Muharrem Baze, ikona e futbollit dhe trajner i kalibrit. Kalimi nga Minatori te klubi “5 Shtatori”, miqësia me Boriçin, lojtarët në vite dhe vlerësimet nga Caka, Bega, Koprëncka, Idërshai etj

1619
Sigal

Nga: Ilir Hoxha

Për futbollin e “5 shtatorit”dhe protagonistët e tij kam shkruajtur herët, shumë dhe me pasion. Edhe pse  i “vjetëruar” me këtë punë nuk ka qenë rastësi që për një nga ikonat e futbollit të “5 shtatorit” sikur Muharrem Baze, të kem qenë  neglizhent. Jo…, nuk ka lidhje me atë që sikur thuhet se “ëmbëlsira” lihet në fund, por me “frikën” se këtë duhet ta bëjë sikur e meriton një figurë kaq e rëndë e futbollit dhe veçmas  atj “pesështatoras”. . . ! Ka kohë që ja kam “borxh” këtë shkrim mikut tim, por një shtysë ka qenë edhe ajo donatorit të Fk Skraparit biznesmenit Hysen Caka teksa,  me plot sharm humori do të  më  porosiste  –Ti e di Rreken, duhet ta ‘qash’, ndryshe…, do të thotë u bë edhe djali i Jupes të shkruaj….! ! ! Detyra, detyrimi, kujtimet, shakaja dhe humori me Rremen më dha muzë për ta shqyer këtë  “morsetë’, bllokuese.

Aq sa jetëgjatësia 35 vjeçare në futboll dhe për futbollin, po kaq dhe kontributi dhe talenti i tij specific si në futbollin e luajtur por edhe në atë të trainingut e bëjnë Muharrem Bazen  identikt të futbollit skraparas. E në këtë postulat nuk jam “arrogant”, por kam mbështetjen dhe memorien e dhjetra e qindrave skraparas por jo vetëm që edhe pse kaq larg në kohë me sytë e mëndjes ata sjellin përpara një futbollist dhe trainer të kalibrit unikal. Nuk është vetëm një “gines” jetëgjatësor më shumë se kaq është një “rekord”i atyre dhjetra e dhjetra futbollistëve që e kanë nisur “shkollën” e trainimit të M Bazes si anonim, por që janë bërë të famshëm në futbollin e vendit tonë falë profesionalizmit, përkushtimit, pasionit dhe didaktikës trainuese të tij. Mjeshtër i futbollit po aq sa edhe  mjeshtër i ironisë, mprehtësisë, inteligjencës në komunikimin 

 “Polifoto_ja” me “profesorin” në krye do të ishte vetëm një tregues grafik, ndërsa  emocionet që na ka dhënë plejada ndër vite  e futbollistëve H Koprencka, A Korçari, S Satka, R Idërshaj, M Bregu, Nj Bregu, F  Hasko, P Kuçi, A Guri A Hasko, T Bregu,, V Bega, T Hasanago, H Çeço, A Hysi, R Hajdini, F Guri,etj etj…. , nuk mund të hidhen as në grafik polifotoje dhe as  në “romane kadareje” . Emocione dhe klas të shtuar i dhanë këtij futbolli edhe  jabanxhinjtë P Ndoja, G Kasmi, A Mullaliu, Dh Prifti, P Brahja S Dyli, N. Lito, V Gjergo, A Musai, etj etj të cilët edhe  pse duhej të ishin “të urryerr” me talentin e tyre ditën të na bënin për vehte edhe pse “reaksionarë”…! Nuk është superlativë është një e vërtetë që teknollogjia e munguar atëherëshme na  pamundëson  për të treguar  nga ajo që është Muharrem Baze. Unë e kuptojë që në një media kombëtare gjithkush ka të drejtë të aludojë për këtë mungesë modestie apo krahinizëm superlativ, por ju them se ashtu si Laokoondi që kërkonte të shpërthente nga bronzi për të treguar të vërtetën trojane, ashtu më bënë edhe mua mungesa e teknollogjisë dhe pazotësia për të treguar se ka patur një Muharrem Baze…që rrjofeshatat “alla Ibrahimoviç” i kishte shfaqje spektakëli, që finesën në triblim e kishte profesion, që ishte një portier i jashtëzakonshëm, sulmues, mbrojtës, mesfushor.., dhe gjithçka që kishte nevojë futbolli, por jo vetëm. Nuk është i rastësishme fakti se “5  shtatori”, me trainer portierësh po M Bazen ka patur portier të nivelit si M Bregu, V Bega, D Naço, B Zeneli, që kanë arritur nivelet më të larta të aktivizimit në vend, sepse vetë M Baze ka qenë një talent portieri.

-Fillesat me futbollin për Muharremin do nisin në “pararini” teksa  dëshirën dhe pasionin për futbollin do t’ja plotësonte edhe fiziku trupor. Mbasi do mbyllte 7-vjeçaren në Çorrovodë më 1956, do ta merrte këtë pasion, për ta çuar në Teknikumin e Tiranës ku aty sikurse thotë Rrema,- ne fshatarëve të rretheve na “ përzgjidhnin” degën e minierave !!! Aktivizimi me ekipin e shkollës nuk do ishte ndonjë risi sepse talenti i Muharremit nuk kishte nevojë  për provë selektimesh. Do të ishte për 4 vjetë portier, por jo vetëm,  i sukseseve absolute të teknimumit në spartakiadat kombëtare të këtyre shkollave. Gjatë kësaj kohe nuk mungon edhe  një eksperiencë e shkurtër me të rinjtë e Dinamos.  Mbarimi i shkollës do ta çonte vetëm verbalisht në Bulqizë, sepse  këmbëngulja e tij për të qenë pranë familjes do të bënte që mbas disa ditësh pritje tek hyrja e Min Minierave të takonte ish drejtuesin A Çarçani. Pse jo, me që udhëheqësi e pyeti për lapidarian e Therepelit me plot guxim djaloshit i është dashur të ndryshonte origjinën… Do të fitonte Memaliajn, aty ku  falë disa shokëve të teknikumit, do të përjetonte  mirëpritjen vendase. Ishte fillim shtatori i vitit 1961, kur do të vishte fanellën e portierit të Minatorit të Tepelenës, që qendrën e kishte në Memaliaj teksa takimi i parë zyrtar ka qenë Vetëtima-Minatori, për ta vazhduar këtë karrierr me këtë ekip për 7 vjetë. Nevoja dhe talenti do ta “thërriste” që gjysmën e lojës ta luante si sulmues dhe, më tej  kjo do bëhej rutinë në futbollin e luajtur të tij. Rrezultatin nuk e mban mend, por mban mend  si para 57 vjetësh dhe ka para syve mbështetjen e jashtëzakonëshme të tifozerisë vendase dhe veçmas të atyre femra … Ironia do të ishte e pamëshirëshme, kur në po atë shtator,  një “5 shtator” do ti vihej përball dhe më keq akoma në atë fitore 3 : 1 të tre golat do të kishin për autor plangëprishësin M Baze. Ka qenë koha, kur edhe pse ka luajtur sulmues me “kohë të pjesëshme” ka dalë golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, por jo  vetëm.

Paraqitja brilante në një miqësore  Luftëtari- Memaliaj, bëri që sulmuesi të joshej nga juglindorët e gjirokastrës dhe kjo do sillte një “dezertim” një javor por “vigjëlenca” e shokëve të partisë në rreth do ta kthenin menjëherë në bazë, M. Bazen. Mbas një aktivizimi të shkurtër me Kastriotin, gjatë ushtrisë 1964-66, do të kthehej në Memaliaj aty ku tashmë kishte fituar statusin e senatorit. Suksesi i ngjitjes në kat e II në vitin 1967 i Minatorit do të kishte edhe kontributin absolute të sulmuesit M Baze.  Gjithsesi kjo fitore do të rrezultonte si e “pirros”, sepse ndryshimi i strukturës se kampinatit nga FSHF, bëri që edhe  ekipet e tjera ashtu sikur “5 shtatorit” të  ngjitën në kat II. Traineri tregon se viti 1967 solli  një rrevolucion jo vetëm ne strukturë, por edhe në cilësi të futbollit. Shumë drejtues local filluan ta vlerësojne dhe mbështesin futbollin. Në atë vit – vazhdon më tej Muharremi, më është dashur të luajë një nga ndeshjet më të vështira të karrierrës. Kalendari na conte në takimin “5 shtatori”- “Minatori” ne ishim mirë, por jo pak më mirë ishte “5 shtatori”, ku mjaftonte që përpos të tjerëve  kishte në radhët e saj P Ndojën dhe  G Kasmin. shënimi i dy golave në këtë takim do të bënte që  vendasit  të më  rezervonin një “mikrpritje” jo të këndëshme. Tifozeria për asnjë arsye nuk po ma falte j këtë sjellje, aspak “tolerante”, dhe në  korë thërrisnin “Ta hedhim në Guhak”(burim ujor, në Çorovodë).Shokët e ekipit më thoshin, po të shajnë, guhak…!.Shumë tifozë ka patur ajo ndeshje dhe paraqitja ime ka bërë që të kem qenë i kontestuar gjatë gjithë lojës. Qëndërmbrojtës ishte G Kasmi  dhe kur ishim 2 : 1 kam shënuar  golin e barazimit me një rrjofeshatë në lartësi, ndërkohë që  edhe golin e parë e kasha shënuar unë…, dukej një si karshillëk E kuptoja “të drejtën” që kishin tifozët, por kështu ishte. Ky ka qenë fundi me Memaliajn, sepse menjëherë mbas ndeshjes udheheqësit e partisë dhe shtetit më kanë kërkuar që të bëja letrat për t’u kthyer në Skrapar.  E mirëprita këtë kërkesë, aq më tepër që më vlerësuan duke më emëruar inspektor të fiskulturës në rreth.

Jo se nuk isha mirë në Memaliaj, por ishte koha kur në ekipin e “5 shtatorit”, kishin ardhur shumë personalitete të futbolli. Me G Kasmin kam luajtur 1 vit, se ai u lirua nga ushtria, por përballë ekipeve me emër, si Tomorri, Apollonia, Naftëtari, Luftëtari etj të zije vendin e III, nuk ishte pak. Jeta në futboll ka qenë plot emocione dhe sfida, por ajo që nuk më shlyhet nga mendja ishte sinkronizimi dhe familjariteti i futbollistëve jabanxhinjë me ne vendasit.  Diku nga viti fundi i vitit 1967, portiere i Luftëtarit Miço Caro, ofendon G Kasmin duke i thënë “Je katandisur të luash në fshatarët e Skraparit”, kaq duhej, Gëzimi e qëllon direkt,  një sherr masiv ka shpërthyer si asnjëherë tjetër nuk mbaj mend. Është futur  tifozeria në fushë dhe nuk kishte zot t’i ndalte. Në vitet 1970-71 do të bënte kursin për trainer dhe njëherazi do të trainonte dhe luante si futbollistë. Do ta linte futbollin e luajtur në vitin 1974, ku mbas 13 vjetëve, shënon mbi 100 gola, dhe  padyshim ata të specialitetit të tij, ata me rrjofeshatë, përbëjnë pjesën e luanit.. Vetë goli është bukuri, por sulmuesit i ka mbetur në mëndje goli i parë në vitin 1961, ku në takimin Minatori-Delina, në tentative për ta krosuar topi ka përfunduar në trekëndësh…, ndërsa mbi 5 gola me rrjofeshatë kanë qenë spektakël më vehte. Futbolli është vetë emocioni, por një nga ngjarjet e rëndësishme të jetës futbollistike ka qenë ajo e vitit 1976, kur në grumbullim do të luanim për të qëndruar në kat II me Korabin dhe Minatorin e Rrëshenit. Kemi luajtur shkëlqyshëm dhe me meritë kemi dal në vend të pare. Në Çorrovodë jemi pritur si heronj,  por ajo që përbënte risi ishte se aty kanë nisur hapat e parë të mbështetejes së organizuar të tifozëve. Bashkë me tifozerinë vendase , nuk mund të harroj kryetifozin Hekuran Hajdini që sakrifikonte gjithçka për ne. Ndërsa më vonë tifozeria jonë do të organizohej në shkallë më të lartë, në atë me dirigjentë. Traineri kujton se takimet më të ndjekura nga tifozeria jonë kanë qenë ato që zhvilloheshin në Berat, Fier, Berat,ndëras në Poliçan dhe Përmet pothuaj tifoxeria  shkonte në këmbë edhe pse kanë qenë mbi 30 km larg – vazhdon më tej Muharremi. Traineri kujton si kulmin e suksesit të tij dhe  futbollit skraparas  atë  të vitit 1981-82, atëher kur padrejtësia na ndëshkoi për mos u ngjitur në kategorinë e I. E vërteta është se ishim më të  meritueshmit për kategorinë e I.  Ne kemi tentuar edhe herë të tjera, por në atë sezon u  krijua një atmosferë besimi  e ndërthurur kjo, edhe me kualitetin e grupit. Futbollistë të kalibrit  H Çeço,  A Musai, A Guri, R Hajdini E Ago, M Bregu, F Cerri, V Bega, V Gjergo, A Hysi, qëllojnë rrallë që ti kesh në një grup.   Në “pyetsorin” tonë traineri vlerëson takimet “miqësore” që kemi patur me  “Skënderbeun”, “Naftëtarin”, “Sopotin”, “Minatorin” T etj, në përgjithësi kemi patur shkuarje me ato ekipe që ne ose ata kanë patur futbollistë në ekipet respektive. Po nuk mungojnë ndeshjet “armiqësore” me “24 majin”, Poliçanin etj. Traineri nuk harron të theksoj një takim në  Korçë, kur futbollistët tanë R Hajdini, E Ago, A Qafoku, F Cerri, M. Nano, M Caka, T Hasanago, edhe pse njomzak gjimnazi  dhanë një spektakël të vërtetë në atë stadium dhe ku  morën simpatinë e tifozerisë vendase, po pse jo  do të ironizoheshin duke ju thënë “Po ju rreh gjimnazi i Skraparit”  Nga futbollistët trainer veçon ndër më të talentuarit F Hasko, P Kuçi, A Guri, R Idërshaj, F Cerri, H Çeço etj

M Baze së bashku me P Kuçin, P Kovaçin, F Ismailin janë 4 nga  10 sportistët më të mirë të  të gjitha kohërave  në prefekturën e Beratit.

Hektori Koprencka ish futbollist: Ndryshoi futbollin tone. Shkollimi për trainer bëri që të sillte një frymë të re, futblli filloi të luhej me skema taktike. Ka një kontribut si askush tjetër arriti që ta bëjë faktor futbollin tonë edhe pse fati nuk desh që të ishim në kat e I . Vladimir Bega ish portier: Është një nga figurat më unikale që unë kam njohur në jetën futbollistike, por jo vetëm. Nuk di ndonjë rast tjetër që brenda një personi të gjendej, më i miri i portieit, më i miri i futbollistit, më i miri i trainerit, më i miri i psikologut, më i miri  kritikës me anë të humorit.  Hysen Caka donator futbolli.: Ishte një selektor i shkëlqyer që ka ditur të gatuajë edhe kur nuk ka patur “brume” të mirë. Padyshim në suksesin e futbollit të rrethit tonë kontributi i tij ka qenë më i rëndësishmi.  Resmi Idërshaj ish futbollistë: M Baze ka qenë shkollë e trainingut të futbollit. Në Skrapar kanë ardhur futbollistë të talentuar, por mbi 80% e tyre janë bërë të tillë mbasi mbaruan “shkollën” e tranerit M Baze.