Milani gjen pasardhësin e Ibras në La Liga

346
Sigal

Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi mund të largohet në fund të këtij sezoni. Suedezi nuk i ka fshehur pakënaqësitë e tij ndaj projektit të Gazidis dhe kjo e bën shumë të vështirë të imagjinohet që ai të qëndrojë me kuqezinjtë për një sezon tjetër. Së fundmi në listën e kuqezinjve qarkullon emri i yllit të Real Sociedad, Alexander Isak. 20-vjeçari ka shumë ngjashmëri me Ibrahimovic dhe në këtë sezon ka realizuar 7 gola në 32 ndeshje. Milan ka bërë gati një ofertë të veçantë: huazim 2-vjeçar me detyrimin për ta blerë për 25 milionë euro, plus bonuse të mundshme për arritjen e objektivave personalë dhe të skuadrës. Spanjollët mund të detyrohen ta pranojnë nga dëshira e lojtarit për të ndjekur gjurmët e Zlatan Ibrahimovic.