Moisi Dalipi: Trajneri Edi Reja zhgënjimi i Kombëtares dhe “Superliga”

383
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Të gjashtë ditët e ekipit tonë kombëtar të ngarkuara  me tre ndeshje për kualifikueset në grup për  eleminatoret  e botërorit “Katar 2022” kanë prodhuar shumë diskutime në opinionin tonë sportiv. Në fakt  këto diskutime, që shpesh herë marrin dhe trajtën e debateve e kanë nxitur vetë paraqitja  e ekipit tonë kombëtar në ndeshjen me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Pavarësisht  se  në tre ndeshje  ekipi  mori dy fitore dhe  pësoi një humbje , ajo që nuk kënaq fort është loja  aspak bindëse që ka zhvilluar skuadra  jonë kombëtare. Pra,  fituan  me rezultatin 0-1 me Andorrën dhe me rezultatin 0-2 me San Marinon  , si humbën në fushën tonë 0-2 me Anglinë. Duke i parë  më në detaj  këto ndeshje  në plan të parë na rezulton se kemi fituar ndaj  dy skuadrave të futbollit amator dhe që kanë popullsinë sa  ka sot  një lagje e Vlorës  dhe kemi humbur  ndaj shpikëseve të futbolliit anglezëve ndaj të cilëve  në   5 ndeshje të humbura kemi shënuar vetëm një gol dhe kemi pësuar 14 gola.  Por, në analizën që bëhet  nuk dolën llogaritë që bënte dhe vetë trajneri Edi Reja  kur në  prononcimin për shtyp në prag të  këtyre ndeshjeve  pyetjes  se me sa pikë do të kënaqeshit në tri ndeshjet kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos është përgjigjur se: Mirë do të ishte 9 pikë, por edhe nuk janë keq…(qesh). Përtej batutës, mendoj se do të ishim vërtet të kënaqur me 7 pikë. Duhet të jemi realist”. Tani që të tre ndeshjet  janë zhvilluar dhe në 6 ditë janë fituar 2 ndeshje dhe kanë marrë 6 pikë dhe jo  7 pikë sa kishte objektivin trajneri  Reja, me të drejtë themi se Edi Rejës nuk i dalin llogaritë.

Por përtej kësaj loja jo e mirë e zhvilluar në këto tre ndeshje eliminatore ka vendosur në qendër të kritikave, trajnerin italian, Edi Reja, i cili akuzohet nga tifozët dhe analistët e futbollit  se zhvillon shumë lojë mbrojtëse dhe ndryshon gati çdo ndeshje rreshtimin e ekipit, duke mos pasur akoma një formacion bazë. Edhe shpesh herë në “emisionet analyze” ka një përplasje mendimesh midis atyre që e thonë qartë dhe hapur se loja që ka zhvilluar deri tani  ekipi ynë kombëtar nuk bind aspak dhe atyre që bëjnë “specialistin”, sepse kështu ka marrë urdhër. Dhe këta tip “specialistash’ që  për fat të keq nuk janë të pakët  rëndësi ka që Shqipëria fitoi me Andorrën dhe San Marinon, duke kryer mirë detyrën dhe pak rëndësi ka cilësia e lojës. Por këta ‘ustallaër” të emisioneve sportive, që janë dehur nga  6 pikët që ka  marër në këto tre ndeshje ekipi ynë kombëtar dhe harrojnë se Shqipëria  këto pikë i ka marrë ndaj skuadrave që kanë harruar të shijojnë dhe barazime në ndeshjet në fushën e tyre. Por po të dëgjoje këta  të vetëquajtur “specialista” të futbollit në dy ndeshjet  ato ndaj Andorrës dhe San Marinos se si komentonin   dhe trasmetonin këto ndeshje vërtet ndiheshe keq me ato fjalë dhe etusiazëm  i shfrenuar që të ngarkonte veshët. Dikush shkon  dhe më tej  kur “fluturon”  me këto dy  fitore që bëjnë 6 pikë dhe që janë një bazë e mirë  në përballjet e rradhës ato  të muajit shtator ndaj Polonisë dhe Hungarisë .

Por nuk mungojnë dhe ata  që në opinionet e tyre i bëjnë këto dy ndeshje të fituara edhe pa u zhvilluar. Një fakt i tillë kërkon të thotë  motivim me të keqen , sepse në këto tre ndeshje Shqipëria ishte një hije e vetvetes në shumë drejtime. Fakti që në ndeshjen me Andorrën me shumë vështirësi  arritën të shënonin golin e fitores dhe në atë me San Marinon për më shumë se 60 minuta nuk arritëm të godasin më shumë se  një herë portën kundështare janë  faktet që duhen analizuar për të bërë ndryshimin. Pak ditë  më parë skuadra e vendit  fqinje e Maqedonisë të Veriut arriti të merrte fitore 1-2 ndaj Gjermanisë, duke shënuarr një sukses  historik,  jo vetëm, sepse pas 20 viteve  gjermanët humbisnin  një ndeshje zyrtare  në  fushën e tyre dhe maqedonasit  shkruanin një rekord  të historisë të tyre të re sportive dhe të gjithë kanë gëzuar dhe festuar me maturi. Në studion e tyre sportive është folur dhe lakuar ky sukses i merituar si  një sukses kolektiv dhe jo meritë e trajnerit  dhe  autorëve të shënimit të golave. Mediat gjermane reagojnë të shokuar pas humbjes së papritur të ekipit kombëtar gjerman në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut në Duisburg 1:2. Surpriza e mbrëmjes ishte Maqedonia e Veriut, që mundi në transfertë Gjermaninë, me rezultatin 1-2. Golat e suksesit historik u shënuan nga Pandev dhe Elmas. Humbja e Gjermanisë bëhet edhe më historike, për faktin se është e para për Gjermaninë në kualifikueset e një Botërori pas 20 vitesh, që prej asaj disfate në Mynih në vitin 2001 kundër Anglisë, ku mundej 1-5.”  -shkruanin  në mbrëmje të 31 marsit 2021  agjesitë sportive të lajmeve, ndërkohë që gazetarët, kometatorët  dhe analisët e këtij vendi fqinjë edhe pse kishin arsye të festonin dhe gëzonin si pak kush për këtë  sukses historik të futbollit të tyre  me shumë optimizëm dhe larg vetëkënaqësisë  janë shprehur për të qenë të matur dhe me këmbë në tokë për gjithëçka në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri Igor Angelovski është treguar më i përmbajtur kur është shprehur: “Fituam një ndeshje jo titull dhe kupë”. Kemi ende ndeshje përpara dhe nuk duhet të gëzojmë përpara kohe për atë që dunam të realizojmë  si objektiv “. E sollëm këtë shembull për të treguar se fqinjët   tanë  kanë arsye për  ta kthyer në një festë të futbollit këtë sukses , sepse kanë fituar një ndeshje në fushën e një superfuqie të futbollit  botëror siç është Gjermania , por nuk janë  nxituar, kurse  Shqipëria  dhe “specialistët e studiove “ e quajën sukses të madh fitoren ndaj Andorrës dhe San Marinos dhe 6 pikët që ka për momentin ekipi ynë kombëtar. Llogaritë më të mira bëhen në fund , ku fotofishi tregon gjithëçka. Gjithsesi ajo çfarë është prodhuar deri tani nuk ka asgjë bindëse në lojë dhe në rezultate edhe pse ka raste që nuk mungojnë vetvlerësimet kur thuhet “jeni një skuadër me grup të mirë  me futbollistë cilësorë”. Pa shumë ngjyrime të  ndezura dhe të tepruara paraqitja e ekipit tonë kombëtar në këto tre ndeshje ishte një dështim i plotë edhe pse trajneri Reja kërkon t’i mbulojë defektet e mangësitë me fjalët justifikuese se “Andorra ishte ekip i bezdisshëm dhe Anglia është një superfuqi”. Nga llogaritë që bëhen rezulton se Shqipëria po nuk  ju mori pikët e plota  skuadrave të doëeta dhe po  nuk shfrytëzoi mirë faktorin fushë në përballjen me të fortët e grupit, s’mund t’i realizojë objektivat, që janë për të qenë në tre vendet më të mira? Trajneri Reja i di mirë këto ndaj pas cdo ndeshje ku nuk bind loja, ku lë për të dëshiruar skema e zgjedhur për të vënë në funksion manovrën sulmuese justifikimet janë të pranishme. Kjo skuadër e ndërtuar kështu ku mungojnë futbollistët e kampionatit shqiptar dhe ata që bëhen pjesë e saj aktivizohen në skuadra të niveleve të ulëta, ose kanë humbur vendin e titullarit nuk mund të pretendohet për skuadër që të luajë  futboll rezultativ.

Në kohën afërsisht dy vjeçare që trajneri Reja drejton ekipin  tonë kombëtar janë provuar  43 futbollisët , ku pjesa më madhe vijnë nga kampionatet e  huaja, kurse futbollistët  e kampionatit janë harruar fare. Për trajnerin  Reja ka rëndësi rezultati i një ndeshje dhe aspak e ardhmja e skuadrës. Po të shikosh listën e bërë zyrtare nga trajneri Reja për këto tre ndeshje në 28 futbollistët e listuar vetëm një Hoxhallari i Tiranës vinte nga kampionati shqiptar. Por të shkosh më tej , jemi përballë faktit se është futbollisti bardhebluve,  që u bë pjesë e kësaj dhe liste ishte  më shumë për të prishur syrin , sepse  jo vetëm që nuk mori minuta loje edhe në ndeshjet përballë kundështarëve modest, por nuk është parë as në proces nxehmjeje. Ka disa vite që trajnerët e ekipit kombëtar harrojnë që në Shqipëri ka një kampionat që zhvillohet , nga i cili kanë dalë futbollistë që sot i vlerësojmë të domosdoshëm për ekipin kombëtar. Cikalleshi, Kallaku, Roshi, Trashi , Selmani, Doka dhe Yzuni janë “prodhime”  të futbollit shqiptar dhe kampionatit të tij. Edhe këto vlera futbollistike  shumë pak për të mos thënë fare janë parë në fushën e lojës. Tek drejtuesit e skuadrës është krijuar një mendim që ka  disa vite që apikohet: ku rëndësi ka të jesh pjesë e një skuadre jashtë vendit dhe  e ke gati vendin  e titullarit në ekipin kombëtar. Në 18 ndeshjet që drejton ekipin kombëtar,  trajneri  italian Reja futbollistët nga kampionati shqiptar janë harruar të bëhen pjesë e skuadrës  kombëtare.