Miqësorja me Gjeorgjinë, De Biazi: Do të bëjë disa eksperimente

485
Pas miqësores historike kundër Kosovës që u fokusua më së shumti në planin festiv, kuqezinjtë do të përballen ditën e nesërme kundër përfaqësues së Gjeorgjisë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 20:00.
Në konnferencën për shtyp tekniku Italian Gianni De Biazi u shpreh se ky takim do të jetë I rëndësishëm për të parë më mirë formën e lojtarëve. De biazi theksoi se kundër gjeorgjianve do të provojë gjëra të reja, në mënyrë që të përcaktojmë disa gjëra të rëndësishme për Europianin.
Ai ripërsërit edhe një herë se fokusi i tij do të jetë po tek të njëjtën lojtarë që bënë të mundur kualifikimin historik të shqipërisë në një kompeticion ndërkomëtar si kampionati europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në France.
Gjithashtu ai shtoi se dyert e Kombëtares do të mbeten të hapura për cilindo futbollistë që do të shpërthejë papritur apo do të ketë një ecuri pozitive në vijimësi.
Pas De Biazi foli edhe kapiteni I kombëtares Lorik Cana I cili deklaroi se pas mbarimit të kampionatit europian do të vendosë për të ardhmen e tij.
Cana tha se disavantazhi i shqipërisë në Francë do të jetë mungesa e eksperienncës.
“Armiku ynë i vetëm në Francë do të jetë eksperienca e paktë e lojtarëve të përfaqësueses në kompeticione të tilla, siç do të jetë Europiani. Por, do të përpiqemi të japim maksimumin, pse jo edhe të surprizojmë, nëse do të na jepet mundësia” përfundoi Cana.
Sigal