Messi kujton Maradonën në 2-vjetorin e vdekjes, në Argjentinë presin shumë nga kapiteni i tyre

99
Sigal

Argjentina e ka nisur keq Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku është befasuar në ndeshjen e parë nga Arabuia Saudite 1-2.

Përkundër që janë ndër favoritët kryesorë, argjentinasit tani e kanë shumë të vështirë për të kaluar grupin dhe për ta bërë një gjë të tillë i duhen dy fitore në dy sfidat e ardhshme ndaj Meksikës dhe Polonisë.

Por kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë para përballjes me Meksikën, Lionel Messi ka publikuar një foto në ‘Insta Story’.

Kapiteni i Argjentinës ka vendosur një foto të vjetër të Diego Maradonës në storjen e tij, duke e kujtuar atë në dy vjetorin e vdekjes. Gjithsesi në Argjentinë mediat kanë kërkuar nga Messi që t’i dhurojë përfaqësueses një fitore në nder të legjendës Diego Armando Maradona.

Kjo është hera e parë që mbahet një Kupë e Botës dhe Maradona nuk është në stadium për ta përkrahur Kombëtaren argejntinase.

Kujtojmë se Maradona ishte më meritori që Argjentina kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1986.

Tani mbetet të shihet nesër mbrëma nëse Messi do t’i bëj argjentinasit ta kujtojnë Maradonan e botëroreve, pasi gjithë sytë e popullit argjentinas janë te ylli i PSG-së.