Monza e tij ka bërë një merkato të madhe, Berluskoni: Ja cili është objektivi ynë!

133
Sigal

Monza e Silvio Berluskonit është duke bërë një merkato të madhe me qëllimin për të qenë sa më kompetitiv në sezonin e ardhshëm të Serisë A.

Lidhur me këtë temë ka folur edhe vetë numri një i klubit i cili në një prononcim për “ANSA” ka theksuar se objektivi i klubit është qëndrimi në elitë.

“Serinë A duhet ta kishim arritur një vit më parë, por gjetëm përballë një arbitër, i cili na mohoi një gol të rregullt.

Sidoqoftë tani jemi këtu dhe me merkaton që kemi bërë shpresojmë të qëndrojmë.

Championsi? Ajo ka qenë një batutë nga ana ime”, u shpreh Berluskoni.