Mourinho kërkon riformatimin e mbrojtjes, ja kush është shënjestra e tij

403
Sigal

Trajneri i Manchester United, Jose Mohurino, nuk është i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij dhe ka menduar një riformatim i mbrojtjes të skuadrës. Për ketë  ka shënjestruar qendrën e Napolit, Kalidou Koulibaly, të cilin e shikon si përforcim të ekipit të tij në janar të vitit të ardhshëm, por nëse është e nevojshme do të presin deri në fund të sezonit për nënshkrimin e kontratës me lojtarin 27-vjeçar.

Ekipi ka pësuar 21 gola në 13 ndeshjet e para të Premier League, dhe kanë nevojë për një ndryshim të mbrojtës dhe për këtë Mohurino është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit.

Napoli e vlerëson mbrojtësin në 89 milionë euro, kështu që Koulibaly, do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në botë nëse do të shkonte në “Old Trafford”, duke zhvlerësuar taksën prej 75 milionë euro të paguar nga Liverpuli për Virgil van Dijk, shkruan SP.

Por Koulibaly nuk është emri i vetëm për trajnerin por edhe Nikolla Milenkoviç i Fiorentinës është parë gjithashtu nga Mourinho si një përforcim i mundshëm i ekipit.