MOTO GP, Dukati shpallet kampion bote për konstruktorë

138
Sigal

Çmimi i Madh i Algarve në Portugali në MOTO GP është mbyllur me një sukses të italianit Françesko Banjaia, i cili kështu mori hak për atë rrëzim pak javë më parë që i dorëzoi titullin kampion Fabio Kuartararos.

Suksesi i tij ishte i 6-ti për motorët Dukati, mjaftoi që skuderia italiane të shpallej kampione për konstruktorët, në një garë e cila u mbyll 3 xhiro para kohe për shkak të një përplasje mes Lekuona dhe Oliveira, me portugezin i cili u largua me barelë për shkak të dëmtimeve që kishte marrë.

Banjaia triumfoi duke mbajtur pas tij Mir, i cili dukej i ringjallur në garën e sotme, ndërsa në vendin e tretë u rendit Dukati tjetër i Xhek Miler.

Kurse kampionit Kuartararo i mjaftoi edhe gara e parë e sezonit pa pikë, pasi u rrëzua që në kthesën e pestë në një fundjavë të cilën e kishte nisur me sigurinë e kurorës së kampionit dhe ku sigurisht i falej çdo gjë.

Kjo ishte një ditë për t’u harruar për Jamahan, pasi motori i saj më i mirë në vijën e finishit ishte ai i Valentino Rosit, në vendin e 13-të.