Moisi Dalipi: Futboll me “llogari” të hapura 

307
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Teuta” e trajnerit  Edi Martini  merr e vetme kryesimin  në Superiore

Jo shume larg , por dje pas ndeshjeve të javës të 27 të Kategorisë Superiore  , që  mbyllën dhe fazën e tretë të këtij sezoni futbollistik  një specialist i njohur futbolli ndër të tjera u shpreh:  “Futbolli ynë në Superiore , por jo vetëm në këtë nivel ka hyrë në fazën më bukur , më intersante të tij,  atë  ku për  çdo javë dhe  ndeshje  do ecet me llogari të  bërë  mirë. Për çdo ndeshje dhe përballë çdo kundështari  kanë shumë rëndësi pikët”.Ky njeri i futbollit që e ka  shijuar futbollin si  futbollist dhe trajner  edhe pse nuk ka shumë për qejf të dalë e të japë mendime dhe “receta’ nga ekranet  në pjesën më të madhe të rasteve është në oponencë me formatimin gjeografik të  futbollit shqiptar dhe mënyrën se si finalizohen sezonet në  kategoritë e futbollit shqiptar me fazat e “plej –off” dhe “plej –out”. Gjithsesi,  në  togfjalëshin e tij të  shprehur specialisti ka parasysh përvojën e tij si futbollist dhe trajner , ku shumë gjëra të pakëndshme të sezonit  futbollistik shfaqen hapur në këtë  të zhvillimit të sezonit futbollstik . Duke I dhënë të drejtë specialistit faktet e sezoneve të fundit duan të thonë se në ndeshjet e fazës  të katërt të Kategorisë Superiore , por dhe në   javët  që  zhvillohen  nivelet e tjera të futbollit shqiptar  shfaqen këto “viruse” që e shëmtojnë dhe i humbasin vlerat garës sportive . Kështu në këtë fazë shfaqen aleancat fluide midis skuadrave duke lëshuar në rezultate. Një fenomen ky që në jo pak  raste bën “kurban” ekipe, të cilat e kanë respektuar garën.

 

 

Por jo pak rëndësi këtu ndikojnë dhe fërshëllimat e “birbilave  mëkatar” që me vendimet e tyre i japin më shumë  rëndësi padrejtësive  , duke favorizuar  me “urdhër “atë ose këtë   skuadër. Por këtyre detajeve duhet të shtohet  edhe ajo që nuk I ka shpëtuar  asnjëherë futbollit  shqiptar kur ka fushatë elektorale, ku  poltika  me marifetet e saj ndikon në rezultatet e  ndeshjeve për të siguruar vota. Në jo pak raste në sezonet e kaluara këto ndërhyrje të atyre që ju dhimbset  aq shumë futbolli ka ndodhur që   është ndryshuar dhe formatimi i sezonit të ardhshëm për të mos lejuar të  zbresë një nivel më  poshtë , ajo ose kjo skuadër. Edhe pse nuk thuhet hapur në ndeshjet e Kategorisë  të Parë dhe Kategorisëtë  Dytë këto gara kanë filluar të  shfaqen në ndeshje të veçanta. Ndoshta në ditët e ardhshëm dikush thotë të vërtetën  ashtu siç është e vërteta për “kurbanët” që  po bëjnë dhe në futbollin shqiptar kandidatët për deputet  të kësaj fushate elektorale . Jo shumë larg,  por në prag të ndeshjes  të Kategorisë  të Dytë, të grupit B, ajo midis “Devollit “  me “Butrintin”, që u zhvillua dje në  Bilisht,  trajneri i njohur sarandiot Milto Gurma do të  shprehej : “Ne jemi një skuadër që kryesojmë  klasifikimin në grupin tonë. Kundërshtari ynë është  shumë pak   ekipit tonë në klasifikim . Ne e kemi shumë të qartë që ata do luajnë fort dhe  me gjithëçka duke filluar  nga gjyqtari, duke aktivizuar dhe ndërhyrjet politike me qëllim që të dëmtohet  skuadra  jonë e Butrintit me çdo kusht dhe të favorizohet rivali ynë në  klasifikim Maliqi”. Dhe në fakt trajneri Milto Gurma e ka parandjerë  këtë gjë, e cila u vërtetua më së miri në  fushën e lojës, ku skuadra e tij  humbi në këtë ndeshje më rezultatin 2-1, duke humbur njëkohësisht dhe kryesimin në grupin B,  pas plot 18 javëve kampionat . Trajneri Gurma pas ndeshjes do të shprehej:-” Tani na duhet të  bëjmë shumë kujdes për të realizuar objektivat tona në çdo ndeshje, që kemi për të zhvilluar.  Kampionati ynë është në një moment  ku llogaritë duhet t’i mbajnë të hapur deri në fund për çdo ndeshje dhe ballafaqim”. E sollëm këtë fakt , për të treguar se futbolli shqiptar jo vetëm që nuk  e ka harruar “zanatin “ , por në  këtë lojë duket se ka futur  dhe politikën , atë që në shumë raste është përgjegjëse e  gjëndjes që  vuajnë  edhe sot  dhe qytete të tilla si: Kavaja , Gjirokastra , Berati , Elbasani , Vlora , Lushnja  dhe Lezha . Në këtë klimë jo pak të nxehur politike janë zhvilluar dhe  ndeshjet  e javës të 27 të Kategorisë Superiore, të cilat ulën dhe siparin e fazës të tretë të saj.  Kështu Superiorja ka lënë  pas 135 ndeshjet e saj , duke bërë që  të 10 skuadrat të përballen nga tre herë njëra me tjetrën.

 

Rregulli i Superiores e kërkon  që  duhet të zhvillohet dhe një fazë tjetër e garës  futbollistike për të njohur verdiktet e  Kampionatit  të  82 –  të futbollit shqiptar. Kësisoj  do të na duhet të presim çdo të prodhojnë dhe 35 ndeshjet e  fazës   së katërt për të njohur skuadrën  kampione , ekipet  pjesmarrëse në Kupat e Evropës sot dhe ato që do bien  një  kategori më poshtë. Pra e thënë më qartë tashmë gjithëçka  për çdo ndeshje do bëhet me laps në dorë ose  e kuptuar më mirë  futbolli do  luhet me “llogari” të hapura , ku gjithësecili   do kërkojë të marrë  atë “shpërblim” që i bën  më shumë punë dhe duhet  për skuadrën e tij . Më mirë se këtë gjë  e konstatuan edhe në këtë javë që kaloi në ndeshjet e Superiores, të cilat u zhvilluan si dhe shumë herë të tjera në dy ditë dhe ku u regjistruan këto rezulate  dhe na ka dhënë këtë klasifikim:

Apollonia   0-2  Teuta
(L.Vila 19` , Bregu     55`)

Laci       0-0   Vllaznia

Skënderbeu  0-0  Tirana

Kastrioti    0-3  Kukësi
( Eze 50` dhe 59`, Lula 72`)

Partizani  3-0    Bylis
(Junior  1`  ,Asani  68`,Cinari 84`)

 

KLASIFIKIMI –KATEGORIA SUPERIORE

1.Tetuta                 27     49 pikë
2.Partizani              27     47 pikë
3.Vllaznia               27     47 pikë
4.Laçi                   27     45 pikë
5.Tirana                 27     42 pikë
6.Kukësi                27     35  pikë
7.Kastrioti              27    30  pikë
8.Bylis                   27    26  pikë
9.Skënderbeu        27     23 pikë
10.Apollonia          27      17 pikë

Kështu skuadra  e ‘Teutës’ pasi ka marrë për herë të parë kryesimin e klasifikimit  fal golaverazhit , në këtë javë konsolidoi e vetme në kryesim pas 27 javëve.  Me 49  pikë dhe e  vetme në krye  “Teuta : është  shkëputur me 2 pikë më shumë nga rivalët e “Partizanit” dhe “Vllaznisë” që e ndjekin. Në përballjen me “Apolloninë” skuadra  bregdetare e drejtuar nga Edi Martini përmbushi pritshmëritë në “Loni Papuçiu”, ku shënoi nga një gol në çdo pjesë, për ta mbyllur fazën e tretë si lidere e kampionatit. Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin në minutën e 20, teksa shtyu me lehtësi drejt rrjetës topin e pasuar nga Blerim Krasniqi. “Djemtë e Detit” ishin dominues gjatë pjesës së parë, por pa mundur të shënonin gola të tjerë. Sapo nisi fraksioni i dytë, Krasniqi stampoi topin në traversë, kur i kishte mundësitë të ishte pak më i qetë në konkludim, ndërsa rasti i parë i rrezikshëm për Apoloninë u shënua në minutën e 52-të, me gjuajtjen e gjatës, që prodhoi  gol .Teuta shënoi golin e sigurisë me Dejvi Bregun në minutën e 55-të.

Futbollisti vlonjat kontrolloi topin në krah të majtë brenda zonës, u zhvendos drejt qendrës, për të mposhtur portierin fierak me një goditje që pasi u përplas në shtyllë përfundoi në rrjetë. Kështu edhe në këtë ndeshje Bregu  kthehet në protagonist për skuadrën e tij . Laçi 0-0 Vllaznia! Një ndeshje që solli fitues dhe në pamje të parë të duket se ka qenë një ndeshje  e zhvilluar në “paqe”.   Vllaznia i merr pikën e parë Laçit në këtë sezon në një barazim 0-0, që la të zhgënjyer skuadrën e Shpëtim Duros, e cila nuk mundi ta shfrytëzonte faktorin fushë. Nga ana tjetër kuqeblutë pas kësaj ndeshe humbin terren ndaj Teutës, që tashmë kryeson e vetme. Më kërkuese Vllaznia gjatë pjesës së parë, madje momentin e parë të vështirë në portën e Laçit e krijoi që në minutën e 2-të, por Cise u ndal në momentin e fundit nga Sherri. Në të 11-tën Mevlan Adili e çoi topin me kokë paksa mbi traversë, ndërsa në një moment të artë kundërsulmi, në minutën e 38-të Xhixha i Laçit u ndal në momentin e fundit nga mbrojtja shkodrane. Pjesa e dytë ishte më e mirë për kurbinasit, që shtuan presionin në gjysmëfushën e kuqebluve në kërkim të golit të epërsisë. Laçianët nuk u besojnë syve në minutën e 54, kur Harmon, pranë pikës së penalltisë, goditi fuqishëm, por  jashtë portës . Shkodranët nuk ia dolën të shfrytëzonin një mundësi të artë në minutën e 81-të, me Isaevskin që nuk mundi të pasonte si duhet për Da Silvën, moment ky që mund të kishte vendosur fatin e ndeshjes.

 

Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim, me vërshëllimën e fundit të gjyqtarit  Bajramajt që sanksionoi barazimin 0-0, i favorshëm për rivalët e tjerë për titullin kampion, Teutën dhe Partizanin. Barazimi i parë për Orges Shehin në stolin e Tiranës erdhi pas 11 ndeshjesh pikërisht në Korçë në qytetin ku shkroi historinë si futbollist me Skënderbeun. Bardhekuqtë ndalën bardheblutë në një barazim pa gola, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë me skuadrën e Memellit që mori pikën e 10-të në 5 ndeshjet e fundit dhe rriti ndjeshëm shanset për mbijetesën. Për Tiranën e Shehit një barazim që i qëndron ngushtë, sepse erdhi pas dy fitoresh dhe rresht dhe bardheblutë mund të humbasin terren në garën për Europën dhe titullin. Në Korçë sfida nisi me Tiranën më kërkuese. Tentativa e parë në drejtim të portës erdhi në minutën e 7-të, por goditja e Taulant Seferit ishte e lehtë dhe nuk solli asnjë vështirësi për Dajsinanin. 3 minuta më pas provoi edhe Marsel Ismailgeci nga distance, por portieri i Skënderbeut u shfaq në lartësinë e duhur. Minutat në vazhdim ishin disi më të qeta me dy skuadrat që u munduan të studionin lojën e njëra-tjetrës edhe pse duhet theksuar që Skënderbeu nisi të shikonte më shumë nga porta e Tiranës. Goli erdhi  në fund të pjesës së parë  me  Berishën, i cili nuk fali në goditjen e tij me kokë, por gjithçka u anulua nga gjyqtari anësor për një pozicion jashtë loje. Në aksionin pasardhës u shfaq edhe Tirana e rrezikshme me Torassën që nxorri të lirë para porte Seferin, por sulmuesi nuk kontrolloi siç duhet topin e marrë nga argjentinasi. Pjesa e parë u mbyll me një diagonale të Seferit që nuk gjeti portën e Dajsinanit. Pjesa e dytë nisi me Tiranën disi më mirë, por edhe bardhebluve u mungonte pasimi i fundit.

Në minutën e 76 tjetër mundësi e mirë për kryeqytetasit me Seferin që iu vodh mbrojtjes vendase, por tentativa e tij fluturimthi nuk shkoi në kuadrat. Minutat në vazhdim folën pothuajse të gjitha për Tiranën që e përqëndroi lojën në gjysmëfushën e Skënderbeut, por rastet e pastra për shënim munguan me dy skuadrat që ndanë nga një pikë, barazim që u shkoi më shumë përshtat korçarëve, të cilët e ngushtuan në vetëm 3 pikë diferencën me Bylisin e vendit të 8-të dhe kanë shanse reale për të kapur zonën play-out ose pse jo për të synuar qëndrimin direkt në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm. Kukësi u rikthye pas afërsisht dy muajve te fitorja dhe klubi verilindor ia doli mbanë për ta bërë këtë në një fushë që konsiderohet si e vështirë, ndaj Kastriotit. Në Kamëz blutë e Mirel Josës shpërthyen me tre gola në pjesën e dytë, duke regjistruar suksesin e parë në kampionat pas ekzaktësisht 56 ditëve. Fitorja e gjashtë larg shtëpisë u vulos nga dy golat e qendërsulmuesit Patrick Friday Eze, që i mjaftuan 28-vjeçarit nigerian për të kaluar kapitenin e ekipit të tij Agim Ibrahimi në listën e golashënuesve më të mirë të këtij edicioni të Kategorisë Superiore, ndërsa llogaritë i mbylli përfundimisht Bruno Lulaj. Në këtë mënyrë formacioni i drejtuar nga trajneri Ramazan Ndreu shpërdoroi ndoshta mundësinë e fundit për të bërë rokadën me skuadrën kuksiane, përkundrazi tani është klubi verilindor që duket se shkëput përfundimisht lidhjet me “zonën e ftohtë”, teksa krijon një diferencë prej plot 5 pikësh me ekipin e Kastriotit.

Por gjithsesi “Kukësi’ këtij sezoni  është më i dobëti i këtyre sezoneve të fundit , ku ishim mësuar   ta shihnim në grupin e më mirëve për të  fituar trofe. Partizani 3-0 Bylis! Një fitore kjo  me shumë vlera që vjen   në momentin e duhur për skuadrën e “Partizanit”. Edhe pse duhej të priste plot  7 vite që  skuadra e kuqe t’ju merrte   pikët e plota mallakastiotëve , në ndeshjen e djeshme gjithëçka e ka bërë realitet me lojë dhe rezultat. Fitore me  3 gola të shënuar për  3 pikë që e kanë dërguar skuadrën e Partizanit në vendin e dytë në klasifikim me 47 pikë , dhe fal golaverazhit   ka spostuar  tashmë ‘Vllazninë’ në vendin e tretë. Junior, Asani  dhe Çinari janë autorë të golave  të skuadrës të Ilir Dajës që tashmë  pas kësaj, ndeshje, ka  filluar të bëjë  llogari për garën   e hapur  deri në fund për fitimin e titullit kampion.”Teuta” ,  “Partizani”, “Vllaznia “ dhe pse jo “Laçi” janë  kuarteti që siç duket do vazhdojë  garën për fitimin e titullit kampion . Kështu pra, skuadrat në tre  nivelet e futbollit tonë kanë  filluar që tani  të bëjnë llogaritë e tyre  kur ka kaluar pak më shumë se gjysma e sezonit. Dhe llogari kanë filluar të bëjnë mirë dhe t’i mbajnë ato të hapura në vecanti  në Kategorin Spueriore  ata që kërkojën  fitimin e titullit kampion  parë , të tjerë që synojnë zonën evropiane , por dhe ata që kërkojnë mbijetesën.  Kjo  do ‘ti japë  bukuri garës  në ndeshjet e fazës të katërt , duke  mos e baltosur atë  me ato marifete dhe,’’detaje” që dimë t’i bëjmë mirë ne shqiptarët  çdo fund sezoni .