Milan-Rangnick, rrëfehet tekniku gjerman

78

Milan-Ralf Rangnick ishte një nga negociatat më të diskutuara periudhën e fundit, por rendimenti i kuqezinjve post Covid-19 ndryshojë planet duke sjellë rinovimin e kontratës të Stefano Piolit. Në një intervistë për Süddeutsche Zeitung, tekniku gjerman shpjegon arsyet që sollën mos konfirmimin e tij në krye të Milan: “Kur rifilloj kampionati Milan bëri shumë mirë, me 9 fitore dhe 3 barazime, nuk do të ishte e drejtë të shkoja atje. Nuk ka rëndësi se në çfarë mënyrë e sheh këtë, por si për mua ashtu edhe për klubin nuk ishte e logjikshme. Nëse do të vihesha në vendin e milanistëve nuk do ta kuptoja pse klubi duhet të ndryshonte trajner pas një periudhe kaq pozitive”, u shpreh Ralf Rangnick.

Pioli

Ky vendim i teknikut gjerman, apo dhe i drejtuesve të klubit, ishte përfundimi më logjik. Do të ishte e pamundur për çdo trajner të ndryshonte atë që po bënte Pioli, ekipi kishte gjetur formulën e duhur, modulin e duhur, shpirtin e duhur për të rikthyer Milan në një ekip argëtues dhe të fitues.