Sigal

Manchester Unitedit kërkoi me ngulm që të transferonte këtë verë mbrojtësin Harry Maguiren. “The Irish Independent” shkruan se futbollisti i Lecister Cityt ishte në listën e dëshirave të Moruinhos edhe gjatë sezonit të kaluar, por në fund nuk ishin të gatshëm për të paguar 17 milionë euro për kartonin e tij.

Pas paraqitjeve fantastike në Botërorin e fundit me kombëtaren angleze, Leicester kërkon as më pak dhe as më shumë se 80 milionë euro për kartonin e tij, 5-fish më shumë se një vit më parë.

United që do të përballet sonte me Leicesterin në “Old Trafford” në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League, nuk ishin të gatshëm të paguanin një shumë të tillë. Leicester pagoi 14 milionë euro për blerjen e mbrojtësit, ndërkohë që klauzola e largimit nga 17 milionë euro, shkoi në mbi 75 milionë euro.