Muharrem Dosti: Gara sa vjen e shtrëngohet, surprizat te zona e mbijetesës

47
Sigal

SUPERIORE/ Specialisti i futbollit Muharrem Dosti analizon kampionatin në 30 javë, Elbasani jashtë rrezikut.

Agron KAJA

Agron Kaja

 

Cili është këndvështrimi juaj teknik për ecurinë e garës në Superiore për 30 javët e luajtura?

Për mua kampionati filloi mirë me kualitet dhe cilësi. Mendoj se nga fundi i fazës së tretë, çdo gjë e ka marrë rrugën, ku katërshja e parë është ndarë dhe pjesa tjetër për mbijetesë ka shumë ekipe të rrezikuara.

Deri në mbylljen e fazës së katërt, ku mendoni se mund të ketë ndonjë surprizë në renditjen e skuadrave?

Mendoj se katër vëndet e para, dy ekipet Egnatia dhe Dinamo do jenë në krye të renditjes. Ndoshta edhe Vllaznia, ndërsa Partizani nuk ka sy për kampion para këtyre tre ekipeve. Në fundin e tabelës do ketë lëvizje, skuadrat janë afër me pikë.

Superiorja është në pushim zyrtar 10 ditor, si po e shfrytëzojnë trajnerët me skuadrat e tyre?

Gjithsecila skuadër duhet të andrrojë gabimet që ka bërë gjatë këtyre javëve. Ndoshta në aspektin fizik, ose më shumë për t’u shërbyer lojtarëve të dëmtuar për rikuperim. Ndërsa për skuadrat e tjera, nuk mendoj se e humbet ritmin e tyre.

Në javën e 30-të u shënuan rezultate interesante, 4 barazime dhe 1 fitore, çfarë tregues është ky?

Kjo ndodh, sepse në këtë fazë ku ndodhet kampionati, gara sa vjen dhe shtrëngohet. Në këtë periudhë, të gjitha skuadrat duan më shumë nuk duan ytë gabojnë që të rrezikojnë. Në këto moment, çdo skuadre do ti shërbente edhe 1 pikë në ndeshje.

Dhe fakti që u shënuan vetëm 7 gola në këtë javë të 30-të, e shpreh këtë dukuri?

Unë them se po, dhe të mos mendojmë se deri në fundin e kampionatit do kemi gola të shumtë. Kjo edhe për faktin tjetër se nuk ka më kohë rikuperime. Ekipet po përplasen me njëri-tjetrin me synimin e një rezultati, se sa bollëku i golave.

Java e 31-të nis në mesjavën e ardhshme, 26 mars, referuar kalendarit, duket si një kalendar “Para-Final 4”?

Realisht, katër skuadrat e para duhet të ndajnë këtë javë, se cilat do të jenë dy të parat dhe dy të tjerat që formojnë “Final 4”. Të parat vetëm barazimin duan, ndërsa fundi i tabelës do jetë i ashpër, sepse po përplasen rivalët në renditjen e mbijetesës.

Cilën nga këto pesë sfida e veçoni si kryendeshjen e javës së 31-të?

Për mua të gjitha janë si kryendeshje, kjo nisur nga renditja që kanë skuadrat në tabelë. Edhe Laçi-Elbasani, apo Tirana-Bylis janë si kryendeshje shumë të forta, sepse aty do ketë më shumë ndikim rezultati për renditjen. Po kështu edhe Teuta-Skënderbeu.

“Derbi” Dinamo City-Partizani është i katërti në këtë sezon, mendoni se do ndikojë realiteti mes tyre, apo historia?

Më shumë mendoj se në këtë përballje do të ndikojë realiteti, se sa historia. Por nuk i dihet, sepse më shumë të tilla sfida orientohen tek barazimi, dhe çudi nuk do jetë. Gjithsesi, le të presim një “derbi” me një lojë të bukur.

Dhe pas ndeshjeve të kësaj jave të 31-të, ku mendoni se do ketë lëvizje në tabelën e renditjes?

E shpreha më sipër, dhe i qëndroj mendimit tim. Lëvizje mund të ketë në gjithë shtrirjen e tabelës së renditjes. Më të dukshme do të jenë te skuadrat që kërkojnë mbijetesën. Ndërsa Elbasanin e shikoj larg kësaj zone të rrezikshme.

 

DERBI” 177-të DINAMO – PARTIZANI

HISTORI                    

Ndeshja e parë

Viti 1950

Partizani-Dinamo        2-2

Ndeshja e fundit

25 janar 2025

Partizani-Dinamo  1-1

BILANC

Janë luajtur           176

Fitore Dinamo      48

Barazime              55

Fitore Partizani     73

Golat             190:239

Ndeshja e rradhës 177

 

Dritëhije mbijetese në javën e 31-të

Kjo javë mund të thotë shumë për pesë skuadrat që ndodhen në zonën e mbijetesës në tabelën e renditjes. Sepse edhe vetë kalendari e ka bërë të tillë situatën e kësaj jave, ku ka vënë përballë gjashtë skuadrat që renditen nga vëndi i 5-të në vëndin e 10-të. AF Elbasani dhe më pak Laçi, duken paksa të shkëputur nga Tirana, Bylisi, Teuta e Skënderbeu. Përballja mes tyre në mesjavën e ardhshme do flasë më shumë, por këtë javë mund të themi se do kemi dy “derbi” mbijetese: Tirana-Bylis dhe Teuta-Skënderbeu. Kësisoj, java e 31-të ka shumë dritëhije mbijetese.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 31

E mërkurë, 26 mars 2025

Tirana-Bylis          19:00

(Stadiumi i pacaktuar)

E enjte, 27 mars 2025

Laçi-Elbasani        14:00

Dinamo-Partizani  17:00

(Në “Elbasan Arena”)

Teuta-Skënderbeu 17:00

Egnatia-Vllaznia   20:00

RENDITJA              

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              30      54

2.Dinamo City      30      51

3.Vllaznia             30      50

4.Partizani            30      44

5.AF Elbasani       30      37

6.Laçi                   30      33

7.Bylis                  30      32

8.Tirana                30      31

9.Skënderbeu        30      30

10.Teuta               30      30

 

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 29

E mërkurë, 26 mars 2025

Besa-Burreli          15:00

Erzeni-Korabi       15:00

Flamurtari-Pogradeci15:00

Valbona-Kastrioti 15:00

Kukësi-Apolonia  15:00

Vora-Lushnja       15:00

RENDITJA        

Skuadrat             Nd     Pikë  

1.Vora                  28      70

2.Flamurtari          28      68

3.Besa                  28      61

4.Burreli               28      50

5.Lushnja             28      37

6.Pogradeci           28      37

7.Apolonia            28      34

8.Kastrioti            28      31

9.Korabi               28      29

10.Kukësi             28      28

11.Valbona           28      13

12.Erzeni              28      11

 

KATEGORIA E PARË

Bankinat nuk janë të qeta, Pajaziti largimi i 15-të

Pushimet pa ndeshje zyrtare nuk kanë shkuar mirë për bankinën e Apolonisë, pasi këtë fillimjavë ka larguar trajnerin; i dyti te kjo skuadër brënda këtij sezoni. Kjo lojë ka nisur që në fazën e parë dhe deri tani kur luhet java e 29-të, vetëm tre skuadra u kanë besuar teknikëve që nga nisja e sezonit; Flamurtari me Agostinelin, Vora me Bellain dhe Burreli me Bicajn. Janë këto tre skuadra që kryesojnë kampionatin, ku Vora me Flamurtarin ndajnë vëndet 1 dhe 2, ndërsa Burreli në vëndin e 4-t, në zonën Play-off për ngjitjen në Superiore. Ky konstatim ka domethënie, sepse aty ku bankinat janë “shkundur” brënda sezonit, skuadrat janë luhatur në rezultate dhe në tabelën e renditjes. Të fundit janë Erzeni me Apoloninë. Te shijakasit u largua Ergys Luga, ndërsa te fierakët Sedat Pajaziti, të dy për rezultate të dobëta. Edhe gjatë këtij pushimi pa ndeshje zyrtare, bankinat nuk qëndruan të qeta, dhe te Apolonia pritet që të drejtojë dyshja Rudin Nako&Nuredin Orelesi. Kështu, në 9 skuadra kanë drejtuar 21 trajnerë.