Moisi Dalipi: Superiorja e Futbollit, 5 gola që “prodhuan” 13 pikë

348
Sigal

Kështu ka ndodhur në javën e fundit të kampionatit të  82-të kombëtar të futbollit. Një konkluzion ky që arrihet fare lehtë, kur vendos përpara rezultatet e javës 9-të për Kategorinë Superiore, të cilat duan të thonë se vetëm  5 gola të shënuar në 5 ndeshjet e zhvilluara, të cilat   kanë “prodhuar”  13 pikë për 10 skuadrat pjesmarrëse. Kjo është java më e varfër deri tani për këtë kampionat  për nga  golat e shënuar. Por nuk është hera e parë dhe as e fundit që ndodh kështu në historinë e futbollit shqiptar, kur dihet mirë se për nga formatimi, skudrat pjesëmarrëse  dhe  gjeografia tij, ky  kampionat që  kemi  gati 20 vjet që e kemi  emëruar  Kategoria Superiore, është një “novacion”që askush nga vendet fqinjë nuk e ka në zbatim. Tashmë jemi mësuar dhe me të papriturat  që  na  jep ky  lloj futbolli që jemi duke zbatuar, ndaj nuk është e tepërt të themi, se: “askush të mos  habitet  me ato   prodhon këtë lloj futbolli që  ushtrojmë.” Gjithsesi, rezultatet së  bashku me klasifikimin provizor që na  jep  të drejtën të shprehemi  kështu, tani që futbolli shqiptar, kur ka përshkuar vetëm një të katërtën  pjesë të “udhëtimit” tij  për  këtë sezon.

 

JAVA  E  9-TË KATEGORIA SUPERIORE

‘Laçi’               1-0   ‘Vllaznia’

( Xhixha 88`)

‘Partizani’       0-0   ‘Bylis’

‘Skënderbeu’  1-1   ‘Tirana’

(Mara  42`/ Batha 71`)   

‘Kastrioti’        1-0   ‘Kukësi’

( Bardhi 17` )

‘Apollonia’       0-1   ‘Teuta’

(L. Vila  28`)

 

KLASIFIKIMI  KATEGORIA SUPERIORE

1.’Vllaznia’        19 pikë

2.’Kukësi’           16 pikë

  1. ‘Partizani’ 13 pikë
  2. ‘Tirana’ 13 pikë
  3. ‘Teuta’ 13 pikë
  4. ‘Kastrioti’ 13 pikë
  5. ‘Laçi’      11 pikë
  6. ‘Bylis’ 8  pikë
  7. ‘Skënderbeu’ 6 pikë
  8. ‘Apollonia’ 5  pikë

Dhe një koment i përgjithshëm  për këtë javë kampionati do ishte ky: Në mbrëmjen e ditës shtunë, sfida ‘Partizani’-‘Bylis’ 0-0, mbylli fazën e parë të Kategorisë Superiore për sezonin 2020-2021. Pas 9 javëve, ‘Vllaznia’ qëndron në krye të renditjes me 19 pikë. Edhe pse shkodranët sot u mposhtën nga ‘Laçi’ 1-0, kuqeblutë përsëri ruajtën vendin e parë në tabelë pasi dhe ‘Kukësi’ u mposht nga ‘Kastrioti’ me rezultatin 1-0. Verilindorët nuk mund të ruanin ecurinë e fitoreve ndaj krutanëve duke u mposhtur në fushën e Kamzës nga krutanët. Me humbjen e sotme, skuadra e Skënder Gegës qëndron në vendin e dytë me 16 pikë. Pas nënkampionëve të Shqipërisë vijnë në bllok 4 skuadra me pikë të barabarta (13). Edhe pse ‘Partizani’ zhgënjen në 4 ndeshje radhazi, skuadra e Ilir Dajës e mbylli fazën e parë të këtij sezoni me 13 pikë. Të kuqtë barazuan 0-0 me ‘Bylisin’, por ajo që shqetëson është fakti se “demat” nuk shënojnë dhe s’fitojnë në 4 ndeshje radhazi. Kampionët në fuqi, ‘Tirana’ kanë grumbulluar po kaq pikë sa rivalët e përjetshëm të tyre. Skuadra e Nevil Dedes u ndal nga ‘Skënderbeu’ në Korçë 1-1. Bardheblutë i presin të mërkurën një sfidë shumë e vështirë me ‘Kukësin’ e vendit të dytë dhe fitorja ndaj verilindorëve do të rriste akoma besimin te skuadra për të mbrojtur titullin. Me 13 pikë vjen në vendin e pestë ‘Teuta’, e cila mundi sot ‘Apoloninë’ në Fier 0-1. Pas 6 barazimeve radhazi, durrsakët besojnë se mund të kenë thyer “mallkimin” e kësaj pjese të parë të sezonit. Mbresa pozitive le ‘Kastrioti’. Krutanët, të cilët u rikthyen këtë sezon në Superiore, mposhtën pretendentët për kampion, ‘Kukësin’ dhe me 13 pikë në vendin e gjashtë, ekipi i Ramazan Ndreut është brenda objektivave. ‘Laçi’ pozicionohet i shtati me 11 pikë, por fitorja ndaj ‘Vllaznisë’ mund të jetë nisja e një serie pozitive te kurbinasit. ‘Bylisi’ qëndron në vendin e “play-out” me 8 pikë. Megjithatë, barazimi me ‘Partizanin’ 0-0 vlen për të treguar se ballshiotët mund të arrijnë akoma më shumë në këtë sezon. ‘Apolonia’ mbyll renditjen me 5 pikë. Fierakët kanë kaluar një fazë të parë kaotike duke ndërruar 3 trajnerë vetëm në fazën e parë të këtij sezoni. Dhe  duke i vendosur ndeshjet në “tastierën “ e një komenti në të detajuar rezulton se ‘Laçi’ që nga  24 mars 2014,  nuk njeh  humbje në fushën e tij  ndaj ‘Vllaznisë’ . Kjo skuadër ka mposhtur kryesuesit  shkodranë  edhe kësaj  rradhe me rezultatin 1-0 falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 88-të. Një fitore tepër e rëndësishme për të besuarit e Shpëtim Duros, në një sfidë tepër të luftuar që prodhoi raste nga të dyja krahut. Me këtë triumf, kurbinasit u ngjitën në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë ‘Vllaznia’ mbetet në vendin e parë me 19 pikë. Gjithsesi një “leksion” i mirë ky për kryesuesit kuqeblu, për të   kuptuar  më  mirë se mbajtja e vendit parë kërkon të fitohet  edhe  në fushën e kundërshtarëve të  tillë  si ‘Laçi’. ‘Partizani’ 0-0 ‘Bylis’ Trajneri Daja për arsye shëndesore nuk  ishte në drejtim për këtë ndeshje, duke ia besuar gjithçka ndihmësave të tij. Dhe rezulati barabartë  0-0  do të thotë se ‘Partizani’  ka plotë katër vjet që  nuk  fiton ndaj ‘Bylisit’, ashtu  siç ka  katër  ndeshje  radhazi pa gjetur rrugën e rrjetës! ‘Partizani’ duket se ka humbur shenjestrën. Skuadra kryeqytetase nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në “Elbasan Arena” ndaj ‘Bylisit’. Një pikë kjo që kënaq ballshiotët. Ky ishte barazimi i katërt në këto 9 javë të fazës së parë për “Demat e Kuq”, që ka arritur të grumbullojë 13 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, me pikë të barabarta me ‘Kastriotin’, ‘Tiranën’ dhe ‘Teutën’. Ndërkohë ‘Bylisi’ i Dovedan, shkon në kuotën e 8 pikëve, teksa mban vendin e 8-të dhe shpreson   shumë se tani  ka ardhur momenti pë të bërë  kthesën e duhur. ‘Skënderbeu’ 1-1 ‘Tirana’! Një  ndeshje e bukur që  nuk nxorri fitues edhe pse ishin korçarët ata që shënuan të parët, me anë të Uendi Marës, i cili pas një kombinimi perfekt me Mensah, ia del ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 42’. Pjesa e dytë nisi me ‘Tiranën’ më kërkuese, por në minutën e 67’ bardheblutë mbetën me 10 lojtarë pasi Ismajgeci u ndëshkua me karton të kuq, pas një momenti nervozizmi me Qaqin. Kur mendohej se për  ‘Tiranën’ gjërat u vështirësuan, ky karton i kuq i zgjoi bardheblutë, të cilët vetëm 3 minuta më vonë gjetën golin e barazimit me Idriz Bathën, i cili shënoi pas një aksioni të krijuar nga ai vetë. Pas kësaj kampionat kishin edhe raste të tjera, por nuk ia dolën të shënonin golin e përmbysjes. ‘Kastrioti’  i drejtuar nga një trajner  që e njeh aq mirë  futbollin shqiptar, ka ndalur  me fitoren 1-0  ‘Kukësin’ e trajneri Skënder Gega. Ka mjaftuar ai gol i shënuar nga Bardhi në minutën e 17`, që krutanët të harrojnë dy ndeshjet e fundit zhgënjyese, kurse  ‘Kukësi’ të ndalë ecurinë e tij pozitive në  këto javët e fundit, duke mos   e shfrytëzuar mundësinë për të kapur në krye të klasifikimit  ‘Vllazninë’. ‘Apollonia’ 0-1 ‘Teuta’! Ka mjaftuar goli shënuar nga Lorenc Vila në  minutën e 28`,  ju ka dhënë tre pikë më shumë vlerë durrsakëve jashtë fushës tyre, duke thyer  dhe serinë e gjatë të shtatë barazimeve. Ndërkohë në anën tjetër,  skuadra e “Apollonisë” që  po jeton  krizën që i ka sjellë “valsi”  pankinës, kur në  9 ndeshje ka ndryshuar tre trjajnerë, ende nuk e ka kuptuar se qëndrimi në Superiore është një detyrë e vështirë, që duhet  vlerësur dhe besuar  më shumë tek ata që e realizuan këtë rikthim pas pesë viteve, se sa tek njerëz kalimtarë, që shumë herë e kanë përdorur futbollin shqiptar si një mundësi për të pasurur biografinë e tyre të varfër sportive. Gjithsesi,  kemi lënë pas vetëm këtë  fazë të  këtij kampionati, sepse e dyta   nis të mërkurën më 23 dhjetor 2020,  kur do kemi këto ndeshje:

 

‘Kukësi’           -‘Tirana’

‘Skënderbeu’  -‘Teuta’

‘Apollonia’       – ‘Vllaznia’

‘Laçi’                 -‘Bylis’

‘Partizani’        -‘Kastrioti’

Çuditë  e  futbollit  të Kategorisë  së Parë 

Një shpikje më vete, që vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kështu, është zhvilimi kampionatit të Kategorisë Parë. Dhe këto çudi që nuk lenë njeri pa habitur kanë të bëjnë me  formatin e zhvillimit të këtij niveli të futbollit shqiptar. Perveç  faktit që  në grupin A, për çdo javë qëndron pushim një skuadër,  që ndryshe sjell shpërpjestime në numrin e ndeshjeve në klasifikim, në grupin B, habitë nuk kanë të  mbaruar. Kështu,  çdo javë, dy skuadra  ju duhet të qëndrojnë pushim, për shkak se tërheqja nga gara në momentet e fundit e “Luftëtarit”, ka bërë që numri skuadrave në këtë grup të zvogëlohet me tetë ekipe. Dhe formula e zhvillimit të ndeshjeve në këtë grup është e tillë, ku çdo javë dy skuadra qëndrojnë pushim. Një fakt i tillë ka bërë që në renditjen e  këtij grupi, skudrat të mos kenë  asnjëherë  numër të barabartë të ndeshjeve të zhvilluara. Dhe ky fakt  bën që  një skuadër, që  një javë, edhe pse mund të jetë  në klasifikim më poshtë se të tjerët,  me një fitore  që mund të marrë  në javën e rradhës, të dalë në krye të klasifikimit, duke shfrytëzuar  faktin që rivalët janë pushim. Paradoks  ky  në këtë grup ku renditja nuk tregon asnjëherë realitetin dhe vlerat e skuadrave. Për më tepër që ky lloj formati zhvillimi   e zgjat pa kuptim garën e një sezoni, me lloj –lloj shpikjesh të ndeshjeve “play –off” dhe “play –oaut” të cilat jo vetëm që nuk  e nxisin garën, por e dëmtojnë  më shumë  atë. Ndoshta ka ardhur koha t’i jepet fund këtyre eksperimenteve që janë çuditë që prodhon  futbolli shqiptar,  që kur shikon renditjen as kush nuk është në  gjendje të thotë se cila  javë e kampionatit është duke u zhvilluar në  të dy grupet. Gjithsesi, le t’ju njohim me  rezultatet e kësaj jave  dhe klasifikimin e grupeve përkatëse:

GRUPI    A

‘Besëlidhja’  0-0   ‘Oriku’

‘Korabi’        1-0   ‘Erzeni’

(Ismailaj 63` )

‘Burreli’       0-0   ‘Dinamo’

 

‘Partizani B’ 1-1  ‘Veleçiku’

(Peqini  47`/ Shekj  86`)

‘Vora’                  -pushim

KLASIFIKIMI GRUPI A

  1. ‘Dinamo’ 17 pikë
  2. ‘Korabi’ 16 pikë
  3. ‘Burreli’ 15 pikë
  4. ‘Besëlidhja’ 11 pikë
  5. ‘Partizani B’. 8 pikë
  6. ‘Oriku’ 7 pikë
  7. ‘Erzeni’ 5 pikë
  8. ‘Veleçiku’ 5 pikë
  9. ‘Vora’ 4 pikë

GRUPI B

‘Tomorri’ 1-0      ‘Besa’

(Canka 36`)

‘Lushnja’ 2-2       ‘Turbina’

(Etudaiye  42`, Hysi 62`/ Spahiu  9`, 93`)

‘Pogradeci’ 2-1   ‘Flamurtari’

(Lako  84`, Lickolari 93`/ Diamnti 35`)

‘Egantia’ dhe ‘Elbasani’  -pushim .

 

KLASIFIKIMI GRUPI B

1.’Egnatia’       12 pikë

  1. ‘Pogradeci’ 12 pikë
  2. ‘Lushnja’ 12 pikë
  3. ‘Tomorri’ 11 pikë
  4. ‘Besa’ 10 pikë
  5. ‘Turbina’ 7 pikë
  6. ‘Flamurtari’ 7 pikë
  7. ‘Elbasani’ 0 pikë
  8. ‘Luftëtari’ 0 pikë