Merkato e janarit, Inter prezanton goditjen “low cost”

541
Sigal

Tashmë është zyrtare! Beppe Marotta firmos me Interin. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka marrë zyrtarisht frenat te zikaltërit, teksa është emëruar si Drejtor Ekzekutiv Sportiv te Milanezët. Konfirmimi ka ardhur nga klubi italian në faqen zyrtare në internet.

“FC Internazionale Milano sot njofton emërimin e Giuseppe Marotta si Kryeshef Ekzekutiv Sportiv. Ekzekutivi me eksperiencë fillon menjëherë rolin e tij dhe do të jetë përgjegjës për të gjithë fushën sportive të klubit.

“FC Internazionale Milano do të miratojë një model bashkë-CEO, në të cilin Marotta do të punojë së bashku me Alessandro Antonellon, i cili bëhet Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës i ngarkuar me të gjitha aktivitetet e korporatave. Të dy drejtorët ekzekutivë do t’i raportojnë te presidenti i Interit, Steven Zhang”.-thuhet në deklaratën zikaltër lëshuar për mediat.

Presidenti, djali i pronarit Jindong Zhang, gjithashtu komentoi emërimet.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm për klubin në përputhje me objektivin tonë për t’u bërë një klub futbolli fitues dhe një kompani e suksesshme. Si Inter, duam të fitojmë, argëtojmë, frymëzojmë dhe lidhim njerëzit përmes futbollit. Beppe është një nga drejtuesit më të mirë në industrinë e futbollit dhe do të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona.-deklaroi Zhang.

Marotta u largua nga Juventusi pas një ecurie fantastike të bardhezinjve, të cilët nën drejtimin e tij “pushtuan” futbollit italian dhe jo vetëm.