Milani fiton ndaj Fiorentinës, “marshon” drejt titullit kampion në Serie A

133
Sigal

Milani vuan por fiton ndaj Fiorentinës në San Siro duke vazhduar rrugën drejt titullit kampion.

Ka mjaftuar një gol i Leao 10 minuta nga fundit që kuqezinjtë të arkëtojnë 3 pikë mjaft të vlefshme.

Kur duhen edhe 3 javë nga fundi, Milani udhëheq kreun me 77 pikë, 5 më shumë se Interi që luan sot në transfertë ndaj Udineses.