Moisi Dalipi: Fanella e “rëndë” e Kastriot Mushit të Partizanit 

109
Sigal

Moisi Dalipi

Mjeshtër i Madh

Kur ke përpara historin e basketbollit shqiptar, je i detyrur me çdo kusht të qëndrosh tek vitet e historisë të sukseshme që ka shkuar ekipi meshkujeve të Partizanit. Dhe nuk janë pak, por 33 tituj kampion dhe 16 Kupa të Republikës të fituara në kornizën e viteve 1951 deri 1996. Dhe bëhen llogaritë kështu, sepse në 1951 Partizani u shpall për herë të parë kampion i vendit dhe në 1996 është titulli i fundit i fituar nga kjo skuadër legjendë e basketbollit shqiptar. Dhe në 25 kampionatet e tjera që kanë ardhur më pas kjo skuadër e madhe, me plot histori brenda dhe jashtë vendit thuajse është shuar, ose ka mbijetuar me shumë vështirësi. Natyrshëm që në historinë e këtij Partizani të madh janë personazhet e tij që plot dritë rrezatojnë fuqishëm edhe sot me sukseset e tyre. Krahas emërave të Agim Fagut, Nikolin Palit, Kushtrim Zaçes, Edgar Priftit, Robert Kuqos, Gazmend Çaçit, Pjerin Bushatit, Artan Terihatit, Arben Fagut, e të tjerëve qëndron dhe ai i Kastriot Mushit. Specialistët dhe tifozëria e ish skuadrës ushtarake të Partizanite e ka pagëzuar këtë, si një nga fenellat e “rënda “ të Partizanit të madh që ka bërë emër mbrenda dhe jashtë Shqipërisë. Në vitet 1972 -1986 që janë dhe vitet kur Kastriot Nushi ka qënë pjesë e këtij Partizani, skuadra ka qënë kampion apsolut në fitimin e 13 titujve kampion kombëtar. Por jo vetëm kaq, sepse në këto vite kjo skuadër gjithë sunduese e basketit shqiptar ka fituar 8 herë Kupën e Shqipërisë. Dhe nga llogaritë që bëhen karriera e tij 14 vjeçare 1972-1986 numëron jo pak, por mbi 700 ndeshje në kampionte kombëtare, për Kupat si dhe ndeshje ndërkombëtare për Kupat e Evropës dhe me ekipin kombëtar të Shqipërisë. E pra, një karrierë brilante kjo e Kastriot Mushit që ka mbrenda saj dashurinë për sportin e basketbollit, përkushtimin e tij për të qënë dikush në një skuadër të mbushur me emëra të mëdhenj dhe deri tek dëshpërim që ndien sot për ato çka përjeton për mbijetesë ai Partizan, që ju dha dhe i bëri emër shumë breza të sportistëve të tij. Dhe mes nostalgjisë për atë çka bërë për këtë skuadër, por dhe dëshirës për të rrëfyer karrierën e tij sportive Kastrioti tregon:” Unë kam lindur në Durrës dhe basketbollin e kam filluar në moshën 11 vjeçare në Fier, ku ishte trasferuar familja ime .Nuk e kisha idene e kësaj loje.

Një ditë basketbollisti më i mirë i Apollonisë në ato vite Lirim Sinani, duke më parë shtatë lart më mori në stërvitje me trajner Miço Gjinin. Shumë shpejt u dashurova me këtë lojë, por pas një viti më doli një “problem” jo i vogël për kohën. Unë luaja me dorën e majtë dhe ndihesha keq që kjo të evidentohej nga tifozët. Këtu po të kemi parasysh që edhe në shkollë mësuesit të “dënonin “ po të shkuaje me dorën e majtë. Kështu pa mësuar akoma shumë elemente të basketbollit fillova të punoj për të përdorur dorën e djathtë, që me thënë të drejtën e kisha si “dru “. Në moshën 14 vjeçare fillova të luaj me Labinotin në Elbasan, meqënëse babai im u transferua me punë atje. Trajner ishte Shyqyri Hyskja i saktë dhe rigoros në punën e tij. Në moshën 15 vjeçare u aktivizova me ekipin e parë. Atë vit Labinoti doli nga kategoria e parë dhe nuk kisha më mundësi të luaja basketboll në një nivel cilësor. U kërkova prindërve të më gjenin një mundësi për të ndjekur politeknikumin në Tiranë – kjo për të pasur mundësinë të luaja me ndonjë ekip. Trajneri Njazi Lleshi e mori vesh kërkesën time dhe më njoftoi që mund të luaja me Partizanin. Në fillim me të rinjtë, për shkak dhe të moshës time të re. Sigurisht ishte si ëndërr duke pas parasysh që Partizani ishte kampion dhe për me tepër ndeshja me Oransoden e kishte ngritur në “qiell” në opinonin sportiv të kohës. Pra përfundova në shkollën ushtarake “Skënderbej” por vetëm për të ndjekur mësimet se pjesën tjetër e kaloja në klubin Partizani që u bë praktikisht shtëpia ime. Por kryesorja ishte që ekipi i basketbollit Partizani me trajner Astrit Greva dhe kapiten Fagun e madh dhe shumë emëra të tjerë të mëdhenj të atyre viteve si Pali, Pëllumbi, Përmeti dhe me vone Zaçe me shokë do të ishte për mua një shkollë e madhe jo vetëm e basketbollit, por edhe e jetës time. Disiplina e fortë dhe puna e palodhur me orë e orë të tëra shpërblehej me ndeshje të nivelit të lartë si në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare” . Kështu Kastriot Mushi shumë shpejt do kthehet në një basketbollist i shquar i Partizanit në vitet 1972-1986, duke shndërruar njëkohësisht një nga basketbollistët më të shquar shqiptarë dhe kombëtares shqiptare. Kampion me fanellën e kuqe me numërin 15 për 13 sezone 1972-73, 1973- 74, 1974-75, 1975-76, 1976-77, 1977- 78, 1978-79, 1979-80, 1980-81, 1981- 82, 1982-83, 1983-84, 1984-85, si dhe 8 Kupa të Republikës Më 1972 , 1975, 1976, 1978, 1980, 1982, 1983, 1984. Kështu në ato e 14 vite Kastriot Mushi , fitoi aq shumë me Partizanin krahas basketbollistëve të tjerë ku mund të veçojmë emra si: Agim Fagu, Nikolin Pali, Kushtrim Zaçe, Edgar Prifti, Robert Kuqo, Gazmend Çaçi, Pjerin Bushati, Aleksandër Dheri, Artan Terihati, Arben Fagu, Medat Agolli, Sopot Lani, Vojo Progri, Vladimir Konomi, Ilir Cane, Valer Hoxha, etj. Përfaqësues i veçantë i disa gjeneratave cilësore të baskebollit shqiptar në ato vite. Ish kapiten dhe lider i madh për Partizanin në disa sezone. Lider i vërtetë në fushën e lojës në shumë drejtime! Produkt “made in Partizani” dhe basketbollist, që ka punuar me të tre trajnerët e mëdhenj të Partizanit në ato vite, me Njazi Lleshin, Qemal Shalësin dhe Astrit Grevën që e afruan dhe formuan si basketbollist që nga mosha 19 vjeçare, më  1972, me afrimin në skuadrën e parë të Partizanit të madh. Basketbollist tepër cilësor, lojtar sulmues dhe mbrojtës në të njejtën kohë i shkëlqyer poshtë koshit, përherë një ndër pikat më të forta të Partizanit në fushë, sidomos në luftën nën kosh. Simbol i numërit 15 që mbante në shpinë. Një numër simbol kjo 15 –ta e Kastriot Mushit në fanellën e tij, që simbolizonte ndryshe dhe moshën e e tij 15- vjeçare kur ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare në një ekip baskebolli të Kategorisë Parë, siç ka qënë në ato vite “Labinoti i Elbasanit. Të panumerta ndeshjet e mëdha të tij, si në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Dhe arshiva e tij sportive mbart më shumë se 700 ndeshje në Kupa e kampionate, por dhe në ndeshjet ndërkombëtare të shumta. Në ndeshjet për Kupat e Europës numëron rreth 35 ndeshje me Partizanin.Në shumë ndeshje, ai ka qënë një ndër pikat referuse dhe më të forta të skuadrës kuqe. Ka zhvilluar ndeshje të medha ndaj ekipeve si “Bentrazh”, “Honved”, “Brno“, “ KK Bosnja”, “Partizan Boegrad”,” Cantu”,” Eczacıbaşı”, “Vevey”, “Ortez “, etj. Ja çfarë kujton legjenda Gazmend Caci për një ndeshje të madhe, kur Partizani ynë luante kundra “Partizan” Beograd ëe kupën e Kampioneve më 7 Nëntor  të vitit 1979 . “Trajneri jugosllav Dushan Ivkovic i thotë trajnerit Shalësi, se Partizani kishte Kicanovicin shqiptar ne gjirin e tij, Mushin me nr15”. Dragan Kicanovic ishte ndër yjet e basketbollit europian, dhe në atë ndeshje ishte i dëmtuar. Mushi pikëshënuesi më i mirë për Partizanin tonë me 20 pikë, në atë humbjen minimale 98-101 ndaj “Partizan Beograd “, një ndër ekipet më të forta të Europës në atë periudhë”.

E pra , një karrierë brilante sportive lidhur me klubin e basketbollit Partizani për plot 14 vite, duke qënë  një ndër ato fanellat e rënda për basketbollin e madh të Partizanit dhe Shqipërisë. Një kapiten skuadre që për 12 vjet rresht nga viti 1974 ishte një shembull për të gjithë skuadrën. Shumë ndeshje të mëdha në arenën ndërkombëtare me Partizanin ku mund të veçohet dhe dueli i vjeshtë 1980 me “Eczacıbaşı SK İstanbul” ku Kastriot Mushi shënoi 44 pikë në të dy ballafaqimet duke qenë lider i vërtetë në fushë dhe si kapiten skuadre. Po ashtu për t’u kujtuar ndeshja e tij e madhe ndaj “Squibb Pallacanestro Cantù” më 4 Nëntor 1981, ku së bashku me Cacin e Kuqon i bënë rezistence të fortë Cantuse, një ndër ekipet më të forta të kontinentit, madje atë sezon kampion i Europës. Pra kemi të bëjmë me një basketbollist të përmasave europiane, çka tregon se Partizani atyre viteve, kishte realisht cilësi europiane, me individë si Kastriot Mushi, dhe brezi i artë i basketbollit të kuq, që diti të luante i barabartë në kupat europiane ndaj çdo ekipi. Plot mbresa për këtë basketbollist është karriera e tij dhe me ndeshjet e shumta që ai ka zhvilluar në ato vite me ekipin kombëtar. Në numërin e shumë ndeshjeve të tilla, ku spikat fort talenti tij, mund të veçohet si e jashtë zakonshme paraqitja e treguar  në fushën e lojës në vitin 1976, në ndeshjen me përfaqësusen Greke ku shtypi vendas nisur nga  vendlindja e prindërve të tij Shefqetit që kishte lindur në Lopës –Çamëri dhe nanë Sanija e lindur në Delvinë e kanë etiketuar me prejardhje greke, por e pa pranuar dhe e refuzuar nga vetë lojtari, që është shprehur:- “Jam krenar që prindërit e mi që janë me orgjinë nga një krahinë shqiptare që flet gjuhën e bukur shqipe”. Pas lënies së basketbollit të luajtur, Kastrot Muhsi ka qënë edhe trajner i të rinjëve të Partizanit, ku arriti të dalë tre herë kampion me këtë skuadër që përgatiti një tjetër brez me lojtar cilësor për Partizanin. Kastriot Mushi ka disa vite që së bashku me familjen e vet jeton dhe punon në Ëindsor të Kanadasë. Të dy djemtë e tij, Entoni dhe Arbëri që janë aktivizuar me basketbollin kur kanë qenë fëmijë në Tiranë, tashmë kanë zgjedhur shkollimin dhe punësimin si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit. Gjithsesi edhe pse larg vendit, në sofrat e bisedave sportive, që zhvillohen shpesh në familjen e tyre, në shoqërinë dhe të kunatës tij ish basketbollistes tiranase Nora Goxhit (bashkëshortia e ish futbollistit Arben Mingës ), ish basketbollisti dhe ish trajneri Kastriot Mushi me të drejtë krenohet me vitet ku “sinfonia” e lojës tij të baskebollit, shkruante histori, si një fanellë e “rëndë” e Partizanit të madh.

Skeda e Kastriot Mushit

Lindur : Në Durrës , më  28 janar 1953

Karriera sportive : Në vitet 1967-1969 “Labinoti” dhe 1969-1972 ekipi të rinjve të “Partizanit” dhe 1972-1986  ekipi të rritur “Partizani”. Në vitet 1986-1991 trajneri i ekipit të rinjve “Partizani”.

Numëri në fanellë: 15

Ndeshje të zhvilluara: Më shumë se 700 ndeshje për Kampione, Kupa Republike , ndeshje ndërkombëtare me ekipin kombëtar dhe “Partizanin” në Kupat e Evropës.

Suksese në spor : Ka fituar me Partizanin 13 herë titullin kampion kombëtar dhe 8 herë Kupën e Republikës si 3 herë titullin kampion si trajner me ekipin e të rinjve të Partizanit .

Vlerësimet: “Mjeshtër Sporti”,“Mjeshtër i Merituar Sporti”,“Medalje Meritës” dhe “Mjeshtër i  Madh