Mourinho: Unë nuk jam “monster”…

507
Trajneri i Manchester United, José Mourinho, eshte shprehur se ai nuk eshte “monster”, “arrogant”, sikurse shkruajne mediat dhe e la te hapur problemin e largimit te legjendes Wayne Rooney ne fund te sezonit.

“Besoj se Manchester United nuk mendon se une jam nje monster, ashtu sic me cilesojne”, ka deklaruar tekniku portugez ne nje konference shtypi.

“Ne te kundert, une mendoj se jam me i mire nga ajo qe ju deshironi (mediat). Njerezit jane te kenaqur dhe te nderuar qe punojne me mua. Marredheniet me lojtaret jane te kenaqshme. Edhe drejtuesit me kane dhene mbeshtetje per zgjatjen e kontrates (…) Per kete une jam i kenaqur”, deklaroi trajneri i ardhur veren e kaluar te ManU.

“Per mendimin tim te gjithe jane te kenaqur”, theksoi ai para ndeshjes se “Red Devils” me Bournemouth te shtunen per javen e 26-te Premierliges.
Sigal