Mourinho: Luis do të largohet nga Chelsea

491
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka konfirmuar se lojtari i skuadrës së tij, Filipe Luis pritet të largohet nga Stamford Bridge. Mourinho ka konfirmuar se Filipe Luis pritet të largohet nga Stamford Bridge. “Për momentin neve na duhet një mbrojtës anësor i majtë, sepse mendoj se do ta shesim nesër Filipe Luisin tani ose të mërkurën. Mendoj se do ta shesim atë”, tha Mourinho për reporterët. “Ne duhet të futemi në merkato, duhet të gjejmë një skuadër që do të pranojë ndonjë ofertë deri më 31 gusht, neve na duhet një mbrojtës anësor i majtë. Për pozita tjera nuk kemi vend”, përfundoi portugezi.
Sigal