Moisi Dalipi: “Kurbanët” e Disiplinës dhe futbolli shqiptar

543
Sigal

MOISI DALIPI

 “Kurbanët” e Disiplinës  dhe futbolli shqiptar

 

Dikush mendoi se u harrua  dhuna  e ushtruar ndaj gjyqtarit Sokol Bebja në ndeshjen e Kategorisë së Parë të zhvilluar javën e kaluar midis Shkumbinit dhe Dinamos.Por as sherri masiv në ndeshjen e së mërkurës të Kategorisë Superiore asaj midis Tetutës dhe Partizanit. Në tavolinën e punës dhe në tastierën e gjykimit të Komisionit të Disiplinës pranë F.SH.F –ës  ka pasur dje dhe raste të tjera që janë sjellë për gjykim nga ky komision, por këto dy raste ishin më të veçuarat që troditën jo pak  futbollin shqiptar.Gjithsesi  le të njihemi me vendimet për këto dy raste .

 

 JA TË GJITHA VENDIMET:

  1. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në bazë të nenit 28 të KDS, zbritjen e KF Shkumbini në një kategori më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.

Në bazë të nenit 57/2 të KDS, KF Shkumbini, humbet ndeshjen kundër KF Dinamo, në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

  1. Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.
  2. Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Partizani, Ëilliam Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

E  thënë më qartë  për të dy rastet janë dhënë plotë gjashtë masa, ku më e rënda është ajo që ndëshkon klubin dhe skuadrën e Shkumbinit. Por duhet pranuar se rasti ka qënë sa i rëndë po aq dhe i ndëshkueshëm për ata që e menduan dhe  vepruan në atë moment. Edhe pse  klubi peqinas u distancua nga kjo ngjarje, duke ja “faturuar” këtë  ngjarje tifozëve të irrituar nga niveli gjykimit masa e dënimit ka rënë dhe mbi klubin dhe vet skuadrën. Por duke e parë këtë dhunë të ushtruar ndaj gjyqtarit do ishte më trasparante që dihet se cili është  qëndrimi organeve ligjzbatuese ndaj personave që ushtruan këtë dhunë ndaj gjyqtatrit të ndeshjes Bebja. Deri tani për këtë ngjarje kemi parë vetëm  qëndrimin dhe masat e dhëna nga Komisioni Disiplinës , por nuk dihet zyrtarisht se cfar po bëhet me personazhet e kësaj ngjarje. Që nga 10 tetori 2019 ka hyrë në fuqi ligji  për ndjekje penale për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë ndaj futbollistëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve sportive. Deri tani askush nuk di të thotë se ky rast është në dosjet për ndjekje për tu ndëshkuar. Në këtë rast Komisioni i Disiplinës e ka pasuar bukur topin diku tjetër, por do ishte më e drejtë që kishte një vendim dhe ata që ishin shkaktarë për këtë dhunë. Jo shumë larg, por në kampionatin e kaluar këtë fat dhe për këtë arsye është përjashtuar ekipi Kamzës. Shumë futbollistë që nuk ishin aspak fajtorë u endën rrugëve dhe të pa paguar duke mos i përfillur askush. E njëjta gjë pritet të ndodhi dhe me futbollistët e Shkumbinit që në këtë rast bëhen fajtor pa pasur faj. Gjithsesi rasti është flagrant dhe janë të gjitha provat filmike si filloi dhe përfundoi kjo ngjarje, ndaj duke e riparë ato përsëri mendohet se rrethi i të përfshirëve në këtë ngjarje është më i madh. Ju takon në veçanti organeve kopetente të merren me këtë çështje që në një farë mënyre kërkoj të “shfrynte” topin e futbolit. Por jo më pak i rëndë është rasti i katër futbollistëve të Teutës dhe Partizanit të cilët në minutën e 62- të në ndeshje sollën një sherr masiv ku përfshin për disa minuta kjo vetëm lojtarët në fushë ,por edhe ata në pankina. Grushta, shkelma dhe fyrje të tilla stadiumi “Niko Dovana” kishte vite që nuk e përjetonte një ngjarje të tillë. Dhe të bën përshtypje fakti se  dy lojtarët e Partizanit të përfshirë në këtë ngjarje  ishin Melo dhe Boldor që  janë futbollistë të huaj që mbajnë veten se vijnë nga futbolli profesionist, por janë prezantuar më pak se amatorët. Duke gjykuar pak më tepër të paktën për këto dy raste, duhet pranuar se miniskena të tilla ndoshta në përmasa më të vogëla janë pranishme në çdo javë të futbollit shqiptar. Pothuajse pas çdo ndeshje trajnerë dhe futbollistë akuzojnë hapur për lojë të rëndë, për shkelma dhe goditje, për fyerje dhe sharje, për presione  deri në  kërcënime për të toleruar skuadrën kundërshtare. Jashtë këtij rrethi viczkoz nuk janë dhe “xhaketat e zeza”. Gjyqtarët e ndeshjeve ashtu siç kërkojnë mbrotjen, ku për çdo veprim kundër tyre vihen në lëvizje ligji, po ashtu duhet të veprohet, kur niveli tyre i gjykimit është favorizues. Shprehja se “dhe gjyqtarët janë njerëz që mund të gabojnë” duhet ti lërë vendin togfjalëshit:”se gjyqtarët janë njerëzit që duhet të mbajnë dhe të japin drejtësi në fushat e futbollit”. Në shumë ndeshje të kategorive dhe moshave të ndryshme rastet nuk mungojnë të jenë prezente, por duhet pranuar se shpesh kalohet me një tërheqje vëmendje dhe kaq. Futbolli shqiptar ka probleme, por duhet pranuar se  qëndrimet, masat dhe vendimet që merren shpesh zbuten me kalimin e kohës, duke bërë që ata që janë “kurbanët” e ngjarjeve rikthehen përsëri, madje  dhe më “trima” në fushat e futbollit. Dhe kësaj metode duhet dhënë fund, sepse futbolli është një vlerë që edukon, argëton dhe bashkon njerëzit. Ata që e duan futbollin ndryshe, duhet ti qëndrojnë sa më larg fushave dhe stadiumeve të sportit.