Milani më keq se Interi, Olimpiakos e ‘flak’ jashtë Europës

476
Sigal

Janë luajtur sot 24 përballjet e fundit të fazës së grupeve, për Ligën e Europës, nga ku kanë dalë edhe 24 skuadrat që do të vazhdojnë më tej.
Eliminim dramatik për Milanin e Xhenaro Gatuzos njësoj si “kushurinjtë” e Interit 2 ditë më parë në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane u mposht me rezultatin 3-1 nga grekët e Olimpiakosit duke u pozicionuar kështu në vendin e tretë pas Betisit dhe Olimpiakosit. Ky ishte padyshim surpriza më e madhe e mbrëmjes.

Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet dhe autorët e golave të 24 sfidave të sotme, që përmbyllën grupet e Ligës së Europër:

REZULTATET:  

AEK Larnaka – Leverkusen 1-5

Katala 26′ / Kohr 28′, 68′, Alario 41′, Paulinjo 78′  

Arsenal – Karabak   1-0

Lakazet 17′

Selltik – Salcburg 0-2

Dabur 67′, Gulbrandsen 78′

Din. Zagreb – Anderleht  0-0

Dudelanzh – Betis 0-0

Kopenhagen – Bordo 0-1

Ludogorets – Zyrih 1-1

Svierzok 45+1′ / Odei 21′ 

Olimpiakos – Milan  3-1

Sise 60′, Zapata 70′ (ag), Fortunis  81′ / Zapata 72′

Lajpcig – Rozenborg 1-0

Slavia Pragë – Zenit 2-0

Zmrhal 32′, Stoç 41′

Sporting – Vorskla  3-0

Montero 17′, Luis 35′ 

Autogoli i Ardin Dallkut 44′: 

Trnava – Fenerbaçe 1-0

Yilmaz 41′ 

Akhisarsport-Standard Liezh 0-0

Beshiktash-Malmo 0-1

Antonson 51′ 

Dinamo Kiev-Jablonec 0-1

Dolezal 10′

Genk-Sarpsborg 4-0

Gano 3′, Pantsil 5′, Berzh 64′, Aido 67′

Lacio-Entrakt Frankfurt 1-2

Korrea 56′ / Gacinoviç 65, Haller 71′

Marsejë-Apollon Limasol 1-3

Tovo 10′ / Maljika 7′ 30′, Stilianu 56′

PAOK-BATE 1-3

Prijovic 59′ / Skavysh 18′, Sinjevish 42′, 45+1′

MOL Vidi-Çelsi 2-2

Ampadu (ag) 32′, Nego 56′  / Uillian 30′, Zhirud 75′ 

Rapid Vjenë-Rejxhërs 1-0

Ljubiçiç 84′

Rene-Astana 2-0

Sarr 66′, 73′

Sevija-Krasnodar 3-0

Ben Jeder 6′ 11′, Banega (p) 59′

Vijareal-Spartak Moskë 2-0

Cukueze 11′, Ekambi 48′