Milani shpërblehet në fund, përballja e titanëve mbyllet në barazim. Ja rezultatet në Ligën e Europës

228
Sigal

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Përballja mes Mançester Junajtid dhe Milanit është mbyllur në barazim 1-1. Ishte një përballje spektakolare ajo në “Old Trafford”, e cila nisi menjëherë me raste. Kuqezinjtë e Pioli i shtangën vendasit, teksa shënuan dy herë brenda 10 minutave, fillimisht me Rafael Leaon dhe më pas me Kesi, por të dy golat u anuluan, i pari për pozicion jashtë loje dhe i dyti për prekje të topit me dorë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Dialo kaloi Junajtidin në avantazh në minutën e 50’, pas një asisti perfekt të Bruno Fernandesh. Pas kësaj kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe krijuan shumë, por goli i barazimit do të vinte në minutën e 92’, kur Kjaer shfrytëzon në maksimum një krosim nga goditja e këndit, për ta dërguar topin në rrjetë. Një rezultat pozitiv ky për Milanin që në ndeshjen e kthimit tashmë ka shumë mundësi për kualifikim. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “San Siro”.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Ajaksi mposhti 3-0 Jan Bojsin, Vijareali triumfoi 0-2 ndaj Dinamo Kievit dhe Rejnxhërsi barazoi 1-1 ndaj Slavia Pragë.

REZULTATET:

Manchester United – Milan  1-1
Diallo 50’/ Kjaer 92′

Ajax – Young Boys 3-0
Klassen 62′, Tadic 82′, Brobei 92′

Dinamo Kiev- Villarreal 0-2
Torres 30′, Albiol 52′

Slavia Prague – Rangers  1-1
Stanciu 7’/ Helander 36′