Sigal

AC Milan ka takuar në mënyrë zyrtare dhe publike menaxherin e Gonzalo Higuain, sulmuesi argjentinas që gjithashtu kërkohet nga Chelsea.

“El Pipita” ka vendosur të largohet nga Juventus, pasi bardhezinjtë shpenzuan 100 milionë euro për të marrë Cristiano Ronaldo dhe me shumë gjasa ai do të përfundojë në stol.

“Sky Italia” raporton se kuqezinjtë kanë pasur kontaktin e parë me vëllain që është njëkohësisht menaxheri i Higuain, për të kuptuar se cilat janë kërkesat financiare të ish-sulmuesit të Real Madrid dhe Napoli.

Më 21 korrik do të bëhet mbledhja e asamblesë së klubit të Milan dhe atje do të merret vendimi përfundimtar për Higuain, që kushton rreth 50 milionë euro. Më parë, drejtuesit e Milan mësuan se cilat janë kërkesat e futbollistit që ka vendosur të largohet nga Juventus.

Krahas Milan, edhe Chelsea është interesuar për Higuain, bazuar te se londinezët do të drejtohen nga Maurizio Sarri, trajneri që ka punuar me Higuain edhe te Napoli, ku ai u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A.