Montela: Interi dhe Milani nuk kanë diferenca. Më pëlqen të bëhem si Spaleti, por…

574
Në konferencën para gazetarëve përpara ndeshjes deçizive me Interin, trajneri i Milanit, Vinçenzo Montela, shprehet se mes dy skuadrave të Milanos diferenca nuk është aq e madhe.
“Nuk besoj se diferenca prej 7 pikësh në renditje është e vërtetë. Të dy ekipet kemi bërë mirë deri tani, dhe kemi ende për të ecur përpara. Në derbi duhet të futemi me mendjen e kthjellët. Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, por jo deçizive, pasi sezoni është i gjatë. Nga lojtarët e mi pres shumë”, – deklaroi Montela.
I pyetur për trajnerin kundërshtar, Spaleti, italiani u përgjigj: “Spaleti është një teknik i shkëlqyer. Ai më ka stërvitur ehe mua, dhe e kam parë transformimin e tij gjatë viteve. Shpresoj të rritem dhe të bëhem si ai, por do doja që flokët t’i mbaja”, – u shpreh trajneri i Milanit.
Sigal