Moisi Dalipi: “Valsi “ pankinave në futbollin e Superiores

198
Sigal

-Nga “Tirana” largohet  Nevil Dede, “Kukësi” emëron Mirel  Josën –

Të paktën në këto dy dekadat e fundit , futbolli shqipëtar është shquar fortë për  shkarkimin e trajnerëve nga drejtimi i skuadrave. Gjithë këto lëvizje në drejtim, një zot i merr vesh , edhe e di me saktësi se si ndodhin dhe përse ndodhin  kaq shpesh. Por ajo që duhet pranuar është fakti se, Shqipëria është vendi rekord në rajon , për të mos thënë në futbollin europian për këto lëvizje kaq të shpeshta. Dhe të gjithë sa dëgjojmë  për lëvizjen e një trajneri nga drejtimi i një skuadre e kemi  gati togfjalëshin  kur themi: “ E mësoi se si kërcehet valsi pankinave dhe ky trajner”. Por në çdo rast këto shkarkime , që dikush  i ilustron  kur thotë “dorëheqje e pakthyeshme”  kanë  si  motivacion  fjalët stampë :”Për rezultate të dobeta”. Më shumë se kushdo këto fjalë i thonë ata që janë “drejtuesit e mëdhenj” të klubeve ,ose siç i quajën ne ndryshe  ose dhe për atë,që ju pëlqen dhe vetë atyre ti etiketojëmë kështu, presidentët e  klubeve të futbollit . Dhe dje pak minuta  se të fillonin ndeshjet e ditës së dytë, të javës së16 të Superiores , të gjithë përjetuam në dy raste  ritmet e “valsit” të  pankinave . Ka ndodhur kështu  tek dy skuadrat tona tashmë të njohura , që shpesh i quajnë ekipe elitare të futbollit shqiptar , siç janë Tirana dhe Kukësi. Kështu tek Tirana , vetëm pak minuta përpara se të fillonte ndeshja  Tirana – Laçi, është  larguar nga drejtimi i skuadrës trajneri Nevil Dede. Të gjithë pa marrë vesh mirë arsyen e vërtetë të këtij largimi të trajnerit bardheblu e etiketuan këtë largim të tij, si një braktisje të skuadrës përpara kësaj sfide jo pak të vështirë. Në fakt e vërteta edhe pse nuk u tha ashtu siç duhet ajo doli në dritë pas ndeshjes edhe pse jo e plotë siç mund të ketë ndodhur. Nga burime të sigurta brenda klubit mësohet se largimi i trajnerit Dede është  për arsye  se në një takim pune përpara ndeshjes midis tij dhe  presidentit Halili  ka pasur qëndrime të ndryshme për aktivizimin e futbollistit të ri Kuka. Dhe   kaq është dashur që  Nevil Dede të mos  jetë  më trajner i Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat gjatë kohës që po largohej nga stadiumi së bashku me ndihmësin e tij Olsi Uku, ai deklaroi se: “Projekti i tij nuk përputhej më me atë të drejtuesve të klubit sa i përket mënyrës së të punuarit dhe zhvillimit të lojtarëve. Dua të jem korrekt me mediat dhe në respekt të të gjithëve do të bëj publik qëndrimin tim pak më vonë. Besoj se tanimë arsyeja është e qartë për të gjithë. Presidenti mendon ndryshe për projektin apo zhvillimin e lojtarëve, ndërsa unë mendoj ndryshe. Kur kemi ndasi të tilla është më mirë që të ndahemi. Por për të qenë korrekt gjithë arsyet e vendimit tim do t’i bëj publike në një qëndrim në profilin tim”, u shpreh Dede. Por nga ana tjeter presidenti Halili  pas ndeshjes të humbur me Laçin do të shprehej se : “Atëherë, është humbje që na largon nga objektivat. Ikja e trajnerit është humbje. Kam lënë atë të flasë. Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët në vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë. Kthim mbrapa s’ka. Kam besim se ai do të thotë të vërtetën. Nuk pendohem për ato që bëj. Kam besim te skuadra dhe besoj se do të eci mbarë. S’është ndonjë gjë për të sqaruar. Përderisa nuk e drejtoi ndeshjen, nuk është më trajneri. Për mua, po doni informacion më të plotë, bisedoni me të. Kemi kohë që mendojmë si të eci klubi përpara. Ndoshta nuk ishte fati me Deden. Kjo situatë ka kaq kohë kështu. Ju në veçanti, mediat, ju respektoj. Jam në dispozicion të flasë ditë e natë. Të gjithë trajnerët, kur kam folur unë para, dilnin e thonin ndryshe gjërat më pas. Jeni shumë të avancuar. Nuk do të marrë një trajner që ka punuar opinionist. Për ta thënë troç, sa herë kam folur unë më kanë kushtuar shtrenjtë financat. Sa herë thuhet u shkarkua trajneri, dynden për kontratën. Ndërhyrje në formacion? Sa herë më do qejfi, do bëj ndërhyrje në formacion. Sa herë të thoni ju që unë kam ndërhyrë, kam ndërhyrë. Kam 20 vjet që ndërhyj. O kanë bërë trajnerët qejf me mua, sa nuk besoj të kenë bërë me dikë tjetër. Kanë qenë gjithmonë të pavarur. Luajnë sipas dëshirës, ia kemi parë hajrin. Jam i lumtur me të gjithë që kemi punuar. Nuk është braktisje. Nuk ka lindur ai burrë që ta braktisë Tiranën. Para se të ikte unë jam takuar me të dhe kemi vendosur. Është bërë një takim me të dhe është mbyllur çështja. Pyeteni Nevilin për shkaqet e largimit. Kur të flasë ai, do jetë më mirë për ne. As unë vetë nuk mund të them për largimin. Skuadra nuk ka ecur mirë. Ne nuk kemi pasur rezultatet të mira.”, tha Halili për mediat. Por specialisti i njohur Atrit Hafizi  që më parë  ka drejtuar dhe Tiranën në emisionin  “Gol, pas Goli”  në “Supersport”  është shprehur se :   Kemi të drejtë të bëjmë një lidhje të ngjarjeve, dhe të nxjerrim një konkluzion. Ngjarja që ndodhi tregon që Dede është thirrur nga presidenti i Tiranës, padiskutim. Problemi ka qenë aktivizimi i Kukës në formacion, mbas largimit të Dedes, ai nuk ishte në formacion. U vërtetua kur në vendin e tij u fut Danso. Ishte me urdhër të presidentit, ky ishte gabim fatal i Halilit, që ndërhyri në punën e trajnerit. Ti ke të drejtë ta heqësh trajnerin, por jo të ndërhysh në punën e tij. Ka hequr shumë trajnerë. Përgjegjësia është e Halilit, nuk lë njeri të punojë aty.Kjo nuk është normale. Klubi kështu do të vuaj gjithmonë. Luan Kuka apo s’luan Halili, nuk është normale. Mund ta çoni edhe Tiranën më keq. Faji është i Halilit, pa diskutim, nuk kemi pse i biem kaq gjatë. Nëse do të vazhdohet me këtë frymë te Tirana, do ta çojnë aty ku s’mban më. Tha që do heqë trajnera dhe nuk do të marrë opinionista, ky është një justifikim. Nuk mund të behet ironi, është përgjegjësia kryesore për largimin e Dedes, jam i bindur që ai ka ikur vetë, edhe në pjesën e dytë u pa qartë aktivizimi i Halilit. Nuk mund ta marrë peng askush Tiranën, është emër i madh Tirana, ka një fanellë të rëndë, jo kështu”, u shpreh Astrit Hafizi. Pra, e vërteta ka dalë qartë që presidenti Halili  ka kërkur të diktojë në percaktimin e formacionit tek skuadra. Kështu Nevil  Dede  që drejtoi Tiranën  për 13 javë  duke arritur  të marr   3 fitore , 8 barazime dhe 2 humbje  ka qënë kurbani i rradhës tek Tirana këtë sezon  duke  ndjekur fatin e trajnerit Egbo që sezonin e kaluar  e shpalli Tiranën kampione , por largimi tij këtë kampionat erdhi me “arsyen” e elminimit  të skuadrës  nga  Korabi. Kujtojmë këtu, sezonin e kalur ku Tirana ndryshoj tre trajner Memën .Ahmtajn dhe Egbon . Nga  burime  mësohet se drejtimin e Tiranës flitet ta marrë trajneri Alban Bushi, pa  u tharë mirë “boja” e shkarkimit të trajnerit Dede tek  Tirana.  Tek skuadra e “Kukësit” shkarkohet trajneri i emëruar pak javë më parë në vend të Skënder Gegës, kuksiani Rahman Hallaçi dhe në vend të tij emërohet tiranasi Mirel Josa. Askush nuk mund të jetë kundër emërimit të Josës në krye të “Kukësit”, por mënyra se si  u shkarkua , kur duket mirë që kjo skuadër me këtë trajner të ri ka marrë rezultateve pozitive siç ka bërë dhe këtë javë ku fiton 2-1 ndaj Bylisit të bën të dyshosh se gjithçka ka qenë e parapërgatitur për largimin e tij. Kështu nga  skuadra e Kukësit  brenda 16 javëve kampionat  janë larguar 2 trajner  ashtu si tek skuadra e Tiranës. Por në të  njëtën gjatësi vale me këto dy ekipe është dhe skuadra e Laçit që tani drejtohet nga Shpëtim Duro dhe më parë është drejtuar nga Armando Cungu dhe Stavri Nica. Po kështu themi dhe për skyuadrën e Apollonisë që pas   largimit të dy  trajnerëve ,italianit Xhovani Kolela  dhe korçarit Nikolin Cocli , në krye të skuadrës ka  ardhur italiani që “braktisi” Dinamon për një aventurë të re në Kategorin Superiore, Fabricio Kamarata . Kështu pra ,Tiran , Kukësi, Laçi dhe Apollonia janë katër skuadrat e Kategorisë Superiore që secila prej tyre kanë qenë  të detyruara  që  në më pak se gjysmën e rrugës së kampionatit të njohin nga tre trajner të ndryshëm në drejtim. Por nga burime mësohet se në prag  të largimit mund të jenë  dhe  trajneri  Ahmataj i Skënderbeut dhe Dovedan i Bylisit. Gjjithçka mund të ndodhw, sepse  askush nuk mund të parashikoj asgjë të saktë se, cili nga trajnerët aktual mund ta përfundojë  deri në fund të sezonit në krye të skuadrës që drejton. Në fubollin shqiptar, gjithçka është e paparashikuar dhe gjithçka mund të ndodh.