Moisi Dalipi: “Derbi”  në  Covid -19  dhe dezertimi  Sormanit    

323
Sigal

Të premten  në mbrëmje, në ora 20.45,  në stadiumin “Air –Albania”,  është   zhvilluar  ndeshja  e javës  të 33-të,  të kampionatit të Kategorisë Superiore, e shumëpritura  “Partizani”-“Tirana”. Këto ballafaqime interesante janë emërtuar tashmë  nga të gjithë si  ndeshjet “derbi” të kryeqytetit  tonë. Dhe  ishte ndeshja “derbi” numër 157,  kjo e ditës premte,  midis “Partizanit” dhe “Tiranës” . Por kjo ndeshje  ka pasur  veçoritë e saj  që e paraqesin atë pak ndryshe nga 156 ndeshjet e tjera derbi të zhvilluara deri tani. Kështu, zbatimi i protokollit  të plotë sanitar që ka qenë   i detyrshëm për të dyja skuadrat dhe stafet e tyre, i  jep me të drejtë atij dhe emërtimin “derbi “ në kushtet e Covid -19. Kjo veçori që nuk ka ndodhur më parë, në 73 -vjetët kur kanë lindur  këto lloj ndeshje “derbi” midis “Partizanit” dhe “Tiranës”   ose anasjelltas “Tirana” –“Partizani” , me të drejtë do cilësohet dhe lakohet  ndryshe, duke e etiketuar si  ndeshja “derbi” e Covid-19. Por i tillë duhet vlerësuar thuajse gjysma e këtij kampionati të 81-të të futbollit shqiptar për Kategorinë Superiore, sepse pas një ndërprerje për plot 84 ditë futbolli, iu rikthye fushave për t’u lujtuar dhe interpretuar,  duke iu nënshtruar plotësisht rregullave të forta sanitare. Gjithësesi me këto “rregulla”,  ku stadiumet nuk kanë tifozët,  futbolli shqiptar po shtyhet  drejt përfundimit të këtij kampionati,  edhe pse në mungesë  të plotë të cilësisë. Duke e parë këtë detaj në pozitën e fakteve të këtyre ndeshjeve “derbi” , rezulton se në 157 ndeshjet e zhvilluara  deri tani midis këtyre  dy skuadrave,   ka  ndodhur dhe në një rast  tjetër,  ku  ndeshja  është zhvilluar pa praninë e tifozëve  në  ndeshje në tipit tillë, të quajtuara dhe si “derbi” kryeqytetit . Dhe ka qenë pikërisht  17 Dhjetori 2015,  kur  “Tirana” dhe “Partizani” do të ballafaqoheshin në të famshin stadium  kombëtar “Qemal Stafa” pa praninë e tifozëve tyre,  dhe do mbyllnin atë  ndeshje  në rezultatin  0-0. Por rezultat të barabartë , por me rezultat 1-1,  ka  dhënë dhe kjo ndeshje. Duke iu rikthyer  ndeshjes  të  17 Dhjetorit  2015,  rezulton se ka ndodhur pak a shumë e tillë, pa praninë e tifozëve  për shkak të  ndëshkimit që ka pasur skuadra e “Tiranës” , për sjelljen e dhunshme të tifozëve të saj në ndeshjet e mëparshme të atij sezoni.  Themi kështu, sepse vetëm në këto përballje të futbollit tonë të quajtura  si “derbi” kryeqytetit, që edhe pse ka disa vite që mungon  “Dinamo”,  e  njohur  me  nofkën “nëndetësja”, përsëri   mbetet i admirueshëm dhe tepër emocionues  me lojën, rezultatin,  tifozët e pranishëm dhe garën sportive që prodhon.  Mjafton të sjellim këtu për ilustrim  dy nga tre ndeshjet  “Partrizani” –“Tirana”  e zhvilluara  këtë  kampionat , ato të 13 Dhjetorit  2019, dhe 28 Shkurtit 2020, në këtë stadium “Air-Albania”   që do luhet edhe sot  kjo ndeshje,  ku tifozeritë e dyja skuadrave kanë arritur rekordin e pranisë   tyre  deri  tani në një ndeshje të kampionatit  shqiptar me shifrat  ndoshta të paparshikura  me 22 mijë  dhe 20 mijë tifozë në stadium. Po kësaj  ndeshje të  “derbit “ 157, nuk mungoj fakti që jashtë stadiumit  kryeqyteti edhe për këtë ndeshje,  është ndarë  në dy pjesë dy  pjesë  në bardhë e blu dhe kuq . Tifozët  edhe pse  nuk ishin  përballë njëri tjetërit për t’i dhënë jetë dhe motivim  ndeshjes , përsëri është kostatuar se  veçanërisht  grup –tifozat “Fanatiksat  e  kryeqytetit tonë  Tiranës,  nuk e kanë harruar   “zhurmën” tipike të  tyre  të zhvedosur diku jashtë  stadiumit . Dhe  në fakt kanë të drejtë të  veprojnë  kështu,  sepse skuadra e tyre Tirana  me atë barazim  në shifra 1-1  me atë gol inekstremist  të shqënuar nga Muçi në minutën 92`,  hedhin një hap të mirë të fitimit të titullit kampion  për  herë të 25-të  edhe pse duhen  dhe tre javë  që kampionati të uli siparin e tij . Diferenca me + 4 pikë nga “Kukësi” vendit dytë në klasifikim  e jep pak këtë siguri edhe pse matematika  nuk e lejon të mendohet  çdo gjë e përfunduar që  tani .Por kjo ndeshje  e zhvilluar në kushte të tilla, pa tifozë dhe me rregulla sanitare, duket se për të  dyja ekipet e kishin i “dhurat” nga Covid -19. Dhe meqënëse jemi tek virusi i padëshirushëm  që na ka hapur të gjithëve dhe jo vetëm futbollit  shumë punë, sepse  jo shumë larg,  por dy ditë  përpara kësaj  ndeshje ai  u rikthye si protagonist për të mos lejuar zhvillimin e këtij  “derbi” .   Dhe kanë qenë pesë fubollistë  të “Partizanit”  që kanë rezultuar pozitiv. Boldor, Ferati, Cinari ,Mala,  dhe Koto që  e vendosur të rrezik të plotë zhvillimin e kësaj ndeshje. Por një fakt i tillë ka bërë  që futbollisti shkodran i “Partizanit”, sulmuesi Cinari  të gjithë inatin  dhe mërzitjen që ka  rezultuar pozitiv me Covid -19 e ka  zbrazur në sherrin me grushta  në mesnatën e ditës enjte ndaj futbollistit  rumun  Boldor i ka rezultuar  së bashku më  të  motrën e tij Denisa që jeton në Tiranë, të inferkuarit  që kanë përhapur virusin në skuadër. Por gjithçka nuk përfundon këtu. Një ditë përpara  ndeshjes  trajneri  italian Adolfo  Sormani dhe ndihmësi tij Xhani Maxela nuk kanë dalë në stërvitje me skuadrën. Dhe kur  të gjithë mendonin dhe prisnin zgjidhjet që do jepte për ndeshjen “derbi” Sormani ka dezertuar plotësisht duke u larguar drejtë Italisë së bashku  me stafin e tij, me preteksitin  se Covid -19. Por burime të besuara dje kanë bërë me dije se më shumë  si arsye e këtij largimi është dështimi  këtij trajneri  të provuar  edhe më parë tek “Partizani”. Gjithësesi thamë  “epoka Sormani”  quhet e përfunduar  tek “Partizani” dhe  deri në fund të sezonit skuadrën do ta drejtojë Kalari. Objektivi minimal është mbijetesa në Superiore dhe ai maksimnal pjesmarrja në Evropa-League  Por  ky lloj derzertimi i Sormanit edhe pse I pa shpejguar mirë, të kujton  atë të trajnerit gjemnano-lindor Joakim Klinger, i cili  në vitin 1990 kishte pak ditë që kishte marr  drejtimin e ekipit  kombëtar të Shqipërisë  dhe  30 Maj 1990, në udhëtimin e parë me ekipin jashtë vendit për ndeshjen “Island” –“Shqipëri”, në aeroportin e Londrës  pas ndalimit që ka ka bërë policia  disa  futbollistëve  për  veprimet e tyre  në dyqanet e aeroportit  e ka braktisi skuadrën dhe kthye në atdheun e tij . Ky dezertim i trajnerit Kliger ka qenë  diçka e motivuar nga sjellja e futbollistëv , por kjo që realizoi  i “përkëdheluri” Sormani, ka qenë  e  padëgjuar  më parë. Ndoshta i përqaset pak si veprim  largimi  trajerit Mirasd  Januz nga drejtimi  “Vllaznisë”   një muaj më parë, por  brakistja  e italianit  Sormani, ka qenë “spektakolare”,  sepse e ka kapur në befasi klubin përpara një ndeshje të tillë, ku dhe mungesat  e shumta  nga Covid-19, kërkonin zgjidhjen e tyre.  Gjithësesi,  ndeshja  përfundoi  1-1,  duke  shënuar   barazmin numër  49  midis tyre dhe duke  dhënë këtë bilanc  në  157 ndeshjet  të zhvilluara  deri tani : 42 fitore  janë për bardheblutë e “Tiranës”,  66  fitore janë për  kuqtë e “Partizanit” dhe  48 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Golevarezhi është 177-226  me +49  gola. Por  “Tirana” që është  në rrugën  e  fitimit të titullit kampion  këtë sezon në llogaritë që bën  rezulton se,  në 69 ndeshje,   ka bilanc pozitiv, sepse janë 26 fitore, 20 barazime, dhe 23 humbje me golaverazhin 86-74 . Duhet pranuar në një farë mënyre sepse këtë kampionat  “Tirana”  ka arritur të fitojë dy ndeshje rresht me “Partizanin” , sepse kishte vite që kishte harruar ato. Gjithësesi, me lojë më mirë, por dhe me fatin me vete,  “Tirana” në këtë ndeshje mori atë pikë që i duhej  më shumë.

 

Rezultatet  në 30 sezonet e fundit në ndeshjet  “Partizani”-“Tirana”

Sezoni Ndeshja 1 Ndeshja 2 Ndeshja 3 Ndeshja 4 Ndeshjet
90-91 2-3 0-1 2-1 3
91-92 2-1 3-1 2
92-93 1-2 0-1 2
93-94 0-1 2-1 2
94-95 1-0 1-2 2
95-96 1-2 2-0 2
96-97 1-1 1-0 2
97-98 1-0 0-0 2
98-99 2-2 2-1 2
99-00 0-0 3-0 2
00-01
01-02 0-0 2-0 2
02-03 0-2 3-1 2
03-04 1-3 1-0 1-0 0-0 4
04-05 5-2 3-3 1-0 4-0 4
05-06 1-0 0-1 1-0 2-2 4
06-07 2-0 3-2 1-0 3
07-08 0-0 1-4 1-2 3
08-09 2-1 2-2 2-2 3
09-10
10-11
11-12
12-13
13-14 0-1 1-0 1-1 3
14-15 0-0 0-2 1-2 2-2 4
15-16 0-1 0-0 0-2 2-2 4
16-17 0-0 0-0 1-2 1-2 4
17-18
18-19 0-1 1-2 0-0 1-2 4
19-20 1-2 2-1 5-1 1-1 4
Totali: Golat 86-74 26 fitore 20 barazime 23 humbje 69 ndeshje

 

Rezultatet e ndeshjeve të tjera  të javës të 33-të Kategoria Superiore janë këto:

Partizani 1-1 Tirana

Flamurtari 2-3 Bylis

Laçi 3-1 Luftëtari

Kukësi 3-0 Teuta

Skënderbeu 2-1 Vllaznia

KLASIFIKIMI KATEGORIA SUPERIORE

1. KF Tirana 66 33
  2. Kukësi 62 33
  3. Laçi 55 33
  4. Teuta 53 33
  5. Skënderbeu 51 33
  6. Partizani 49 33
  7. Bylis 47 33
  8. Vllaznia 42 33
  9. Flamurtari 14 33
  10. Luftëtari      14   33