/Gazeta TELEGRAF
Kushdo që ndjek sapo pak Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar , ashtu sic e kemi pagëzuar vet këtë nivel futbolli ndoshta me të padrejtë që nga viti 1999 , sepse në fakt sipas shkallëve është niveli dytë dhe asgjë më shumë , i bëjën përshtypje dy fakte intersante . Rekordi më shumë se sa dhe evropian, që po shënon klubi futbollit të “Elbasanit’ , që në 11 javë kampionat nuk ka arritur të marr asnjë pikë , si dhe rrëshqitja e pandalur që ka marr këtë sezon skuadra e “Flamurtarit” të Vlorës.Duke ju referuar dhe rezultateve të javës të fundit të Kategorisë së Parë , ku “Elbasani” humbi me shifërat 1-2 ndaj Pogradecit dhe “Flamurtari” është turpëruar keq nga “Tomorri” në Berat ,duke u mundur me rezultatit 4-0 e kupton qartë gjëndjen që po kalon futbolli në Elbasan dhe Vlorë. Shifrat e rezultateve duan të thonë se deri tani skuadra e “Elbasanit” në 11 javë kampionat ka regjistuar 11 humbje , ose e thënë ndryshe 0 fitore dhe 0 barazime .Më qartë kjo do thotë se kjo skuadër ka 0 pikë në klasifikim si pak kush tjetër deri tyani në historine futbolit shqiptar. Dhe po të kërkosh ta krahasosh këtë gjëndje të skuadrës të “Elbasanit” me cdo skudër të kampionateve të tjera në nivel evropian dhe pse jo dhe atë botëror , mund të mos gjesh një skuadër të tillë ngjashme me 0 pikë. Duke qënë ëe jemi tek shifrat skuadra e “Elbasanit” në 11 javë kampionat ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 31 gola .Këto shifra të golave të shënuar me ta të pësuar janë nga më të këqijat për këtë skuadër që nga viti 1930 , kur është krijuar dhe klubi verdheblu. Kjo pasqyrë e rezultateve kaq shumë negative ka bërë që ‘Elbasani’ të vazhdojë të mbetet i gozhduar , pa as më voglin ndryshim përpara , në vendin e fundit në klasifikimit e grupit A. Pak më mirë , por vetëm një shkallë më lartë se ‘Elbasani” në grupin A , ndodhet skuadra e “Flamurtarit” që mban thjeshtë vendin e 7 -të në klasifikim , me ato 7 pikë sa ka grumbulluar deri tani.Një vend aspak komod ky për skuadrën vlonjate , që me sa duket e ka ulur “flamurin’ në gjysëm shtizë. Dhe po të ndodhte që “Luftëtari” të mos tërhiqej nga gara që në javën e parë të kampionatit , me të drejtë sot do të kishim dhe do të thoshnim që “Flamurtari” është në vendin e 8 –të në klasifikim dhe “Elbasani’ në vendin e 9- të .Rezultatet ja u japin këtë të drejtë , sepse dhe Flamurtari në 11 javë kamponat ka bilancin 2 fitore , 1 barzim dhe 8 humbje , me 6 gola ttë shënuar dhe 16 të pësuar.Edhe tek “Flamurtari” shifrat e rezultateve janë për turp të historisë që ka kjo skuadër .Që në pamje të parë ajo cka po vuajën tani së fundi këto dy skuadra të njohura të futbolit shqiptar , ësht vetëm një pjesë e dramës që po përjeton futbolli shqiptar në këto vite të trazicionit të zgajtur shoqëror.
Dhe ky fakt bëhet dhe më shumë i keqardhur kur flitet për skuadrën e “Elbasanit” e cila përpara vitit 1997 është e njohur në futbollin tonë me emërin “Labinoti.” Kjo skuadër në historin e saj ka fituar dy herë titullin kampion kombetar në sezonet 1983-1984 dhe 2005-2006 , po dy herë ka fituar Kupën e Shqipërië në vitet 1975 dhje 1992 , si dhe ka fitur një herë Superkupën në vitin 1992. Por këtyre fakteve duhet tju shtosh dhe paraqitjen e mirë që ka bërë kjo skuadër në pjesmarrjet e saj në ndeshjet për Kupën Ballkanike dhe atë të Evropës . Me jo më pak histori është dhe Flamurtarii që ka koleksionuar një titull kampion në sezonin 1990-1991 , katër Kupa të Shqiprisë në 1985 1988, 2009 dhe 2014 , si dhe dy Superkupa 1990 dhe 1991.Dhe të gjitha këto trofe kulmohen me atë paraqitje të jashtëzakoshme të kësaj skuadre në sezonet 1986 dhe 1987 në Kupat e Evropës , kur arriti deri në turin e tretë të saj , duke arritur rezultate si pak kush përball Barcelonës, Partizan –Beogradit dhe Vismut –Aue . Dhe i sollën këto fakte , jo thjeshtë nga nostalgjia e atij futbolli të bukur që kanë sjell në futbollin shqiptar dhe të evropian këto dy skuadra të qyteteve Elbasan dhe Vlorë , por dhe për atë vend nderi që kanë ato në traditën e mirë sportive të Shqipërisë . Por Elbasani dhe Vlora kanë pjesën e tyre me futbollistët cilësor ë kanë dhënë ekipit kombëtar shqiptar në vite dhe dekada. Kështu e thënë qartë “Elbasani’ dhe ‘Flamurtari’ janë dy klube futbolli të nderuar për atë cka kanë bërë më parë me historin e tyre.Por nga ana tjetër të vjen keq që këto dy skuadra po vuajën në mënyrën më të keqe këto vitet e fundit.Kështu “Elbasani” në këto 20 vitet e fundit , përjashto sezonin 2005-2006 kur shpall dhe kampion kombëtar , në pjesën më të madhe sezoneve ka qënë pjesë e skuadrave të nivelit dytë , madje në sezonin 2017-2018 deri në nivelin e tretë , ose në Kategorin e Dytë. Por dhe Flamurtari në këto dy dekadat e fundit përvec suksese ka përjetuar zhgënjimin sepse në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006 si dhe ne sezonin 2020-2021 ka rënë një kategori më poshtë. Gjithsesi më shumë se sa këto fakte, tepër shqetësuese është gjëndja që po kalojën këto skuadra në sezonin aktual , ku dhe ardhmja e tyre nuk është aspak premtuese .Në Elbasan të thonë se skuadra e qytetit tyre ka disa vite që është braktisur nga pushteti vendor në cdo drejtim.
Dhe ato pak fonde qe i jepen futbollit janë vetëm nga xhepat e presidentit Laze , sepse Bashkia nuk do tja di për vlerat dhe histori që ka kjo skuadër në futbollin shqiptar. Dhe gjithëcka ka nisur në vitin 2016 , kur në Bashkinë e Elbasanit, është shqyrtuar nga Këshillit Bashkiak, i cili ka dhënë dhe miratimin e tij për shitjen e 54% të aksioneve me një vlerë prej 50 milionë lekë. kompanisë fatazëm , të vetshpallur si angleze “Level UP”,,Drejtuesit e kompanisë “angleze” deklaronin se do të kryenin investime në klub, për mundësuar në rritjen e nivelit të futbollit .Në të njëjtën kohë ata premtuan se do të ndërtojnin disa kënde dhe ambiente sportive në qytetin e Elbasanit, të nevojshme për stërvitjen e lojtarëve dhe organizimin e aktiviteteve sportive si dhe krijimin e një akademie sportive..Të gjitha këto nuk u bënë asnje herë realitet dhe tashmë klubi futbollit ka mbetur jetim ,pa ditur se cili është drejtimi tij në të ardhmen Edhe pse ky problem është i njohur dhe ka marr disa herë rrugën e proceseve gjyqësore , askush nuk di të japi një përgjigje e cila është e zgjidhja e duhur .Tek klubi futbollit ‘Flamurtari” që nga viti 2014 dty kompanit turke “T.R.K” dhe . “Atlasjet’ ka marr me Akt-Marveshje të rinovushme adminstrimin e klubit vlonjatë.Shumë plane dhe shumë premtime janë bërë për ngritjen e shoqërisë sportive”’Vlora Sport” dhe deri tek ajo cka thënë përpara 4 vjetëve kryeminstri Rama për ngritjen e një stadiumi të ri ishin “karamelet” joshëse, që asnjeherë nuk bënë realitet. Ndërkohë që premtimet e bëra me vend dhe pa vend shtuan vetëm detyrimet dhe penalizimet ndaj kontratave të pa zbatura me futbollistët dhe institucioneve shtetore.
Kriza e plotë që ka mbërthyer klubin vlonjatë , si dhe penalizimet nga organizmat e futbollit botëror kanë bërë që shumë futbollist dhe specialist të humbasin besimin për të qënë pjesë e “Flamurtarit”. E thëmë më qartë “Flamurtari “ po perjeton krizëm më thellë të intedentit të tij që ka sjell një gjëndje qënuk premton të ardhmen .Tani së fundi flitet nga pushteti vendor për privatizimin e klubit.Një formulë e tillë premtimi është bërë dhe herë të tjera , por asnjeherë nuk ka ndodhur dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dështimin ,Kuptohet që pasojat e kësaj papërgjrshmërie të shtetit dhe pushtetit ka rënë mbi skuadrën vlonjate e cila këtë sezon e ka ulur në gjysëm shtizë “flamurin” e Flamurtarit të madh dhe plotë histori .Por si kjo gjëndje e pa shpresë e futbollit që është sot në Elbasan dhe Vlore e gjen te pranishme edhe Kavajë , Lushnjë,Berat,Gjirokastër e Lezhë .Një histori me vete është ajo cfar po vuan klubi njohur “Dinamo” . Gjithsesi,këta shembuj po tregojën se nuk kanë për të mbetur të vetëm .”Skendrebeu” i Korcës që me sa duket ka rënë këtë sezon nga “kali”dhe mund të jetë ai që sezonin e ardhshëm do ti bejë shoqëri ‘Elbasanit” dhe “Flamurtarit”.