Moisi Dalipi: Dorëzohen “burrat e futbollit”! Me këmbë po, me dorë jo   

207

Më në fund “burrat e futbollit” e vendosën që të pushojnë bojkotimin dhe t’i rikthehen futbollit të luajtur. Edhe pse me gjysëm zëri, thonë që  është  gjetur  dakrodësia  midis Ligës të Futbollit dhe qeverisë për zgjidhjen e katër kërkesave, ata kanë marrë vendimin që më në fund të fillojnë të  luajnë  topkëmbën. Dhe siç e kanë vendosur po vetë, futbolli do fillojë të lëvizë topin sot, me ndeshjet e Kupës dhe të mërkurën, më 4 nëntor, të nisin ndeshjet e sezonit të ri 2020-2021. Kështu,  plot 54 skuadrat e Kategorisë Superiore, të Kategorisë Parë dhe të Dytë, do të zbresin në fushën e lojës pasi kanë lënë pas, pas afro dy muajve,  atë “kampionat” të ndeshjeve miqësore, që  nuk u kuptua përse  nuk shpalli  fituesit dhe kampionët e tij. Por si një testim i kësaj tollovie të krijuar, për të parë  se ku jemi dhe ku shkojmë, do jenë  kampionatet e moshave të U-17 dhe U-19 që do nisin që nesër  kampionatet e tyre. Gjithsesi, kjo ‘urra!’  e dëgjuar në sfond, se futbolli do fillojë garën e tij, po shoqërohet me një paradoks të tipit shqiptar, sepse sporti rikthehet për t’u luajtur vetëm me këmbë, sepse ai i lojrave me dorë vazhdon të jetë i bllokuar për të mos nisur garat dhe ndeshjet.

Si u dorëzuan “burrat e futbollit”?

Pas plotë 55 ditëve nga “kuvendi Minskut”, ata “burrat e futbollit“ u dorëzuan dhe  u kthyen  përsëri aty ku ishin  me kërkesat në duar drejtuar qeverisë. Edhe pse po thonë si me vetëkënaqësi se: “bojkoti ja arriti qëllimit”, përsëri,  shumë prej tyre nën zë  e thonë “kjo ishte  një lojë ku nuk  kishte fitues”. Gjithsesi, përtej kësaj  është me vend të themi se asnjë nga  ato që thanë gjatë kësaj kohe nga Liga e Futbollit gjatë afro dy muajve, se “plotësimi katër këkesave është  i formës prerë”, se “bojkotimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave tona deri në një” dhe se “do nxjerrim futbollistët të luajnë  futboll përpara kryeministrisë”, por dhe ajo se  “pa bërë takim me kryeministrin, nuk dalim në fushën e lojës,” nuk  nuk u  pa  të zbatohej. Më mirë se kushdo, gjë tjetër në këtë mjedis flak  nga “akuzat” dhe “kundër akuzat”, gjeti zbatim  kërkesa e bërë që në fillim nga negociatori qeverisë, deputeti Ylli  kur thoshte: “Filloni kampionatin që të takoheni me kryemistrin Rama.”  Dhe më në fund vetë kryeministri  është shprehur: “Tani gati për dialog”! Kështu as më shumë dhe as më pak, u zbatua ajo që kishte thënë që në fillim qeveria: “kthehuni në fushën e lojës të nisin bisedimet.” Këtë gjë e përforcoi ditën enjte dhe kreu i F.SH.F.-së , zoti Duka, kur tha: “Unë kam pasur takime të vazhdueshme në tri –katër ditët e fundit me përfaqësuesit e qeverisë dhe mendoj se jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur dhe përmirësuar gjërat ashtu  siç duhet. Nuk do heqim dorë  nga kërkesat, presim vendimet finale”. Por mjafton kaq për të kuptuar mirë dhe qartë, se kur  këto përfundime diheshin përse zgjateshin pa fund  me  qëndrime ashpërsuese nga të dyja palët ? Një qëndrim i tillë, duket se i shkon  mirë vetëm asaj  që  thotë kryeministri kur thotë se: “përshëndes  fundin  e  bojkotit absurd …”. Kështu  gjithë ajo zhurmë, që ajo zallamahi, jo vetëm që ishte për konsum, por krijoi  dhe një klimë të tillë,  sa që shumë shpreheshin se futbolli në Shqipëri është drejt zhdukjes së tij. Vetë  deklarimet që bëheshin nga drejtuesit më të lartë të Ligës Futbollit se “na jepni zgjidhje, ndryshe  kampionatet mund të fillojnë në janar ose prill të vitit ardhshëm” e nënkuptonin këtë gjë. Dhe kryetari Ligës  të Futbollit, ose “burrave të futbollit”, siç i kemi cilësuar  shumë herë  në trajtimin e  kësaj teme. Ervin Libohova,  pasi është ulur disa herë me komisionet e Ministrisë Financave dhe Ekonomisë do të shprehej se: “Jemi dakordësuar në tre pika të kërkesave tona  dhe mbetet të diskutojmë për pikën e sponsorizimeve”. Por kreu i “burrave të futbollit ‘ ka shtuar se: “Janë çështje në dinamikë për zgjidhje dhe nëqoftëse mosplotësim të gjitha kërkesave bojkoti të rifillojë përsëri”. Kështu  Liga e Futbollit ka rënë dakord që  futbolli t’i rikthet fushave të lojës edhe pse nuk ka një dokument zyrtar  të dakordësuar midis palëve, duke u mjaftuar tek  premtimi kryeministrit Rama. Pyetja që  lind në këtë rast është se: kur çështja ka marrë drejtimin për zgjidhje, pse të përmendet prapë hipoteza për bojkot? Për më tepër akoma, në muajin tetor, qeveria premtoi që do t’i marrë në konsideratë kërkesat e Ligës Futbollit, por deri tani nuk është bërë asgjë e qartë  për opinionin, se sa fiton sporti nga kjo marrëveshje e bërë midis Ligës të Futbollit dhe qeverisë. Mos vallë  po përsëritet e njëjta telenovelë e bërë në mars të 2019, kur premtimet nuk ishin për katër pika por për 12  kërkesa ? Këto duhet t’i dijë opinioni edhe pse thuhet se: “dialogu  dypalësh  vazhdon”. Plot 55 ditët që Shqipëria qëndroi pa futboll, dëmet  që ka marrë futbolli nuk janë të vogla  në shumë drejtime. Por askush nuk thotë se si do të kompesohen këto deficite morale dhe monetare në kushet  kur nuk ka një ligj të miratuar për këtë gjë. Kjo është dhe arsyeja që  kjo tërheqje  nga qëndrimi saj  i Ligës Futbollit  mund të vlerësohet dhe si një dorëzim përpara qeverisë  i “burrave të futbollit”.

232 ditë pa basketboll dhe volejboll

Që nga  ajo e ditë e 8 marsit 2020 kur dhe vendi  ynë hyri në karatinim të plotë për shkak të virusit Covid 19, kanë kaluar 232 ditë që Shqipëria është pa kampionat basketbolli dhe volejbolli. Ndërkohë që vendet fqinjë si Kosova, Mali Zi, Maqedonia e Veriut, por dhe shumë vende të tjera evropiane janë shumë më ndryshe. Ato pas një ndalese  6 -mujore i kanë rifilluar dhe po vazhdojnë kampionatet e tyre në salla të mbyllura, edhe pse pa spordashës. Kështu Shqipëria, pasi nuk kurorëzoi dot fituesit  e sezonit kaluar në basketboll për  meshkuj dhe femra dhe vendosi t’i shpallë fituesit e volejbollit nga fotofinishi ku  u ndërpre gara, tani vazhdon të  jetë pa fillimin e kampionateve respektive për sezonin e ri. Dhe gjendja rëndohet dhe me keq tani së fundi, kur Komisoni Teknik pranë Ministrisë të Shëndetësisë  u kujtua t’i kthejë pas  8- muajve përgjigje kërkesës tyre, për t’i lejuar të rifillojnë kampionatet. Një fakt i tillë  duket se ka irrituar drejtuesit e federatëve të basketbollit dhe volejbollit deri në atë masë sa  ta quajnë këtë vendim ndaj tyre sa burokratik, po aq dhe dashakeqës ndaj  sportit. Për hir të së vërtetës qoftë F.SH.B –ja dhe F.SH.V –ja, edhe pse u mjaftuan vetëm me një kërkesë zyrtare, duket se më shumë u intersuan për mënyrën se si të shpallnin  fituesit e sezonit të ndërprerë, se sa të merreshin me mënyrën dhe zgjedhjet që duhet të bëheshin për  fillimin e  sezonit të ri. Ata u zgjuan nga gjumi zyrtar vetëm  në muajin qershor 2020, kur  futbolli zyrtarizoi lejen për rifilluar,  ata u kujtuan se një gjë e tillë duhej bërë dhe për lojrat me dorë. Por drejtuesit e këtyre federatave diku në fillim të muajit tetor 2020 ju bashkuan  kërkesave të Ligës të Futbollit dhe bojkotit të tyre, duke shpresuar se nga  paketa për ligjin e sportit do të përfitonin  edhe ta. Në fakt nëqoftëse do miratohet  një ligj i tillë i premtuar edhe ata do përfitojën  , por në kushtet që  nuk po fillojën kampionatet, gjendja e  këtyre llojeve sporti, ose  sportet e  topit me dorë, janë në një kaos të vërtetë. Edhe pse këto ditë në faqet e shtypit dhe mediat elektronike  drejtues, trajnerë  dhe lojtarë  janë duke argumentuar dhe kërkuar  për  padrejtësinë që është duke iu bërë, përsëri zgjidhja mungon të vijë. Jo shumë larg,  por  katër ditë më pare,  presidenti F.SH.B.-ës, zoti Avni Ponari,  ka shpërthyer ndaj Ministrisë Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke e quajtur  qëndrimin e saj indifrent ndaj kësaj padrejtësie që ju bëhet sipas tyre se “po shkelin flamurin kombëtar”. Dhe më poshtë argumenton  se:

“Ekipi kombëtar femra, dje, duhej të fillonte grumbullimin, për përgatitje në prag të ndeshjeve më dt.12 dhe 14 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Turqisë dhe Lituanisë. Ekipi kombëtar meshkuj, duhet të grumbullohet sa më parë për përfaqësimin e Shqipërisë më dt.26 dhe 28 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Bjellorusisë dhe Portugalisë. Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare është detyrim i FSHB-së, i përcaktuar sipas Ligjit të Sportit të hartuar nga shteti Shqiptar.” Në  prag të aktiviteteve ndërkombëtare, mbetemi me flamur në gjysmë shtizë. Por po ti shtosh kësaj gjendje dhe mundësinë e moszhvillimit  të sezonit të ri si dhe të ndeshjeve të Ligës Unike, midis  8 skuadrave Shqipëri-Kosovë,  kuptohet qartë se sa gjendja e basketit është në krizë të plotë. E njëta gjë dhe tek volejbolli, që edhe pse argumentat e kësaj loje janë më bindëse, përsëri  fillimi sezonit të ri është në dështim  të tij. Shumë ekipe të kampionatit shqiptar të volejbollit po mendojnë  pjesmarrjen  e tyre në kampionatin e Kosovës ose të gjejnë fusha  në terren të hapur,  si në vitet e shekullit kaluar, për të zhvilluar ndeshjet e tyre.