Ministri i Sportit, Spadafora: Të enjten vendosim se kur do rinisë Serie A!

324
Sigal

Jo vetëm protokolli për strvitjet kolektive, që u publika sot pasdite nga qeveria italiane, por gjatë një interviste për mikrofonët e “Rai Uno”-s, Ministri i Sportit, Vinccenco Spadafora, ka lajmëruar se të hënën Federata Italiane do të dërgojë në ministri dhe protokollin për zhvillimin e ndeshjeve në kushte sigurie.

“E reja tjetër është se të hënën më datë 25 do të marr protokollin për rifillimin e kampionatit. Sapo ta marr, do ta nis menjëherë drejt Komitet Teknik Shkencor për të bërë të mundur që të enjten, më 28 maj, të kemi një orientim konkret për datën se kur mund të rinisim kampionatin”.