Messi fitoi Topin e 7-të të Artë, zbulohet sa pikë i dha Shqipëria

243
Sigal

Mbrëmjen e kaluar Lionel Messi fitoi Topin e 7 të Artë, çmim i dhënë nga France Football. Për përzgjedhjen e fituesit 180 gazetarë nga e gjithë bota votojnë 5 futbollistë me 1,2,3,4 dhe 6 pikë. I përzgjedhur për të votuar për Shqipërinë në këtë ceremoni ishte gazetari Besnik Dizdari, i cili ka votuar me pikë maksimale mesfushorin italian të Chelsea, Jorginho. Ndërsa ka votuar me 4 pikë Messin, 3 Lewandowskin, 2 Bonuccin dhe 1 Pedrin.

Përvec lojtarit më të mirë, është votuar po ashtu edhe për portierin më të mirë ku Dizdari ka votuar italianin Donnarumma me 3 pikë, Martinez (2) dhe Mendy (1).

Pikët për Topin e Artë:

1-Jorginho (6)
2- Lionel Messi (4)
3- Robert Lewandowski (3)
4- Leonardo Bonucci (2)
5- Pedri (1)
Pikët për portierin:

1-Gigi Donnarumma (3)
2-Emiliano Martinez (2)
3-Edourd Mendy (1)