Moisi Dalipi : Kategoria e Parë në ritmet e “valsit” të pankinave

682
Sigal

   -Rekord orgjinal, 10 skuadra janë drejtuar nga 27 trajnerë-

Tashmë  na është bërë e zakoshme të dëgjojmë që pas rezultateve jo pozitive të shkarkohet trajnerëi skuadrës.Në futbollin shqiptar ky po kthehet në një virus më vete  , ndaj nuk bënë shumë përshtypje pse ndodh kështu. Kjo është dhe asryeja që   shpesh  këto  lëvizje i quajnë dhe “valsi” pankinave. Ndoshta ky  “detaj “ që  shoqëron gjithmonë dhe më shpesh futbollin shqiptar ka bërë më shumë përshtypje, kur  ky ‘vals” është i pranishëm në Kategorinë Superiore  ku deri tani  sezon janë shkarkuar plotë dhjetë trajnerë .Kështu ka ndodhur  me Anesti  Gjoken tek Kukësi, Sulejman Starovën tek Laci, Ardi Memën dhe Julian Ahmataj tek Tirana , Klodian Duron dhe  Jorgo Marantas  tek Luftëtari ,Dritan Sadetinin dhe Luan Bircen tek Flamurtari,Frako Lerdën  tek Partizani dhe  Bledi Shkëmbin tek Teuta.Një rekord më vete ka qenë, ku brenda një dite  janë  shkarkuar tre  trajnerë  njëkohsisht . Kështu vetëm Skënderbeu , Vllaznia dhe Bylis janë skuadrat që  deri tani janë  jashtë këtij “valsi” , sepse  tek të  shtatë ekipet e tjera jo vetëm që ka ndodhur kështu , por duhet thënë se janë bërë ustallarë të interpretimit të  këtij lloji “valsi. Ndoshta deri në fund të sezonit mund të ketë fakte të tjera  me numra  të tjerë ,por  ka dhe më keq se kaq , sepse në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar , ku  deri tani  janë zhvilluar  në 16 javë kampionat , 10 skuadra janë drejtuar   nga plotë 27 trajnerë. Një rekord orgjinal ky,që është vështirë ta kotatosh në  kampionatin e një vendi tjetër. Siç duket futbolli  shqiptar  ka mënyrën e tij të fuksionimit, ka orgjinalitetin e tij që pak kush i ngjan në disa gjëra të veçanta. Duke parë një llogari të thjeshtë që bëhet , 160 ndeshjet  që kanë zhvilluar deri tani  këto  10 skuadra të Kategorisë Parë , ku kanë drejtuar  27 trajnerë , rezulton që çdo trajnerë ka drejtuar  skuadrën e vet  afërsisht në 5.9 ndeshje. Shifra shumë intergruese që shqetësojnë jo pak .Gjithsesi  ritmi largimit të trajnerëëve është jo pak i frikshëm  dhe nuk është çudi që me këto ritme të thyhet  ndonjë rekord botëror. Duke dashur  të shuajn kureshtjen e lexuesëve. Le të  njihemi me  skuadrat e kapura nga ky “virus” , që ndryshe duhet thënë se ka bërë ‘batërdin’  tek trajnerëët me “valsin” e pankinave.

Kështu,deri tani skuadra e Erzenit është drejtuar nga katër trajnerëët që janë: Gentian Begeja ,Vladimir Gjoni ,Stavri Nica dhe  Dorian Bubeqi.

Turbina, është drejtuar nga katër  trajnner që janë: Ergi Lubani .Genti Stojku ,Alfrend Allamani dhe Vladimir Gjoni .

Dinamo , është drejtuar nga katër  trajnerë   që janë: Igli Allmuca ,Olsi Uku, Mauro Mazoni dhe Fabricio Kamarata.

Burreli , është drejtuar nga tre trajnerëët që janë: Gentian Stojku,Alert Alcani dhe Renato Hoti .

Korabi ,është drejtuar nga dy trajnerë që janë: Dorian Bubeqi  dhe Klavis Dalipi .

Tërbuni ,është drejtuar nga dy trajnerë që janë: Oltijon Kërnaja dhe Edmomd Dalipi.

Egnatia  , është drejtuar  nga dy trajnerë që janë :Ndricim Kashami dhe Artan Bano.

Devolli  , është drejtuar nga  dy trajnerë që janë :Stavri Nica dhe Festim Fetollari.

Shënkolli , është drejtuar  nga dy trajnerë që janë: Dritan Smajli dhe Anteu Pepa.

Oriku , është drejtuar  nga dy trajnerë  që janë: Artan Sakaj dhe Eqerem Memushi.

Nga analiza që bëhet  skuadra e Erzenit  shumë më ndryshe se çdo sezon tjetër  në kaq  pak javë kampionati është drejtuar nga katër trajnerë  që  e kanë  drejtuar  dhe më parë atë. Vladimir Gjoni ,Stavri Nica dhe  Dorian Bubeqi kanë ardhur në drejtim të kësaj skuadre pasi kanë drejtuar më parë në këtë sezon skuadra të tjera  në këtij niveli si Burrelin  , Devollin dhe Korabin.

Vendi  pestë në grupin A  me 21 pikë  nuk po kënaq dëshirat e drejtuesve , ndaj nuk është  ndonjë suprizë që javët e ardhshme “valsi” pankinës  të jetë përsëri i pranishëm. Turbina siç duket kërkon ta sigurojë mbijetësën e saj  duke ndryshuar  në çdo katër javë kampionat drejtuesin e pankinës. Fitorja e javës kaluar në ndeshjen derbi ku drejton trajnerëi burrelas Vladimir Gjoni mund të këtë sjell brendësi ndryshe , por vështirë të besosh se kjo gjë nuk  do përsëritet  që në rastin e përë që Turbina të humbas  qoftë dhe një ndeshje. Kështu në këtë “garë” është dhe Dinamo që e ka nisur me Igli Allmucën dhe  pas dy trajnerëëve Olsi Uku dhe Mauro Mazoni , tani së fund i është besuar italianit tjetër  Fabricio Kamarata , pa gjetur vetveten  dhe  mbijetesën e shumë dëshiruar . Burreli  që nisi  me Gentian Stojkun më pas  me ,Alert Alcani  tani ka përfunduar  tek ndihmëstrajnerëi  Renato Hoti  me ,të cilin po arrin disa rezultate pozitive.Gjashtë skudrat e tjera  që janë Korabi , Egnatia,Tërbuni ,Devolli , Shënkolli dhe Oriku kanë bërë  “kurban”   6 trajnerë  , duke ju besuar 6 trajnerëëve të tjerë . Kështu  nga  19 skuadra që ka për momentin  në dy grupet e saj  Kategoria e Parë  vetëm   në   9 prej tyre vazhdojnë të drejtojnë po ata trajnerëë që e kanë filluar dhe po  e vazhdojën kampionatin.Kastrioti,Besëlidhja,Veliceku në grupin A  dhe Apollonia ,Pogradeci , Lushnja , Besa ,Ilria dhe Elbasani  në grupin B , janë skuadrat që vazhdojnë ti rezistojnë këtyre lëvizjeve . Përveç  skuadrave kryesuese të bënë përshtypje fakti që Besnik Duli tek Velceku ,Fatmir Sala tek Ilria dhe Shkëlqim Leshanaku tek Elbasani  edhe pse kanë mungesë të rezultateve vazhdojën drejtojnë , sepse askush tjetër nuk pranon të marrë  përgjëgjësit tek këto skuadra  që çdo javë po përjetojnë  rrezikun  e rënies nga kategoria .Por po të shikosh me kujdes lëvizjet e  disa trajnerëëve kostaton se  disa prej tyre janë bërë të zakonshëm me lëvizjet e tyre  sa nga njëra skuadër tek tjetra.Ka dhe nga ata që brenda një sezoni “shtegëtojën”  në dy-tre skuadra .Kështu mund të përmendim Stavri Nicën ,Vladmir Gjonin ,Gentian Stojkun ,Ndricim Kashamin dhe Dorian Bubeqin . Dhe po  ta shikosh me kujdes biografin e tyre si trajnerë kostaton  dhe fakte të tilla ku në harkun e dy  sezoneve mund të jenë kthyer disa herë në drejtimin e të njëjtës skuadër.Ndodh kështu , sepse këtë nivel ka futbolli shqiptar , ku drejtuesit e vetëquajtur president bëjnë çfarë të duan me  trajnerëët , duke pasur në dorë jo vetëm rrogën por dhe kohën se sa ndeshje do drejtojnë skuadrën . Por nuk ndodh kështu me trajnerëë të tipit Mergjyshi ,Gjyla , Magani ,Abazaj ,Ndreu dhe Plori ku  jo vetëm rezultatet, por dhe profesinalizmi tyre është vëshirë që  të rrëzohet nga sistemi  drejtimit që kanë  ngritur presidentët e skuadrave. Por nuk do jetë  ndonjë çudi e madhe , që po ndodhi që dikush nga këta “dekan” të trajnimit të gabojë  duke mos realizuar  në kohë “objektivat” që kanë në kokë  ata të vetëquajtur president  , fati tyre nuk do jetë më ndryshe se ai i kolegëve të tyre , ku “valsi” pankinave i ka bërë pjesë të ritmit të tij  .