Moisi Dalipi: Kampionati, Kupa dhe ekipet në Europë

306
Sigal

Moisi DALIPI

Kampionati, Kupa  dhe  Europa

Dhe një javë futboll i luajtur i ka mbetur kampionatit  të 81-të  kombëtar për Kategorinë Superiore. Edhe pse sipari zyrtarisht pritet të ulet ditën e mërkurë  në mbrëmje, të dhjeta skuadrat pjesëmarrëse,  thuajse janë vendosur në një korsi dhe po presin vetëm fotofinishin zyrtar  për t’i  dorëzuar  “Tiranës”  kampione, trofeun e fitimit  të titullit kampion. Kësisoj,  bardheblutë e kryeqytetit,  pas ndeshjes të ditës mërkurë me “Bylisin”, do përjetojnë mbrëmjen më të bukur të këtij  sezoni, duke u shpallur për  të 25 -herë kampionë  të Shqipërisë. Rezultati kësaj ndeshje për  kampionët,  ku nuk ka shumë rëndësi rezulati, por siç duket ato çka tregoi ndeshja e parë gjysëm finale për Kupë e luajtur ndaj “Bylisit”,  e cila ende mban erën e keqe të trukimit, do t’i detyrojë kampionët  kryqytetas  të luajnë futboll. Ndoshta për të fituar dhe për të justfikuar diçka nga ato lëshime që bënë në atë ndeshje, që vazhdon të jetë në hetim  nga Komisioni Etikës. Një gjë e tillë u kostatua dhe në ndeshjen e kthimit për Kupë, ku Tirana fitoi me rezultatin  2-0, duke përmbysur  fitoren e ballshiotëve dhe ka siguruar daljen në finalen e Kupës. Të gjithë pas kësaj ndeshje  e forcuan bindjen se “Tirana” kishte toleruar mjaft në atë ndeshje, edhe pse rrëfimet e drejtuesëve  dhe futbollistëve  të saj, përpara komisionit hetimor, ishin  më shumë justifikime që vëshirë  të mbeten pa një vendim ndëshkues . Gjithësesi, edhe kjo ndeshje kampionati , ku rezultati nuk ka shumë rëndësi për  “Tiranën”  kampione, do jetë nën vëzhgim për të parë reagimin  e skuadrës kryeqytetase dhe lidhjen shkasore midis këtyre dy  skuadrave për  ndeshjet  e kampionatit  dhe Kupës. Dhe e thënë më qartë, ashtu si dy ndeshjet  e Kupës, ato midis “Tiranës” dhe  “Bylisit”, dhe pa dyshim edhe këtë, po i vëzhgon U.E.F.A. Kështu  pra, “shtëpia” e futbollit  europian  nuk fal lehtë raste ku dyshimet janë të bazuara. Më mirë se  kushdo,  këtë gjë e ka mësuar  “Skënderbeu”,  që  me ndëshkimin që ka marrë  për të qëndruar jo pak,  por 10 vjet  jashtë Europës, përveç  asaj gjobe të kripur për milonë euro, e ka limituar aq shumë  durimin e pritjes,  sa që çdo ditë pret diçka nga apelimi ndëshkimit që ka marrë më parë. Por Europa  ka rregullat për futbollin e saj, ndaj nuk i fal lehtë trukimet dhe lëshimet.  Dhe ajo çka do të thotë më shumë ky fakt, ka të bëjë me atë, se radarët europianë  tani së fundi kanë shenjestruar dhe  “Tiranën”,  që kthehet tek titulli kampion pas plot 11 sezoneve.  Dhe po rezultoi se do do të ketë  të vërteta, nuk mbetet gjë tjetër,  veçse  të gjithë  duhet  ta pranojmë se futbolli  ynë është përbaltur. Dhe kur pjesë e këtyre “pazareve” bëhet dhe skuadra kampione, ajo çka kemi  thënë më parë, se  futbolli ynë po kthehet në “treg gabi”,  nuk është më  hipotezë. Por  ky titull  fituar nga  “Tirana”,   përveç  se ka  të veçantën kryesore  që  fitohet në  kuadrin e 100- vjetorit  të S.K  “Tiranës”,  ka të pranishëm dhe një detaj,   që nuk  ka qënë  pjesë e festës zyrtare të fitimit të titullit kampion  në 24 tituj e fituar më parë, sepse në këtë cermoni  zyrtare titulli, do të mugojnë  tifozët. Deri diku i justifikuar  si fakt, sepse pandemia e Covid-19,  vazhdon  ta mbajë të kontrolluar  futbollin me protokollin e saj sanitar. Madje, këtu në Shqipëri,  futbolli është  dhe sporti më i privilegjuar,  që u  lejua t’i përcaktojë fituesit  dhe  t’ju japë skuadrave pjesmarrëse  “dekoratat e sezionit në fushën e lojës” . Kujtohen  këtu se basketbolli, volejbolli,  dhe shumë sporte të tjera, thuajse kanë mbetuar të harruara  në gara, ndeshje,  dhe fituesit e tyre. Gjithësesi, le të lëmë pak kohë prapa ato çka luhen në prapaskenën e futbollit shqiptar dhe të flasim për fotofinishin e këtij kampionati që edhe pse i duhet dhe akti fundit, gjithçka  thuajse ka marrë zgjidhjet e saj. Kështu,  “Kukësi”, “Laçi”, dhe  “Teuta”,  janë  pjesë e skuadrave  shqiptare që e kanë siguruar  pjesëmarrjen  në Europë.  Në turet paraeleminatore  dhe  eleminatore  të Europa –League.  “Kukësi”  tashmë  në  tetë sezonet  i pranishëm  në  Kategorinë  Superiore, plotë shtatë here,  ka qenë i pranishëm  në Europë. Një herë kampion dhe  gjashtë herë  nënkampion,  “Kukësi”  e ka kthyer tashmë në traditë thuajse çdo sezon, praninë e tij në futbollin europian, duke qenë pjesë e tureve të Europa –League . Vetëm në sezonin 2013-2014,  kur “Kukësi” u rreshtua në vendin e pestë në klasifikim,  qëndroi  jashtë grupit europian të skuadrave shqiptare,  sepse çdo sezon tjetër ka qënë pjesë e suksesit. Edhe këtë sezon, verilindorët  treguan futboll, dëshirë dhe ambicje deri tre javë përpara mbylljes kampionatit, kur me humbjen e pësuar nga  “Vllaznia” u dorëzuan në ndjekjen  që kanë bërë thuajse çdo javë të kampionatit,  “Tiranës” Madje  duhet pranuar se në pjesën e parë të kampionatit,  “Kukësi”  kryesoi fort  klasifikimin duke u prezatuar si kanidat i fortë për fitimin e titullit kampion. Ndoshta  ndryshimi  drejtimit në pankinë  ndikojë në luhatjen e rezultateve të skuadrës. Javën e  fundit  “Kukësi” luan në Gjirokastër me “Luftëtarin”,  ku do synojë fitoren, sepse çdo rezultat tjetër i lëshon vendin e dytë në klasifikim “Laçit”,  që si gjithmonë  pret “dhuratat” e fund sezonit. Skuadra kurbinase e ka siguruar  tashmë  pjesmarrjen  në Europa-League, si skuadra e vendit tretë në klasifikim, por ka fituar dhe garën e golëshënuesit  më të mirë me Nuabueze me 23 gola të shënuar deri tani. Ndeshja më e fundit përballë  “Teutës”, ka më shumë vlera statistikore dhe  mund të jetë një mundësi për sulmuesin Nuabueze të tregojë  vlerat e tij si golëshënues. Nga ana tjetër “Teuta” me fitoren  ndaj “Flamurtarit”  në Vlorë, 2-3,   e siguroi  pjesmarrjen  në Europë, por ka në dorë dhe një shans – finalet e Kupës, të 2 gushtit 2020,  përballë  “Tiranës”.  “Skënderbeu” në mesin  e tabelës  edhe pse pa objektiva për Europë,  luan futbollin e tij tashmë tradicional në këto vitet e fundit,  edhe pse këtë sezon nuk shkëlqeu si më parë. “Partizani”, nga kampion në fuqi, këtë sezon  ishte hije  vetvetes, me atë drejtim mediokër  të trajnerëve italianë, që më shumë  dëmtuan imazhin , historinë dhe vlerat e këtij klubi  të rikthyer në traditën e tij më mirë. Përballja e fundit e sezonit me  “Skënderbeun”,  ndoshta i jep një shans, që falë kalkulimeve,  të jetë pjesë e futbollit europian.  “Bylis”, që hera –herës shkëlqeu,  duke bërë që disa specialistë përpara kohe ta  vendosnin  si një skuadër që  do të sfidonte ekipet e mëdha . Luhatje të shumta në pjesën e dytë të sezonit e sollën  skuadrën ballshiote në një gjëndje ku diskutohej,  jo pak dhe zona plej-aut. “Vllaznia”, kjo zonjë e vjetër e futbollit shqiptar,  edhe këtë sezon nuk solli ndonjë ndryshim të madh siç u paraqit në disa javë të këtij kampionati , kur futbolli saj tregoi vlera. Humbja e fundit  3-0 ndaj  “Partizanit” u ka dhënë shkodranëve vetëm vendin e skuadrës që vendoset në zonën e play-out, duke pasur  të drejtën të luajë dhe një  ndeshje finale në fushën e saj, me një nga dy skuadrat e Kategorisë Parë, atë të  “Besëlidhjes”, ose  “Pogradecit”,  për të qenë pjesë  e më mirëve. “Lufëtari” dhe  “Flamurtari” që e kanë veshur javë më parë kostumin e Kategorisë Parë, tanimë ju duhet të mendojnë rikthimin e tyre në Kategorinë  Superiore.  Kështu pra,  ky kampionat  i  Kategorisë  Superiore  nuk solli  shumë supriza, përveç asaj, që shumë ndeshje të tij,  u zhvilluan për shkak të Covid -19,  pa praninë e tifozëve dhe me regjim të fortë sanitar. E pra , “Tirana” , “Kukësi”, “Laçi”,   që këto dhjetë  vitet e fundit  kanë vendosur hegjemoninë e tyre  në futbollin  shqiptar për zonën  e Europës,  tani do kenë pjesë të tyre dhe  “Teutën”. Kupa e Shqipërisë  në futboll  në  2 gusht 2020,  luan finalen e saj të 68-të,  do vendosë  përballë  njëra tjetrës  “Tiranën” dhe “Teutën”. “Tirana” është 16 herë fituese e Kupës dhe 9 herë  finaliste  saj, kurse “Teuta”, 3 herë fituese dhe 6 herë finaliste. Përballjet  midis dy skuadrave në finale të Kupës janë 4 herë,  ku sejcila skuadër e ka fituar nga 2 herë atë. Kështu,  “Tirana” ka fituar në finalet  e 1994 dhe 2001, kurse  “Teuta” në finalet  e 1995  dhe  2005. Rezultatet janë pak intriguese,  sepse në finalen e 1994,  “Tirana”  ka fituar 1-0, kurse në atë të 2001 me rezultatin 5-0 . “Teuta”  të dy finalet,  ato të 1995 dhe 2005,  i ka fituar me penallti, sepse rezultati  ndeshjeve ka  dhënë rezultat të barabartë 0-0. Pra kjo është finalja  e 5-të  midis tyre dhe natyrshëm pyesim kush do të fitojë? Trofeu  zyrtarisht do jepet njërit prej fituesve, por kjo nuk do ndikojë për pjesmarrjen  në Europa-League,  sepse katër  skuadrat  shqiptare  tashmë, janë përcaktuar dhe ato  janë:  “Tirana”, “Kukësi”, “Laçi” dhe “Teuta”. Gjithësesi,  finalja e Kupës  do të  luhet …