Mesfushori shqiptaro-amerikan Dilaver Duka, i konfirmuar si mesfushor i Partizanit. Kukësi më aktivi, Kastrioti vetëm largime. Luftëtari në agoni

668
Sigal

Partizani, merkato me “silenciator”, një “amerikan” për mesfushën e Gegës. Teuta “mbretëron” në kualitetin e merkatos, Gramshi aspirant serioz për kategorinë I

Merkatoja sapo ka nisur siparin e saj dhe të gjitha klubet janë futur në garë duke synuar afrimet, por edhe largimet e duhura. Në avangardë të këtij procesi është ekipi kukësian i cili e nisi këtë proces ende kur nuk ishin hapur “portat” e merkatos. Verilindorët e “rrëmbyen” Rrocën me një parakontratë xhentëllmenësh ende kur nuk ishte mbyllur viti. Teuta i ka surprizuar të gjithë duke rrëmbyer Erlis Frashërin nga Kamza dhe duke ndërprerë bashkëpunimin me Bojan Gjorgievskin. Surpriza më e bukur është sulmuesi Vasil Shkurtaj, aty ku durrsakët janë futur në një “pazar skiç” kundër verilindorëve. Partizani duket i distancuar nga këto ankandet e hapura të merkatos dhe po punon si në verë, me silenciator dhe pa bujë. Në fakt, drejtuesit janë vazhdimisht në kërkim të elementeve të duhur dhe duket se nuk duan të gabojnë. Burime të ndryshme pranë klubit të “demave” bëjnë me dije se po përgatiten dy goditje të shpejta.

Fjala është për një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor. Të kuqtë duan të shkojnë të kompletuar në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Antalia. Kryeqytetasit do të zyrtarizojnë emrat e rinj shumë shpejt, ndërsa mbeten në merkato dhe për afrimin e një sulmuesi që mund të bëjë diferencën. I vetmi që është konfirmuar deri tani është mesfushori Dilaver Duka, një pëlqim i trajnerit Skënder Gega. Për të plotësuar ekipin drejtuesit e Partizanit i hedhin sytë larg në SHBA. “Të Kuqtë” kërkojnë mesfushorin e majtë që Dilaver Duka. 28-vjeçari aktivizohet në kategorinë e katërt të futbollit amerikan me Motown. Duka ka qenë një ndër kandidatët për të qenë pjesë përfaqësueses së Shqipërisë në kohën kur drejtohej nga Giani De Biasi. Trajneri Gega ka njohje me futbollistin shqiptar për shkak të eksperiencës si trajner në SHBA. Mundësitë që Duka të mbërrijë në Shqipëri janë shtuar pasi palët kanë arritur një pikë konsensusi.

Pjesa e parë e sezonit është mbyllur dhe skuadrat e Superiores kanë nisur lëvizjet e para në merkato. Momentalisht ka më së shumti largime dhe Kastrioti është klubi rekordmen me nëntë lojtarë që e kanë mbyllur aventurën e tyre pas gjysmës së parë të sezonit. Në hyrje Kukësi, Teuta e Kamza janë skuadrat që kanë lëvizur deri më tani. Deri në periudhën e deritanishme po ju sjell më poshtë lëvizjet e deritanishme të bëra nga klubet e Superiores.

LËVIZJET E MERKATOS SË JANARIT

PARTIZANI
Afrime: – Largime: Alma Abo Uakili, Renato Gojkoviç;

KUKËSI
Afrime: Eduart Rroca (Luftëtari), Kristi Joti (Tomori – rikthim nga huazimi); Largime: Dino Shpehar; Vangjel Zguro;

TEUTA
Afrime: Erlis Frashëri (Kamza) ; Largime: Bojan Gjorgievksi;

LAÇI
Afrime: – ; Largime: Andi Hadroj, Xhevahir Sukaj, Marjan Altiparmakovski

SKËNDERBEU
Afrime: – ; Largime: –

FLAMURTARI
Afrime: -; Largime: –

LUFTËTARI 
Afrime: – ; Largime: Eduart Rroca (Kukësi), Lejdi Liçaj

TIRANA
Afrime: – ; Largime: –

KAMZA
Afrime: David Izazola Ramirez (Atlante); Largime: Erlis Frashëri (Teuta)

KASTRIOTI
Afrime: – ; Largime: Aleksandros Rahim, Pablo Gajego, Mba Duval, Preston Tabertetaka, Enou Nkembe, Klajdi Kuka, Xhynejt Çutra, Vilson Lila, Sokol Mziu

Vasil Shkurtaj emri më i përfolur i merkatos dimërore. Ofertat ndaj tij kanë ardhur jo vetëm nga Superiorët Shqiptarë, por edhe nga klube të huaja. Shumë klube të Superligës janë vënë në kërkim të tij për ta afruar në ekip. Edhe pse presidenti Safet Gjici, i cili konfirmoi lajmin se Shkurtaj do të ishte pjesë e Kukësit pasi kishin gjetur akordin me Luftëtarin, kjo për arsye se sulmuesi nuk është akoma i bindur për të ardhmen e tij mbetet vetëm një aspiratë për kukësianët. Pas Partizanit tashmë edhe Teuta është futur në garë për lojtarin gjirokastrit dhe kërkon të afrojnë në skuadër lojtarin duke i ofruar atij një kontratë rreth 70 mijë euro deri në fund të sezonit si dhe të njëjtën shumë klubit të Luftëtarit. Këto ditë durrsakët kanë pasur një takim mes palëve dhe nuk përjashtohet mundësia që Teuta të mund konkurrencën e Kukësit ashtu si bëri ndaj Partizani për mbrojtësin Frashëri. Në Durrës po mendojnë për të afruar lojtar cilësor që mund të konkurrojnë për titull dhe me Shkurtaj në majën e sulmit Teuta do të ishte një skuadër pretendente. Me afrimin e mbrojtësit Elis Frashëri, po pse jo të Arapit si dhe me Shkurtajn Teuta bëhet një nga ekipet më të frikshme të Superiores së “mbetur”

  • Fk Gramshi, nënkampioni që synon trofeun

Latifi: Do t’i falja të gjitha veç FK Gramshi në kategorinë I

Ekipi i Gramshit i renditur në vendin e dytë të fazës së parë është më pranë se kurrë drejt suksesit aq shumë të dëshiruar. Me paraqitjen e tyre futbollistët e saj i kanë tejkaluar të gjitha parashikimet duke justifikuar mbështetjen e Bashkisë Gramsh dhe të presidentit të saj të apasionuar z. Kujtim Baholli. Pas mbylljes së fazës së parë, ekipi renditet në vendin e dytë ne grupin A. Nën drejtimin e trajnerit Anxhelo Sula ata kanë ditur që të ngjiten gradualisht në vendin e dytë duke qenë vetëm një pikë larg Tërbunit që e udhëheq këtë garë, por duke pasur parasysh paraqitjen, lojërat si dhe kalendarin e fazës së dytë, futbollistët gramshak premtojnë që shumë shpejtë do jenë ata kryesuesit e këtij grupi. Me futbollistë të talentuar si p.sh., me kapitenin Ledio Koçi, portierin e talentuar 21-vjeçarin elbasanas Argjent Hasfatija, golashënuesin më të mirë të saj që deri tani ka shënuar 7 gola Fation Latifi, perspektiva të çon vetëm në krye.

Fatjon Latifi, lideri dhe golashënuesi më i mirë i ekipit në një prononcim enkas për “Telegraf” Tomorrit”do të shprehej“Normalisht që Gramshi i ka të gjitha mundësit për të dal ne kategorinë e pare sepse janë të gjithë te talentuar kanë kohe qe luajnë bash, 90% e ekipit përbëhet nga çuna vendalinj dhe me pak mbështetje nga ana e Bashkisë Gramsh besoj se do t’ia arrijmë objektivit, që të ngjitemi në kategorinë e parë atje ku e ka vendin aq më tepër me mbështetjen e madhe që na ka dhënë presidenti i ekipit Kujtim Baholli, i cili na motivon me premiot, pothuaj në në çdo ndeshje. Rivali kryesor mendoj se është Librazhdi sepse ka infrastrukturë të shkëlqyer por edhe një trajner të mrekullueshëm. Për sa i përket golave kam filluar të luaj mbrapa sulmueseve dhe ka pas shumë rezultat, ndoshta fazën e dytë mund të kaloj sulmues i mirëfilltë dhe po punoj fort, shpresoj të dal golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë, por do t’i falja të gjitha golat veç Fk Gramshi të kalojë në kategorinë e parë”