Moisi Dalipi: Partizani fitues i “derbit” dhe Flamuartari , pa “flamur”

587
Sigal

Moisi DALIPI

Partizani fitues i “derbit” dhe Flamurtari pa flamur

Java e gjashtë ka mbyllur siparin e saj me kryendeshjen nga Partizani ndaj Tiranës me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Melon në 29` dhe Solomon në 34` për të kuqtë dhe Hasani në 79 për bardheblutë. Kështu Partizani bëhet fitues i ndeshjes “derbi” të kryeqytetit numër 154 , duke ruajtur traditën e mirë në drejtimin e presidentit Demi që dhe mbrëmë ka përsëritur bukur shprehjen se “Sa të jem unë president, Tirana nuk fiton në ndeshjet ‘derbi’” Gjithsesi me këtë fitore Partizani ngjitet në vendit e pestë në klasifikim me 10 pikë aq sa kanë dhe Tirana dhe Kukësi që ndajnë vendet e tretë dhe katër. Me këtë fitore Partizani lajmëron qartë rivalët: “Duhet kujdes, po vjen Partizani”! Dhe këtë gjë partizanasit e treguan dhe mbrëmë në “Selam Stërmasi” duke fituar bukur, plot kredo dhe, mbi të gjitha, iu dhanë tifozerive një ndeshje të interesante. Në fakt Partizani e fitoi ndeshjen që pjesën e parë kur shënoi dy herë me anë të Melos që kurorëzoi me gol dhe këmbëngulje shembullore atë aksion vetjak në minutën e 29`dhe pak minuta më vonë në të 34` Solomon me kokë dyfishon shifrat për partizanasit. Pjesa e dytë është e bukur nga mënyra se si Partizani administron fitoren dhe Tirana që shpreson tek shpirti garës. Por ka vetëm ngushtim rezultati me golin e shënuar nga Hasani në minutën e 79’ dhe asgjë më shumë. Partizani fiton ndeshjen duke e dërguar në 66 numrin e fitore në ndeshjet “derbi” kundrejt 40 të Tiranës dhe 48 barazime të regjistruara në 154 ndeshjet e zhvilluara. Me këtë fitore skuadra e kuqe ka fituar dhe trajnerin Lerda që me këtë ndeshje ka kaluar, në farë mënyre, dhe “provimin” në drejtimin e Partizanit. Kështu në pesë ndeshjet e kësaj jave janë shënuar 15 gola me mesataren 3 gola për ndeshje, janë dhënë 4 penallti të realizuara të gjitha dhe janë dhënë 2 kartonë të kuq dhe 31 të verdhë, Për nga rezultatet, klasifikimi dhe kalendari ndeshjeve të ardhshme është si më poshtë:

KATEGORIA SUPERIORE

( Java e gjashtë 29-30 shtator 2019 )

Tirana 1-2 Partizani

Hasani 79`/ 29` Melo , 33` Solomon

Teuta 1-0 Kukësi

Kallaku 83`(11m)

Vllaznia 4-0 Skënderbeu

Lika 41`67`(11m), Zogaj 84`, Hygor 90`+4`

Bylis 5-0 Flamurtari

Qardaku 30`, Goxhaj33`, Ntepe 40`, 77`, Guido 72`

Luftëtari 1-1 Laçi

Rapo 10`/ Naubuese 90`+4` (11m)

KLASIFIKIMI

  1. Teuta 11 pikë
  2. Bylis 11 pikë
  3. Kukësi 10 pikë
  4. Tirana 10 pikë
  5. Partizani 10 pikë

6 .Vllaznia 9 pikë

  1. Skënderbeu 9 pikë
  2. Laçi 6 pikë
  3. Luftëtari 5 pikë
  4. Flamurtari 1 pikë

(Java e shtatë 05.10.2019)

Skënderbeu –Luftëtari

Kukësi -Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Partizani –Teuta

Laçi –Bylis

Teuta rigjen fitoren për të synuar shkallët e sipërme në klasifikim në përballjen me kryesuesit e shkurorëzuar nga ana e tyre, Kukësin me shumë ambicie. Në pamje të parë këto lëvizje vertikale të kuksianëve me ngjitje-zbritjet e tyre në klasifikim duket se skuadra po kalon një “minikrizë” të mungesës të rezultateve të kërkuara. Kjo ndeshje e administruar mirë nga durrsakët e tregoi që fillim hapur se Teuta do synon me çdo kusht fitoren. Rastet për shënim janë të dyanshme, por goli qëndron i fshehur diku në fundin e kësaj ndeshje. Gavazaj-Abazaj-Shkurtaj janë një trioja-sulmuese që kërkojnë t’i japin fitoren skuadrës tyre. Trajneri Blendi Shkëmbi në pjesën e dytë shton forcat në sulm duke i dhënë një vend titullari dhe Sherif Kallakut. Pjesa e dytë ka më shumë ekuilibër, edhe pse zëvendësimet e dyanshme e vendosim ndeshjen në enigmë të plotë, se kush do jetë fituesi. Gjashtë kartonë të verdhë dhe dy të kuq, ku Todorovski dhe Maliqi janë “aktorët” më të ndëshkuar në të dyja skuadrat. Dhe kur mendohej se barazimi do kënaqte të dy kundërshtarët, në minutën e 83` vjen dyluftimi mbrojtësve Obanor-Hoxha, ku durrsaku ka fituar penalltinë që e kthen në gol plot kredo sportive Kallaku. Minutat e fundit nuk mjaftojnë që kukësianët të korrigjojnë rezultatin. Kështu Teuta i ka rrëmbyer përkohësisht kryesimin Kukësit, i cili me trajnerin Duro shigjetojnë gjyqtarin, Enea Jorgji.

Fitore e thellë 4-0 e Vllaznisë në “Loro Boriçi” përballë Skënderbeut. Një fitore me kaq shumë gola sikur ishte harruar këto javë të para të kampionatit nga shkodranët që deri në këtë prag ndeshje kishin shënuar vetëm një gol në atë fitore minimale 1-0 në javën e parë me Laçin. Nga ana tjetër Skënderbeu që pranoi pa kushte këtë humbje, në llogaritjet që bën i rezulton disi e largët deri në vitet e shekullit kaluar një humbje me katër gola, të pësuar në Shkodër. Dy herë nga penalltia në minutat e 44` dhe 68`, kapiteni Gilman Lika iu jep siguri shokëve të skuadrës për suksesin. Sulmuesi ri, 22-vjeçari Silvio Zogaj që në prekjen e parë të topit (hyri si zëvendësues në minutën e 82`) ka treguar veten. I ka\në mjaftuar 60 sekonda lojë të gjejë plot finesë golin e tretë për Vllazninë. Dhe të gjithë reportorin e mbyll me golin e tij, që është i katërti për Vllazninë në këtë ndeshje,sulmuesi Hygor, në minutën e 93` kur ngre stekën e rezultatit në 4-0. Asgjë për Skënderbeun që me mungesën e stabilitetit në rezultate dhe ndeshjet e zhvilluara është vështirë të parashikohet si pretendent.

Luftëtari kërkoi dhe besoi fort tek fitorja ndaj Laçit deri në sekondat e fundit kur miqtë barazuan me penallti me anë të Nuabueze në minutën 90`+4`. Gjirokastritët kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 10, kur kapiteni Donald Rapo me atë gjuajtje nga distanca ka mposhtur bukur portierin e Laçit, moldavin Dimitri Stazhilla. Në kornizën e minutave 10`-93` të ndeshjet nuk mungojnë rastet për të dyja skuadrat, dukë vënë në diskutim jo pak dhe drejtimin e skuadrës laçjane nga trajneri Starova. Gjithsesi, goli i barazimit për drejtuesit e Luftëtarit , është një “dhuratë” nga gjyqtari Olsi Ferataj, i cili sjell edhe reagim të ashpër nga skuadra gjirokastrite, e cila deklaron se në rast përsëritjeje, do shkojë deri në tërheqjen e saj nga gara e kampionatit.

Bylsis 5-0 Flamurtari! Një fitore tenistike në shifra që jep vetëm tre pikë aq të domosdoshme për mallakastriotët që rriten çdo javë në lojë, rezultate dhe klasifikim. Bylis pasi ka bërë “viktima” të serisë pozitive të javëve të këtij kampionati “të fortët” si Skënderbeu, Kukësi dhe Partizanin, në këtë ndeshje ka lënë “pa flamur” dhe Flamurtarin. Plot pesë gola të pësuar nga vlonjatët e çngjyrosur, ku autorët janë Qardaku në minutën 30` Goxhaj 33`, Ntepe 40`dhe 77`dhe Guido 72` kanë mjaftuar për të treguar se Flamurtari i këtij kampionati që tani e ka vendosur kandidaturën për të kaluar në Kategorinë e Parë. Në gjashtë javë vetëm një pikë, me pesë humbje dhe një barazim me 15 gola të pësuar dhe 4 të shënuar. Më keq nuk ka ku shkon dhe nuk ka ku të krahasohet për këtë Flamurtar që çdo gjë mund të jetë, por skuadër futbolli jo. Flamurtarit nuk i duhen premtime, por zgjidhje konkrete. Idrizi apo Leli, shteti apo pushteti kanë pjesën e përgjegjësisë së tyre për paraqitjen e këtij Flamurtari që nga ndeshja ne ndeshje është kthyer në një skuadër pa “flamur”.