Moisi Dalipi: Kupa që e ka çmimin pesë milionë lekë

552
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ditën e mërkurë janë zhvilluar ndeshjet çerek finale të Kupës së Shqipërisë në futboll. Një trofe  ky që nuk e  ka ndryshuar shpërblimin me 5 milion lekë për fituesin, edhe pse nuk dihet me saktësi viti kur është vendosur kështu edhe pse disa thonë se është një vendim nga “shtëpia” e futbollit që ka dalë nga viti 2003. Kështu, cila nga katër skuadrat Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Skënderbeu të cilat kanë sigurar tashmë pjesëmarrjen në gjysmë finale, po ndodhi që të jenë fitues të Kupës të 69- të Shqipërisë do marri si shpërblim një shumë prej 5 milion lekësh të reja. Ndërkohë fitimi i titullit kampion në Superiore ka si shpërblim shumën 10 milon lekë. Edhe ky stimul për fitimin e titullit kampion me shumë gjasa është vendosur thuajse në një kohë dhe mbledhje të zhvilluar  nga Komiteti Ekzekutiv i F.SH.F-së.

Gjithsesi pak rëndësi ka fakti se në çfarë viti është marrë ky vendim, por kryesore mbetet se shpërblimi së bashku me atë të fitimit të titullit kampion  është i vjetruar dhe aspak motivues për skuadrën. Këtë gjë e thonë drejtuesit e klubeve, administratorët, presidentët dhe pse jo dhe disa specialistë të F.SH.F-së. Disa nga shpjegimet që japin argumentojnë se krahas lavdisë së trofeut, Kupa e Shqipërisë është një kompeticion për të cilin ka një shpërblim të përcaktuar nga FSHF-ja. Bëhet fjalë për 50 milionë lekë të vjetra që i jepen skuadrës fituese në këtë kompeticion. Mirëpo, ky nuk është i vetmi shpërblim monetar që merr ekipi fitues. Kupa është gjithashtu një biletë që garanton pjesëmarrjen në Europë. Si e tillë, pjesëmarrja në turin e parë kualifikues të Europa Ligës, e cila shpërblehet me 225 mijë euro, e çon shpërblimin minimal të mundshëm që është i garantuar, në afro 300 milionë lekë (të vjetra). Këto janë arsye të mjaftueshme për impenjimin maksimal në këtë kompeticion. Të mendosh dhe ti bësh llogaritë kështu, është njësoj sikur të flasësh  dhe argumetosh me shifrat dhe faktet e shumë viteve përpara. Faktet duan të thonë se nga viti në vit për futbollin janë bërë investime në infrastrukturën e fushave dhe stadiumeve, në bazë materiale dhe së fundmi është menduar për të   vendosur dhe përshtatur sitemin VAR për Kategorinë Superiore që në sezonin e ardhshëm. Burimet finaciare janë siguruar jo vetëm nga të ardhurat primare dhe dytësore që merr F.SH.F-ja, por dhe nga zbatimi i projekt-programeve të akorduara nga F.I.F.A.dhe U.E.FA. Në këtë kotenkst do ishte vërtetë i pranueshëm dhe motivues ndryshimi i shpërblimeve për fitimin e të dy trofeve si për titulin kampion, po ashtu dhe për fitimin e titullit kampion. Shumë nga drejtuesit e klubeve shprehen se shpërblimet që mund të marrin nga fitimi i trofeve në pjesën më të madhe të tyre shkojnë për të paguar gjobat e vendosura herë pas here nga komisionet e disiplinës, etikës e të  tjera pagesa të detyrushme, që duhen gjatë zhvillimit të një sezoni futbollistik. Pra, e thënë më qartë shpërblimi për fituesit e trofeve në futbollin shqiptar është sa i vjetëruar, po dhe aq me mungesë  motivimi për skuadrat pjesëmarrëse.

Por, një tjetër problem  jo i vogël për skuadrat pjesëmarrëse në ndeshjet çerekfinale ishte dhe mungesa e lincesimit të tyre nga U.E.F.A  për të marrë pjesë në  garat evropiane po të rezultonin si fitues të  Kupës. Kështu do të ndodhte me “Korabin” dhe “Dinamon” e Kategorisë së Parë të cilët po të ishin fitues të këtij trofeu do të përballeshin me zgjidhjen e këtyre probleme dhe standarteve të vendosura nga U.E.F.A. Eleminimi i tyre që në turin çerek final nga “Vllaznia” dhe “Skënderbeu” e ka lehtësuar barrën dhe deyrimin institucional ndaj këtye dy klubeve të nivelit të dytë të futbollit shqiptar, por kjo përgjegjësi duket se është transferuar tek dy gjysmë finalistët “Skënderbeu”, që është dënuar nga U.E.F.A për 10 vite mos pjesmarrje në Kupat e Evropës, por dhe “Vllaznia” që ka probleme me licensimin për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera nga vitet e kaluara. Risi në ndeshjet çerek-finale të kësaj Kupe mund të vlerësohet vetëm formula e zhvillimit të ndeshjeve ndryshe nga ai i sezoneve të kaluara. Kështu hedhja e shortit shmang aleancat që kanë ndodhur sezonet e kaluara, kurse formula e sigurimit të kualifikimit brenda një ndeshje direkte rrit përqëndrimin e skudrave edhe pse ekipet me koeficent më të mirë të sezoneve të kaluar janë si skuadra pritëse në këtë rast. Gjithsesi tashmë katër ndeshjet çerek finale janë zhvilluar dje dhe janë përcaktuar  4 skuadrat gjysëm finaliste që do vazhdojnë  rrugëtimin e tyre drejt fitimit të Kupës të Shqipërisë. Dhe gjysmë finalistët janë  Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Skënderbeu.

Dinamo-Skënderbeu 1-3
(Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60`)
Vllaznia-Korabi 1-0
(Kruja 16′)
Teuta-Kukësi 1-0
(Vila 10’)
Laçi –Partizani 0-0
( me penallti 4-3, kualifikohet Laçi)

Kronikat e ndeshjeve kërkojnë të thonë se kishte garë, dëshirë dhe impenjim për të bërë ndoshta dhe surpriza. Skënderbeu ka arritur një fitore me peshë në Kupën e Shqipërisë teksa ka mposhtur 1-3 në “Selman Stërmasi” Dinamon dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. Shifrat u hapën me Mensah në minutën e 21’, Berisha realizoi golin e dytë në minutën e 43’ dhe më pas Pusi trefishoi rezultatin. Goli i Uelber në minutën e 63’ u krijua sikur do të hapte sfidën, por ky rezultat i shkon përshtat skuadrës korçare e cila këtë sezon po përjeton momentin më të vështirë në dekadën e fundit, teksa po lufton për mbijetesë, por Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv reale për Skënderbeun duke parë paraqitjen e ditës së sotme ndaj kryeqytetasve. Vllaznia nuk e ka pasur tëe lehët të kualifikohet për në gjysmë finale e Kupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Korabin në  ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

 

Pjesa e parë foli e gjitha për shkodranët, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me Arsid Krujën në minutën e 16’, i cili me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte më ndryshe, ku të dyja skuadrat u shfaqën më pak kërkuese. Kukësi ka humbur edhe “trenin e fundit” për të shkuar në Europë, teksa është eliminuar nga Teuta, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët e Mirel Josës, u mposhtën me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”, falë golit të realizuar nga Emiljano Vila në minutën e 10-të me kokë. Pas sezonit zhgënjyes në kampionat, skuadra e Kukësit, regjistroi sot dështimin e saj të rradhës. Laçi ka eliminuar me penallti (4-3) Partizanin. Një kualifikim me shumë energji të  harxhura  për skuadrën  e Shpëtim Duros, teksa ndeshja nuk prodhoi asnjë gol për 120 minuta për të dyja skuadrat. Një ndeshje që kishte emocione ku nuk munguan rastet e dyshimta gjatë ndeshjes. Drejtuesit e Partizanit kanë shënjestraur gjyqtarin Kridens Meta si “mëkatar” për raste për penallti në favor të tyre. Për sa i përket gjuatjes të penalltive, Laçi u tregua më i saktë duke shndërruar në gol 4 nga 5 të tilla, i vetmi që gaboi ishte, Musta, ndërkohë që te Partizani, gabuan Bardhi dhe Cara. Kështu  pra Vllaznia, Skënderbeu, Teuta dhe Laçi janë gjysmë finalistet e Kupës së 69-të Shqipërisë në futboll për sezonin 2020-2021. Por përtej këtij fakti fituesi duhet ta dijë që tani se  “shpërblimi” për fitimin e këtij trofeu është  vetëm 5 milion lekë. Ky është çmimi që i kanë vendosur shumë vite përpara Kupës së Shqiperisë në futboll.