Moisi Dalipi: Sporti me sinjalin e kuq në semafor

412
Sigal

Ishim mësuar që stina e vjeshtës të sillte një gjallëri të veçantë të kampionateve dhe garave sportive. Natyrshëm që bashkë me ato  dhe  çdo qytetar ta shijonte ndryshe fundjavën. Si  pjesë shpirtërore dhe  kulturë e njerzëve, sportin nuk e zëvendëson  tjetër kush për rolin dhe emocionet që sjell. Por, këtë vjeshtë të 2020-ës, ne shqiptarët, duhet të bëjmë edhe pa sport dhe për pasojë pa një fundjavë ndryshe. Dhe faji  nuk është i pandemisë të Covid -19, por për bojktimin thuajse total të bërë nga futbolli dhe të mos zhvillimit të kampionateve në sportet e tjera. E pra, e thënë qartë, sporti është me semafor të kuq, duke mos njohur gara dhe ndeshje as në sportet e luajtura me këmbë, dhe as me në ato të luajtura me dorë. Disa herë e  kemi trajtuar këtë temë në shkrimet tona, por siç duket jemi bërë  të “bezdishëm” vetëm për  ata që e kanë bërë detyrë të bëjën zgjidhjen e duhur  dhe jo për lexuesit, tanimë të shumtë që plot kureshtje duan të dinë dhe nga rubrika jonë “Sport”  diçka më shumë nga realitet sportit tonë kombëtar. Duke i qëndruar besnik misionit  tonë në shërbim të lexuesëve, le të kthehemi tek ky realitet sportiv, që duhet thënë se është sa i pazakontë, por dhe aq shpresëmunguar për një zgjidhje të shpejtë.

               “Filloni  kampionatin, që të takoheni  me kryeministrin”

Kjo është shprehja që ka lënë pas në tavolinë  negociatori qeverisë, deputeti Fidel Ylli,  pak ditë më parë në takimin me “të pabindurit e futbollit” , anëtarët e Ligës Profesioniste. Dhe përgjigjja që ju kthyen në  këtë rast ishte: “bojkotim të fillimit të kampionatit, deri në plotësimin e katër kërkesave. Dikush e mendoi si një dritë jeshile për zgjidhjen e stituatës, kur u tha se do të bëhet një argumentim sqaruar i çdo kërkese, duke sjellë në  mënyrë të detajuar atë që kërkohet nga njerëzit e futbollit. Kujt i besohet se ata që kanë në dorë zgjidhjen nuk  kuptojnë mirë katër kërkesat e bëra nga Liga Profesioniste e futbollit, kur vetë ata, në mars të 2019,  i kishin sygjeruar  kryeministrit të premtonte se “futbollistëve  do t’ju hiqet tatimi në pagë jo  2 dhe 3  vjet, por për 7 dhe 10 vjet? E pra, ata që luajnë futbollin kërkojnë jo vetëm për vete, por për  të  gjithë sportistët të mbahet ky premtim. Për të qenë më konkret le të sjellim në vëmendje përsëri ato këtër pika që njerëzit e sportit kërkojnë me këmbëngulje të marrin zgjidhje ligjore. Dhe ato  janë: 1.Ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi si funksionon deri më sot ka prodhuar zero sponsor në futboll. 2. Përfshirja e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masë 6%, njësoj si sektorët e bujqësisë e turizmit. 3 .Falja e gjobave e kamat vonesave për detyrimet fiskale të klubeve. 4.Zgjatja e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 në 10 vjet. Të  qarta të kuptushme janë, por dhe të domosdoshme për sportin në  tërësi. Gjithsesi, qoftë Liga Profesioniste, qoftë F,SH,.F –ja , apo  specialistët  dhe ekspertët që duan t’i mbushin mendjen shtetit dhe qeverisë se  zgjidhja mendohet kështu, nuk kanë mundur të bindin qeveritarët për të kthyer një përgjigje zyrtare. Siç duket  shprehja “Filloni  kampionatin, të takoheni  me kryeministrin” është një kusht i panegociushëm nga qeveria, ashtu siç është po i tillë  dhe kushti vendosur së fundit nga Liga Profesioniste,  ku shprehet se “Bojktimi kampionatit është  i panegociueshëm deri në zgjidhjen e kërkuar”. Kështu këto  dy qëndrime të kundërta e kanë ndezuar semaforin me sinjal të kuq,  për futbollin duke  larguar nga fushat e lojës plot 20 mijë futbollistë nga të gjjtha kategoritë dhe  nivelet e tij . Tani së fundi mësohet se  drejtuesëve të   “shtëpisë të futbollit europian”, U.E.F.A  nuk ju ka pëlqyer kjo mungësë  zgjidhje, ndaj kanë menduar që shumë shpejt  të kërkojnë të zhvillojmë  bisedime me kryeministrin Rama. Tema është e  qartë: “Futbolli kërkon zgjidhje, qeveria të mbajë premtimet”.

                                 “Kampionati”  i ndeshjeve miqësore     

Edhe pse  futbolli  ka rreth dy muaj që ju mungon ndeshjeve zyrtare, vetë skuadrat kanë gjetur një zgjidhje tjetër, atë me ndeshje miqësore, për të mbajtur formën sportive të futbollistëve. Kështu gjatë  muajit shtator jemi mësuar të dëgjojmë nga kronikat se: “Tirana” 5-1 “Vora” ; “Bylis” 2-1 “Labëria” ; “Egnatia” 2-0 “Lushnja” ; “Partizani”  3-2  “Pogradeci”; “Vllaznia”  0-0 “Teuta”;  e kështu rezulate pa fund dhe pa protokoll. Nga një analizë e bërë rezulton se  “Bylis” , “Vllaznia”, “Partizani” dhe  “Apollonia”,   në Kategorinë Superiore  dhe “Egnatia” , “Turbina”, “Tomorri” , “Burreli” , “Erzeni”  dhe “Korabi” në  Kategorinë e Parë si dhe “Vora” , “Labëria”,  “Sopoti”,  kanë zhvilluar më shumë ndeshje miqësore se të tjerët  në këtë periudhë. Aq e vërtëtë është kjo, sa që skuadrat po kthehen për herë  të dytë dhe të tretë  të njëjtit kundështar. Në preteksin e përgatitjeve për sezonin e ri, si dhe të për të testuar afrimet  nga merkato këto ndeshje miqësore po kthehen në një kampionat më vete, në mungesë të kampionateve zyrtare. Me të drejtë, kur shikon gjithë këto ndeshje miqësore, testuese dhe kontrolluese, edhe mund të mendosh se cila nga skuadrat do jetë  fituesja e titullit kampion në kampionatin e  ndeshjeve miqësore? Le të presim  se cili do të jetë fituesi, në kushtet kur nuk duhet se kur dhe kush do të jetë zgjidhja për katër kërkesat që ka paraqitur Liga Profesionste. Ato çka thuhen dhe dëgjohen  se “sezoni futbollistik do të fillojë këtë ose atë  javë” është një “premtim” i atyre që dinë ti bëjnë mirë këto dhe në mugesë të zgjidhjes. Gjithësesi, “kampionati” ndeshjeve miqësore është duke i zhvilluar, ndeshjet  pa një kalendar zyrtar dhe  i pandarë  në  bazë të kategorive që përfaqësojnë.

Sportet me dorë kanë mbetur pa trofe

Basketbolli dhe volejbolli shqiptar janë  nga të vetmit dhe më të çuditshmit lloje sporti që sezonin e kaluar  e mbyllën pa shpallur fituesit e sezionit. Edhe pse arsyeja ka qenë mungesa e përfundimit të sezonit për shkak të pandemisë të Covid -19, shumë skuadra e kanë kundështuar këtë gjë. Fotografimi sezonit, pikërisht aty ku ndërpre, në ditët e para të muajit mars 2020, nuk ishte zgjidhja e duhur dhe mirëpritur. Skuadrat kryesuese në basketboll dhe  volejboll mbetën pa  trofe dhe pa titull, duke  bërë të gjithë sezonin nul. Një fakt i tillë  nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e sporteve të lojrave me dorë. Por një fakt i tillë duket se do të vazhdojë edhe këtë sezon, edhe pse skuadrat kanë mbi një muaj që kanë filluar përgatitjet. Mungojnë ndeshjet dhe garat sportive, sepse Komiteti Teknik i Ministrisë Shëndetësisë  nuk po i kthen një përgjigje kërkesave të përsëritura të federatave. Arsyeja se  këto lloj sporti  zhvillohen në salla të mbyllura nuk është shumë bindëse, sepse tifozët kanë disa vite që nuk ndjekin këto lloje sporti, por dhe për atë, që si baskebolli dhe volejbolli, në vendet europiane, jo vetem që kanë nisur sezonin sportiv, por mendojnë dhe kthimin e tifozëve  në pallate dhe salla sportive. Por jo vetëm basketbolli dhe volejbolli por  mundja, peshëngritja, pinpongu,  e të tjerë, kanë mbetur me sinjal të kuq  në “semafor”, në pritje të  një zgjidhje të munguar.