Morata: Zhgënjimi ishte i madh, nuk doja të largohesha nga Juve dhe Italia

532
Në merkaton e verës Alvaro Morata la kampionët e Europës, Real Madridin, për t’u bashkuar me anglezët e Chelsea-s që paguan 85 mln euro për të siguruar shërbimet e spanjollit. Në një intervistë për “Gazzeta della Sport” Morata tregon se dëshira e tij ishte që të mos largohej kurrë nga Juventusi dhe Italia, një vend që i pëlqen shumë 25-vjeçarit për të jetuar.
Unë u ktheva te Real Madridi: “Ka pasur marrëveshje kontraktuale për t’u respektuar, zhgënjimi ishte i madh: u ktheva në pikën e fillimit, u trajtova si djali që ishte para dy sezoneve në Itali”.

Italia: “Kam ardhur si një fëmijë dhe u bëra lojtar i vërtetë. Nuk do ta kisha lënë kurrë Italinë dhe Juven, më mungon shumë Italia. Gruaja ime do të donte të jetonte në Spanjë, ndërsa unë në Itali”.
Pse Anglia? “Sepse unë e njihja tashmë një trajner si Antonio Conte. Ne kishim filluar të flisnim për një nënshkrim të mundshëm që pranverën e kaluar dhe në fund erdha në Londër”.
Dallimet në mes tri ligave: “Në Spanjë dominon teknika, në Itali dominon taktika, në Angli ka mjaft rëndësia përgatitja atletike dhe fizike, por ajo që ju mban është cilësia. Avokatja më e mirë”.
Si u përshtat në Londër: “Kam takuar Conten dhe nuk kishte asnjë vështirësi të kuptoj idenë e tij të futbollit. Pastaj, u prita shumë mirë nga kolegët e mi. Të paturit e një grupi spanjoll te Chelsea, si Azpilicueta, Marcos Alonso, Fabregas dhe Pedro, i bënë gjërat më të lehta për mua. Shto këtu edhe bashkëshorten time, Alice Campello, që erdhi me mua.”
Sigal