacinë: Në skuadër kam lojtarë të llastuar

441
Sigal

Trajneri i skuadrës së Manchester United ka deklaruar se e ka të vështirë të fajësojë vetëm veten e tij për mungesën e rezultateve pozitive.

Portugezi ka dalë për një moment nga stili i tij diplomatik duke etiketuar katër lojtarë të skuadrës, të cilët sipas tij nuk kanë pjekurinë e duhur.

Trajneri i “Djajve të Kuq” bëri përgjegjës lojtarët si Luke Shaw, Markus Rashford, Hese Lingard dhe Entoni Marsial. Ai me deklaratën e tij shkon më tej ku  i quan futbollistët si të “llastuar”

“Ka disa futbollistë, të cilëve iu mungon pjekuria, e më lini ta qartësoj këtë gjë. E kam fjalën në pikëpamjen personale. Në fillim kishim më shumë burra dhe njerëz të përgatitur për jetën, por tani kemi fëmijë të llastuar. Luke Shaë ka një potencial të madh, por nuk di të sillet. Po flas për këtë lojtar dhe për Martial, Lingard, Rashford. Të gjithë janë të rinj me të ardhme, por iu mungon karakteri dhe personaliteti”, theksoi ai.