Sigal

Paraqitjet e Manchester United si dhe problemet brenda klubit mes teknikut portugez dhe lojtarëve siç është edhe Paul Pogba, kanë bërë që të mblidhet bordi drejtues i “Djajve të kuq”.

Mediat flasin se para se të nisë kjo mbledhje, tekniku Jose Mourinho do të ketë një takim me Ed Woodward. Mediat angleze flasin se Mourinho është i bindur se klubi ka thurur plane për të ardhmen e tij, ndërsa nga ana tjeter thuhet se takimi me Woodward do të jetë për të bindur teknikun portugez që të qëndrojë.

Pavarësisht kësaj, mundësitë më të mëdha janë që Mourinho t’ japë fund aventurë së tij me Manchester United, ndërkohë që ka zëra se vendin e tij mund ta zërë Zinedine Zidane. Deri në këto momente ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Mourinho, i cili i është qepur keq Paul Pogbas.